• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi vodhën bukën e jetimëve, vartësit e Ogertës gënjejnë publikisht

22:30 : 29/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

“Boldnews.al” raportoi i pari për gjetjet tronditëse të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit jetimëve në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë u jepet ushqim shumë më pak se norma e nevojshme ditore.

Pas këtij publikimi, i cili u pasua me raportimet e mediave të tjera, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), struktura përgjegjëse për mbarëvajtjen e Shtëpisë së Fëmijës.

Në një “sqarim” të sforcuar, struktura në varësi të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paraqitur një seri të dhënash, të cilat duken gënjeshtra të trasha përballë gjetjeve zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Boldnews.al” po vendos përballë njëra-tjetër justifikimet e Shërbimit Social Shtetëror dhe gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me titull “Mbi përputhshmërinë dhe auditin financiar të Shtëpisë së Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’”, publikuar në mes të kësaj jave.

Lexo edhe:

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

  1. Cënimi i sasisë

Shërbimi Social Shtetëror

“Shërbimi Social Shtetëror, siguron se fëmijëve dhe të gjithë përfituesve të institucioneve të përkujdesit shoqëror nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara”.

KLSH

“Vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

  1. Kuotat ushqimore

Shërbimi Social Shtetëror

“Shërbimi Social Shtetëror sqaron opinionin publik se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë pjesë e Udhëzimit nr. 689, datë 02/10/2018. Në përputhje me këtë udhëzim, kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave”.

KLSH

“Procedurat me objekt “Blerje ushqimesh për fëmijë” duke miratuar, jo në mënyrë të saktë përllogaritjen e fondit limit dhe si rrjedhim, janë shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore…duke cenuar detyrimin bazë të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, mbi përkujdesjen, respektin dhe përkushtimin ndaj fëmijëve, në kundërshtim me… Udhëzimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”.

  1. Llogaritja e kuotave të ushqimit

Shërbimi Social Shtetëror

“Kuota individuale e përllogaritur me numrin e përgjithshëm të fëmijëve përcakton fondin limit për ushqimet, procedura e prokurimit të tyre realizohet nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara”.

KLSH

“U konstatua se, si pasojë e mos realizimit në kohë të këtyre procedurave nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP), pranë Ministrisë së Brendshme, procedurat e realizuara (për periudhën 2019-2020-2021) dhe jo të monitoruara nga Shërbimi Social Shtetëror, evidentuan se Shtëpia e Fëmijës ka mungesa të theksuara të burimeve njerëzore, të cilët kryejnë detyra në procedurat e prokurimit dhe monitorimit, duke paraqitur konfuzitet mbi segmentet e caktuara të procesit të prokurimit…”

  1. Kushtet e kontratës

Shërbimi Social Shtetëror

“Marrëveshja Kuadër e lidhur për furnizimin me ushqime ka një kohëzgjatje 2 vjeçare (2020-2022). Çdo produkt ushqimor, në përputhje me Marrëveshjen Kuadër dhe kontratat e lidhura me operatorët ekonomikë, blihet sipas kushteve të kontratës me një çmim të pandryshueshëm, duke mos cënuar sasinë dhe cilësinë e ushqimit ditor për fëmijët”.

KLSH

“Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018, ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet ushqimore bazë, si pasoje e situatës së Covid-19 dhe situatave globale”.

  1. Kontrolli i cilësisë së ushqimeve

Shërbimi Social Shtetëror

“Lidhur me procedurat që ndiqen, institucioni në momentin që merr në dorëzim produktet ushqimore kontrollon përputhshmërinë me specifikimet teknike për sasinë dhe cilësinë e mallrave. Për produktet ushqimore sipas specifikave të tyre, kontrollohen kushtet e ruajtjes, si afati i skadencës dhe për produktet shtazore kontrollohet çertifikata e cilësisë së produkteve nga AKU sipas procedurave të përcaktuara”.

KLSH

“Rezultoi se, certifikatat shëndetësore veterinare, lëshuar nga institucionet përkatëse, ose raport analizat e kryera nga AKU, janë paraqitur nga persona fizikë ose operatorë ekonomikë të tjerë, të ndryshëm nga ata që kanë qenë pjesë e procedurës tenderuese. Personat fizikë nuk figurojnë në listë pagesat e OE-së fituese, duke krijuar një situatë të paqartë se mbi ç’ bazë Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë Tiranë “Zyber Hallulli” ka lejuar përfshirjen në zbatimin e kontratës…”.

  1. Grupi i Menusë ushqimore

Shërbimi Social Shtetëror

“Menuja ushqimore hartohet një herë në javë nga ekipi shumë-disiplinor, i cili ngrihet çdo fillim viti me Urdhër të Titullarit të institucionit. Ekipi përbëhet nga mjek, përgjegjës I sektorit social dhe edukatori. Menuja pasqyrohet në mjedisin e kuzhinës dhe firmoset nga ekipi shumë-disiplinor”.

KLSH

“Në hartimin e menusë nuk merr pjesë ekipi multidisiplinar, veprim në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”

Në përfundim të “sqarimit”, Shërbimi Social Shtetëror “siguron të gjithë përfituesit në institucionet tona të përkujdesit social dhe të gjithë qytetarët se jemi të angazhuar për të ofruar shërbime sociale me standarde në të mirë të fëmijëve”.

Por, në rast se siguria që ofrojnë vartësit e Manastirliut është në të njëjtin nivel me “sqarimet” që ka dhënë publikisht pas gjetjeve skandaloze nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, atëherë situata është shumë, por jashtëzakonisht shumë e vështirë për fëmijët pa prindër që po rriten dhe ushqehen pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Etiketa: jetimoreklshministria e shendetesiseOgerta ManastirliuZyber Hallulli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

17:54 : 16/04/2025
AKTUALITET

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

08:32 : 14/04/2025
Para

Cristiano Ronaldo i kritikuar nga portugezët, motra i cilëson “mjeranë”

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com