• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Halimi zbërthen vendimin: Pse Gjykata e Strasburgut rrëzoi KPA-në

19:59 : 04/10/2022
në AKTUALITET

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, aktualisht avokat, ka analizuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut që rrëzoi vendimin e KPA për shkarkimin e ish-prokurorit Besnik Cani.

Halimi tha se Strasburgu i dha të drejtë klientit të tij, pasi gjeti një mori shkeljesh nga Komisioni i Vettingut.

“Ky vendim është një leksion për komisionet e Vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët se si procesi duhet të ecë në vijim, se si këto gabime që u bënë me Besnik Canin të mos bëhen më për raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në prag të votimit, një proces që duhet të ecë shpejt dhe të përfundojë brenda të gjitha rregullave të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ku ne aderojmë“, u shpreh Halimi.

Por ç’do të thotë ky vendim? 

Eduard Halimi shpjegon se vendimi është deklarativ ku konstatohen shkeljet, por është përgjegjësi e autoriteteve që të përcaktojë formulën e zbatimit të tij.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Gjykata e Strasburgut ka parë të arsyeshme kërkesën e prokurorit Cani për përjashtimin nga trupa gjykuese të anëtarëve Luan Daci dhe Ardian Hajdari, për konflikt interesi.

Ky vendim, sipas Halimit, i jep të drejtë ish-prokurorit Besnik Cani që të kërkojë edhe dëmshpërblim.

 

Eduard Halimi: Është një vendim që u përzgjodh si çështje lider. Gjykata e Strasburgut, në vendimin e saj duke analizuar në pikën 39, thotë se vendimi jonë është deklarativ, pra vendimi për shkarkimin e Canit ka qenë një vendim në shkleje të rëndë të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe i takon autoriteteve shqiptare që ashtu siç edhe për 6 vendime të tjera që kanë dhënë në rastin e Serbisë, Polonisë, Islandës, i përket autoriteteve shqiptare që të përcaktojnë modalitetet e zbatimit. Lidhur me dëmshpërblimet, thotë vendimi i Gjykatës së Strasburgut në paragrafin 148, subjekti mund t’i drejtohet për ta rihapur këtë çështje. Por ata ia lënë autoriteve shqiptare për të vendosur për procedurat e mëtejshme. Sa kohë prokurori Besnik Cani ka kaluar shkallën e parë në KPK dhe vendimi i Apelit del si një vendim në kundërshtim të hapur me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për mua Besnik Cani është prokuror.

Ka qenë një proces i gjatë, ne s’e kemi ndarë me mediat, ka qenë një diskutim dhe debat i gjatë me pyetje-përgjigje ndaj gjykatës dhe palëve. Shkelja thelbësore e nenit 61 ka qenë pikërisht me përkesat që ne kemi bërë para fillimit të procesit për përjashtimin nga trupi gjykues të zotit Daci dhe zotit Hajdari, për shkak se kishte konflikt interesi mes klientit tim dhe dy anëtarëve të panelit. Mjetet juridike janë shteruar dhe zotit Cani nuk i është dhënë një përgjigje. Gjykata e ka gjetur si një shkelje të rëndë si mos dhënien e përgjigjes, si rastin e pranisë së tyre në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave si një gjykatë jo e formuar sipas ligjit pasi Gjykata ka krijuar bindjen se mbi argumentet e paraqitura nga ne prej 1 viti, se emërimi i tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin e brendshëm si formohet KPA, pra një trupë gjyqësore.

A do të afektohet kjo edhe për rastet e tjera? Kjo do të shihet nga Gjykata nëse edhe avokatët e tjerë, apo edhe aplikantët e tjerë kanë ndjekur këto mjete ligjore që ka ndjekur zoti Cani. Gjykata e Strasburgut nuk jep vendime për themelin nëse një gjyqtar duhet të rrijë apo të ikë,m por jep vendime me karakter deklerativ.

 

Etiketa: besnik caniEduart HalimikpashkarkimStrasburgu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet

13:15 : 15/10/2025
Para

HARTA/ Ukraina rimerr Khersonin dhe Kharkivin, si po bie ushtria pushtuese e Putin

TË GJITHA

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com