• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Elbasan, Apeli i ul dënimin dhëndrit të Qazim Sejdinit

17:03 : 28/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
(Nga e majta në të djathtë) Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari, Florian Lamçja

(Nga e majta në të djathtë) Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari, Florian Lamçja

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe. Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili sipas akuzës, ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u apelua.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve.

Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Ngjarja – Rreth orës 15:30 Sokol Sanxhaktari e ka marrë në telefon viktimës dhe e ka ftuar për kafe tek një lokal kioskë afër Turizmit në pronësi të tij. Viktima ka shkuar menjëherë me shtetasin E.B. në lokalin në fjalë dhe atje kanë gjetur duke pirë birra dhe pije tjera alkoolike shtetasit Sokol Sanxhaktari, Muhamet Muci, Ardiano Hajdari, Bes Nikolla dhe Julian Lamçe.

Lexo edhe:

Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Mori 2.5 mln lekë ryshfet, GJKKO dënon me shërbim prove vëllain e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Viktima dhe Sanxhaktari kanë biseduar ne një ambient të veçuar ku dhe kanë marrë lëndë narkotike kokainë. Kanë qëndruar në lokalin në fjalë duke konsumuar alkool deri rreth orës 21:00 dhe Sokoli ka kërkuar që të largohen që andej dhe të shkojnë në një lokal tjetër aty afër duke marrë dhe pijet me vete.

Gjithë personat që ishin në atë lokal kanë vajtur tek një bar kafe jo shumë larg që andej dhe janë ulur në një ambient brenda këtij lokali. Aty viktima dhe Sanxhaktari kanë konsumuar përsëri pije alkoolike dhe lëndë narkotike të cilën e konsumonin në tualetin e këtij lokali

Pasi ishin larguar disa persona, Sokol Sanxhaktari dhe viktima vazhduan përsëri të konsumonin pije alkoolike dhe kokainë, ndërsa personat e tjerë jo.

Pas kësaj biseda midis Sanxhaktarit dhe Lamçes u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainën në banjë. Diku rreth orës 1 të natës shtetasi Muhamet Muça ka parë nga ekrani në titra në lidhje me një vrasje në Elbasan.

Rreth orës 4 të mëngjesit sipas dëshmive, ka ndodhur dhe dhunimi deri në vrasjen e 40-vjeçarit Lamçe.

Etiketa: Adriano Hajdariapeli i durresitJulian Lamçe.qazim sejdinisokol Sanxhaktari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

16:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Mori 2.5 mln lekë ryshfet, GJKKO dënon me shërbim prove vëllain e dhëndrit të Qazim Sejdinit

17:35 : 25/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ Policia e Elbasanit konfirmon arrestimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit, kërcënoi efektivin

10:24 : 21/03/2025
AKTUALITET

Do të vrisnin Sokol Sanxhaktarin, dënohen me 27 vite burg në total tre persona (Emrat)

14:05 : 20/12/2024
AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

15:26 : 31/10/2024
AKTUALITET

Ndahet nga jeta Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

13:19 : 12/06/2024
Para

Kupa e Shqipërisë/ Partizani ngec në “shtëpinë” e re, Tirana fiton pa probleme

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com