• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia – Loja e Ramës me BE/ Dje i kërcënoi, sot i ftoi në takim, pastaj i injoroi

13:09 : 29/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Sot hedh një kërcënim, duke i cilësuar shqetësimet reale të tyre përalla dhe u them shqiptarëve se unë jam me ju dhe dua që paratë tuaja të legalizohen dhe qarkullojnë normalisht në ekonomi.

Nesër i lajmëroj pa gdhirë mirë dita se do t’i pres në takim dhe do t’i dëgjoj shqetësimet dhe argumentet e tyre për të arritur në një të mesme të artë ose anulim të projektligjit.

Por çuditërisht në orën 10:00 zgjohem me tjetër mendje dhe u dërgoj besnikun e bindur Taulant Balla dhe Delinda Ibrahimin për të bërë qokën.

Kjo është loja që kryeministri Edi Rama ka bërë me përfaqësuesit e BE të stacionuar në Tiranë në 36 orët e fundit.

Këta të fundit me bindjen se do të kishin një diskutim konstruktiv iu drejtuan  “Vilës 30”, por shefi i qeverisë ishte duke firmosur live në Facebook kontratën për satelitet “Albania 1” dhe “Albania 2”, që do t’u kushtojnë shqiptarëve 6 milionë euro.

Lexo edhe:

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

Por si nisi loja?

Në të vërtetë përplasja e qeverisë shqiptare me ambasadorët e deleguar në Tiranë përsa i përket projektligjit për “Aministinë Fiskale” ka nisur prej më shumë se 3 muajsh, kur Rama e hodhi si ide legalizimin e pasurive me vlerë deri në 2 milionë euro, me shtetin që do të përfitojë 5 deri në 7% taksë.

Debati shkoi deri aty sa Komisioni Europian hyri në “lojë” duke ia bërë të qartë Ramës se ky plan minon besimin te legjislacioni shqiptar dhe do të jetë pengesë në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Duke marrë parasysh ndikimin e gjerë të këtij legjislacioni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektligj nuk është e justifikuar. Për më tepër, ligji i propozuar i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive  që do të legjitimohen dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim. Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gurë të çmuar”, thuhej ndër të tjera në raportin e KE, ku kërkohej tërheqja e qeverisë nga ky projektligj.

Rasti i dytë kur BE i tregoi kreut të qeverisë “dhëmbët” ishte kur  Ambasadorja e Francës Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf u larguan nga takimi i organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale, në momentin që nisi të flasë Rama.

Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma, por sapo Rama iu afrua podiumit ambasadorja franceze i bëri një shenjë atij gjerman për të iku (sikur e kishin bërë me fjalë më herë), ndërsa regjia e ERTV nuk mundi ta shmangë skenën në transmetim live.

Shija e hidhur që i la përgjigjia e ambasadorëve për Amnistinë Fiskale, bëri që Rama të shpërthejë kundër BE, madje duke thënë që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

“Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vende armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respektin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj”, deklaroi asokohe Rama.

Por, Rama duket se po e përdor amnistinë si asi nën mëngë për të luajtur me nervat e BE-së, ashtu siç bën edhe me provokimet për shtrirje të gjerë të influencës ruse dhe turke në Shqipëri.

Edhe pse miratimi i projektligjit për Aministinë u “sfumua” për më shumë se një muaj, pas shtyrjes së votimit të tij në seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar 2021-2022, Rama e riktheu sërish si “kal beteje” ditën e djeshme.

I ndodhur në qendër të skandaleve dhe përballë mobilimit të opozitës për protesta dhe greva masive, deliri i kryeministrit për t’iu treguar të gjithëve se mund të bëjë çfarë të dojë është duke dalë në pah.

Edhe pse i bindur se “armik” mund të bëhet me ndërkombëtarët, ai iu drejtua gazetarëve i nervozuar, me këto fjali: “Kush janë ata që na thonë ne se Shqipëria s’mund ta bëjë këtë, se thonë se shqiptarët janë kriminelë? Po ju me kë jeni me shqiptarët, apo me përrallat, se nuk e kuptoj? Hallin e kujt qani se nuk e kuptova? Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve dhe këto nëse janë në hava”.

Më tej Rama me bindje të plotë tha se “amnistia fiskale do të bëhet, sepse e kërkojnë shumica e shqiptarëve”, madje duke kërkuar nga gazetarët, mediat dhe opozita që të tregojnë me shumë respekt për “paranë e zezë” të shqiptarëve.

Dhe për të treguar edhe një herë se në betejën me ndërkombëtarët për këtë nismë të ideuar prej tij, që pritet të bëjë të ligjshme miliona euro para të ardhura nga krimi i organizuar, nuk ka ndërmend ta humbasë Rama kërkoi që askush të mos qajë hallin se “mërzitet BE-ja apo SHBA-të”.

“Sa i përket parasë së zezë, të jemi të qartë se bëhet fjalë për para të kursyera nga puna në të zezë, jo para të zeza. Pak më shumë respekt kur flisni për ‘paranë e zezë’ të emigrantëve. Është një ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer paratë, ça keni ju më këtë? Pse nuk jeni ju mbetës të kësaj? Nuk e kuptoj se këtë ligj e kërkojnë 60% e shqiptarëve dhe emigrantët dhe ju qani hallin sa do mërzitet BE dhe SHBA? Ca halli qani , ata i kanë punët në rregull, ne duet t’i bëjmë punët në rregull si ata dhe natyrisht duke bashkëpunuar me ta”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ndërkohë, kërcënimet e lëshuara hapur nga kryeministri dhe injorimi i paradites së sotme, duket se nuk janë kapërdirë lehtë nga delegacioni i BE, që ka reaguar me një deklaratë menjëherë pasi konsumuan kafen me Ballën dhe Ibrahimin.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, tha Delegacioni i BE-së në Shqipëri duke ia bërë të qartë kryeministrit se me kërcënime s’do ta ketë aspak të lehtë t’i shkojë deri në fund lojës që ka nisur.

Etiketa: ambasadoretamnistia fisakleEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat gjermane: Rama, një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia, suksese vetëm në letër

11:29 : 12/05/2025
Para

Armina Mevlani e përlotur: Më preku fjalimi i Doktor Berishës në dasmë

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com