• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat për ndërtuesit, Rama: Askush nuk thotë dot se kam futur lekë në xhepin tim

20:36 : 27/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal për një prononcim për gazetarët të cilët e pyetën edhe për nismën e qeverisë për ndërtimet pa leje me qëllim përfitimin.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë ndërtues në Shqipëri që i del përpara që t’i thotë se i ka marrë paratë. Sipas Ramës, problematika e ndërtimeve pa leje ka qenë tmerri i këtij vendi.

 

Para disa vitesh një raport konfidencial i OSBE-së, theksonte se Rama ka një pasuri mbi 200 milionë euro. Po ashtu, biznesmenët e kanë akuzuar publikisht se merr 15 për qind për ndërtimet pa leje. Por sipas Ramës, fakti që sot kjo problematikë është më pak, tregon punën e madhe që është bërë për ta ndaluar. Dhe këtu shtoi se këtë mund ta bëjë ai vetë dhe Partia Socialiste.

Ndërkohë deklaratat e Edi Ramës janë ironizuar nga komentues, që sipas tyre, biznesmenët nuk ia fusin lekët në xhepa kryeministrit, por në llogaritë offshore.

Lexo edhe:

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

 

“Unë nuk jam as inspektor i ndërtimit, nuk jam as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot ne jemi 1 me 10 në raport se me ku ishim, kjo vjen si rezultat i vullnetit tim, i vullnetit të kësaj qeverie dhe i vullnetit të kësaj bashkie. Por siç e thashë dhe më parë problematika ende e pambyllur e ndërtimeve pa leje për qëllim përfitimi është një problematikë që burimin e ka në llumin në radhë të parë të drejtësisë.

 

Ajo që ne po bëjmë, tregon krejt të kundërtën që ne nuk jemi ata që prezumonte edhe pyetja juaj që ia merrte këtej, ia jepte andej. Se po të ishte kështu ne bënim atë që kanë bërë të tjerët më parë.

Nuk janë personat që marrin eurot siç ua tregoni ju njerëzve që duan t’ju dëgjojnë dhe fatkeqësisht edhe t’ju besojnë, por ka subjekte, të cilat angazhohen në gara dhe marrin atë që ju takon, ndërkohë që po ua përsëris, po të ishte kjo lidhje, bënim atë që kanë bërë të tjerët më para, i merrnim ato kate për vete.

 

Dhe s’kishim fare nevojë t’i hynim kësaj historie. Por ne i hymë këtij shtegu sepse nuk kemi asnjë lidhje me këto. Mua personalisht nuk ka ndërtues në Shqipëri, nuk ka biznesmen në Shqipëri që më vjen dot më del përpara dhe thotë që 1 qindarkë e punës së tij është në xhepat e mi. Nuk ka. Juve mund ta fantazoni, por ky nuk ekziston.

 

Problematika e ndërtimeve pa leje është një problematikë e cila ka qenë tmerri i këtij vendi. Sot është një problematikë që ende ekziston për fat të keq, por është shumë herë më pak, që do të thotë se është bërë punë e madhe për ta frenuar, por sidoqoftë deri tek metri i fundit i ndërtuar pa leje për qëllim fitimi ne do të vazhdojmë të rezistojmë dhe të bëjmë punën tonë.

Me këtë vendim do të shikoni që këto metra katrorë do të merren nga shteti, në një mënyrë ose një tjetër dhe pasi të merren nga shteti do të përdoren për interes publik. Këtë nuk ka pasur se kush ta bëjë. Këtë mund ta bëj vetëm unë dhe vetëm kjo partia këtu. Të tjerët i kanë rregulluar gjërat, i kanë mbyllur sytë. Në qoftë se do t’i kisha lejuar unë dhe zoti Veliaj ju nuk do merrnit vesh fare për këtë histori sepse këtë çështje nuk e ngritët, ju, këtë çështje e ngrita unë, këtë çështje e ngritëm ne”, u shpreh Rama.

Etiketa: lekërama xhep

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

09:27 : 20/09/2025
AKTUALITET

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
Para

Sekretet e inteligjenca, Peleshi 1.5 mln € pas mësymjes së ruseve në uzinat e armëve

TË GJITHA

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com