• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fillon “vjedhja”/ Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, 25 mln € për 5 km e para

23:40 : 28/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Binomi Balluku – Berberi, e para zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukture dhe i dyti kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë bërë “të rrezikshëm” për financat publike. Ata kanë akorduar para shtesë për rrugën e Sarandës, rrugën e Arbrit apo koncesionet e rrugës nga Miloti në Fier.

Por, së fundmi, kanë filluar të lëshojnë dorën edhe për një nga projektet më të rëndësishëm, zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë. Ata trumbetuan me të madhe se do të investojnë në këtë segment, i bërë që në kohën e Nanos. Synimi i tyre ishte zgjerimi i pjesëve më të vështira, të cilat janë nga hyrja e Librazhdit e deri në Përrenjas, pasi Qafë Thana është zgjeruar. Por, shiko se çfarë bëjnë Balluku-Berberi!

Njoftimi i shpalljes së tenderit 25 milionë euro

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin “zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (faza 1)”. Fondi limit i këtij tenderi është plot 2.499.999.989 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 25 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por kur bën fjalë për atë rrugë, ndoshta ia vlen barra qiranë për të shpenzuar këto para’. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 18 muaj. Por, a bëhet fjalë për të gjithë segmentin?!

Specifikimet teknike të rrugës, e cila përcakton se me këtë fond do të ndërtohen vetëm 5 km e para

BoldNews.al shfletoi dokumentet e këtij tenderi, ku thuhet se “rruga kombëtare Elbasan – Qafe Thanë është pjesë e korridorit Tiranë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Korçë, që lidh zona me shumë rëndësi në drejtim të turizmit, por edhe të lidhjes së shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, etj”. Një fjali “me mënd”, pasi zona në fjalë ka potenciale të mëdha për ekonominë e vendit për shkak të resurseve të mëdha natyrore që kanë.

Lexo edhe:

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

“Për këtë arsye trafiku në këtë segment rrugor arrin kulmin sidomos përgjatë periudhës së dimrit dhe verës, duke qenë se përveç trafikut lokal shtohet ndjeshëm numri i mjeteve të turistëve të ndryshëm që frekuentojnë këto zona” thotë ARRSH. Nga analizat e Autoritetit është vënë re se përgjatë këtij segmenti rrugor konstatohet një gjendje jo e mirë e parametrave teknik rrugor. Mësohet se gjatësi totale e projektit është 50.12 km.

Zona ku do të ndërhyhet është e sheshtë dhe një pjesë kalon në një gjurmë të re

 

Në dokumente, ARRSH shkruan se “ky segment nis në afërsi të pas daljes nga fshati Labinot-Fushë në km 1+400 dhe përfundon në afërsi të fshatit Mirakë në km 6+500”. “Bazuar në vendimin e këshillit pas dorëzimit të fazës së Projekt-Idesë, projekt-zbatimi i këtij segmenti prej 5.060ml është bërë në përputhje me parametrat teknikë të rrugëve të kategorisë B (rrugë interubane kryesore)” thotë ARRSH, për ndërhyrjen në vetëm 5 kilometër rrugë.

BoldNews.al bëri një vëzhgim të segmentit ku do të investohet. Siç shihet edhe nga fotot, terreni është mjaft i favorshëm, pasi i gjithë ky aks është fushor. Madje, edhe gjurma e re që do të ndërtohet është fushore, në afërsi të shinave të trenit të linjës Elbasan-Pogradec. Kjo rrugë është e drejtë dhe nuk ka kthesa, ndërsa pjesa ekzistuese ka asfalt të mirë dhe është në afërsi të lumit Shkumbin. Por, pavarësisht se janë vetëm 5 kilometra, ARRSH-ja ka akorduar plot 25 milionë, ose 5 milionë euro për 1 kilometër rruge e kategorisë B.

Etiketa: ballukuelbasan qafe thanevjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

10:03 : 25/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Njëri pajtonte taksinë, të tjerët grabisnin! Kapet banda e hajdutëve në Tiranë, mes tyre dhe një femër/ EMRAT

13:42 : 23/10/2025
Para

Edi i futbollit dhe Edi i qeverisë

TË GJITHA

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com