• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Arrest shtëpie” për 18 punonjës e ish-punonjës të burgut të Fierit, akuzat

20:49 : 26/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit.

Vendimi është marrë pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.

Punonjësit akuzohen për “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

Akuzat

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Drejtësisë zbardh dhe akuzat ndaj personave nën hetim:

Gerard Nonaj me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 dhe të K.Penal. (Në cilësinë e  përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 41 raste).

Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga nenet 186 dhe 190 K.Penalë. (Në cilësinë e  shefit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, shënon në kartelën personale përfitimin e amnistisë dhe lejon kryerjen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit në 21 raste).

Bashkim Meçi me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penalë. (Në cilësinë e shefit të policisë duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 40 raste).

Eris Isufaj me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penal. (Në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste).

Albi Rezhda me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

Dorjan Nukaj me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.  (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).

Arbëri Gjermeni me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

Enflor Hoxha me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).

Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

Fatos Lika me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).

Neritan Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).

Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast).

Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste).

Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).

Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste).

Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste).

Eduart Rrapaj administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.

Etiketa: Burgministria e drejtesisepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
RAJONI

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025
AKTUALITET

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Po kujdesej për parcelën me kanabis, kapet në flagrancë 45-vjeçari në Lezhë

10:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë/EMRAT

10:19 : 28/06/2025
Para

Po ikin nga mobilizimi, kjo është radha e trafikut në kufirin Rusi-Gjeorgji

TË GJITHA

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025

Kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

10:16 : 29/06/2025

Selmani largohet nga Tirana pas 2 vitesh, arrin akordin me Teutën

10:09 : 29/06/2025

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:01 : 29/06/2025

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

09:56 : 29/06/2025

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com