• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AKU: Produktet “Wudy” në tregun shqiptar janë të sigurta dhe të çertifikuara

12:27 : 29/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Dedja, deklaron se produktet “Wudy” që kanë hyrë në Shqipëri janë të sigurta, të certifikuara dhe nuk janë të prekur nga virusi “Listeria”.

Një javë pasi AKU njoftoi se kishte marrë informacion nga “Sistemi i Menjëhershëm i Raportimit” i Bashkimit Europian se në disa lote të produktit “Wudy” është raportuar prezenca e ngarkesës virale, drejtoresha e këtij institucioni deklaron se “Lotet që kanë rezultuar problematike, nuk janë lote që kanë hyrë në Shqipëri”.

Pak ditë më parë, kompania italiane “Aia”, e cila prodhon ndër të tjera edhe “Wudy”, raportoi në strukturat përkatëse të Bashkimit Europian se disa prej produkteve të saj janë kompromentuar, për shkak të anomalive në një prej impianteve të saj të pasterizimit.

Ky njoftim i shoqërisë “AIA” iu shpërnda menjëherë 32 vendeve që importojnë produktet “Ëudy”, përfshirë shtete të Bashkimit Europian apo edhe të tjerë, ku hyn edhe Shqipëria.

Kompania mëmë njoftoi gjithashtu se ka nisur tërheqjen nga tregu të disa lotëve të produktit “Wudy”, për të kryer ri-verifikimet dhe për të ri-hedhur në treg.

Lexo edhe:

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Një masë e tillë është marrë edhe nga autoritetet shqiptarë, siç deklaron shefja e AKU-së, Jeta Dedja.

Ajo sqaron se njoftimi nga struktura e Bashkimit Europian ka qenë vetëm për disa lote, por jo për të gjithë produktet “Wudy”.

Dedja shton se “fakti që AKU njofton tërheqjen e disa lotëve, nuk do të thotë që ato lote e kanë pasur atë ngarkesë virale. Është një mënyrë monitorimi tërheqjen nga tregu për të parandaluar çdo rrezik”.

Drejtoresha e AKU thotë gjithashtu se fakti që institucioni njofton tërheqjen e disa lotëve “nuk do të thotë që ato lote e kanë pasur këtë ngarkesë. Është mënyra sesi ne monitorojmë tërheqjen e një produkti nga tregu për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm. E njëjta gjë ka ndodhur me një produkt të çokollatës, që ishin disa produkte me prani të salmonelës në Mbretërinë e Bashkuar. Ne e tërhoqëm atë produkt, pavarësisht se ai produkt nuk kishte problematika. Kjo është një mënyrë që i bën mirë operatorit të biznesit ushqimor, sepse tregon një lloj ndërgjegjësimi”.

Sipas Dedjas, për shumicën e këtyre produkteve, tërheqjen nga tregu e ka kërkuar vetë kompania mëmë, “AIA”, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin, për mbrojtjen e brandit të vetë dhe për të përcaktuar mënyrën se si do të rihidhet në treg”.

Më tej, drejtoresha e AKU-së, Jeta Dedja, jep garanci se produktet “Wudy” që kanë ardhur në Shqipëri, janë të rregullta dhe pa asnjë problematikë.

“Wudy që kanë hyrë në Shqipëri nuk kanë pasur problematika. E kemi këtë siguri, pasi produktet që hyjnë rregullisht në pikat tona kufitare kanë garancinë nga autoritetet homologe, të cilat lëshojnë çeritifikatat përkatëse. Po ashtu, edhe Instituti i Shëndetit Publik thotë që nuk janë evidentuar raste të kontaminuara në produktet Ëudy që kanë hyrë në vendin tonë”, shton më tej Dedja.

Drejtoresha e AKU-së shpjegoi edhe procedurën se si u veprua pas marrjes së njoftimit që disa produkte “Wudy” ishin kontaminuar.

“Çdo institucion i atashuar pranë Sistemit të Menjëhershëm të Raportimit të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, është i detyruar që të prezantojë në mënyrë javore masat e marra pas dërgimit të informacionit.

AKU vendosi tërheqjen nga tregu të disa loteve të produkteve “Wudy”, si një masë paraprake mbrojtëse për shëndetimin e konsumatorëve, por edhe si një kërkesë e vetë kompanisë prodhuese mëmë, “Aia”, thotë Dedja.

Sipas saj, tërheqja nga tregu ka qenë e lehtë, pasi produkti është lehtësisht i gjurmueshëm.

“Kompania Wudy ka ndjekur sistemin e gjurmimit për të tërhequr produktin nga tregu. Ajo që dua të shtoj është se prania e një etikete në gjuhën shqipe, që ka të shënuar datën e prodhimit, datën e skadencës, përbërësit etj, tregon se ky është një produkt që ka kaluar në duart e AKU”.

Pas verifikimeve të kryera nga AKU, rezultoi se lotet e produkteve “Wudy” që kanë hyrë në tregun shqiptar janë nuk janë pjesë e atyre që kanë rezultuar problematike në stabilimentin e kompanisë prodhuese.

“Produktet “Wudy” që janë sot në tregun shqiptar janë të sigurta dhe të certifikuara”, përfundon drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Dedja.

Etiketa: Jeta DedjaShqiperivirusi “Listeria”WudyWudy i sigurt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, me çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

19:58 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

17:51 : 19/06/2026
Para

E papritur/ Mbretëresha e Danimarkës i heq titujt katër nipërve të saj

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet