• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet lista e personave që do dëshmojnë në SPAK për ish-kompleksin “Partizani”

10:53 : 22/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht deputeti i PR, Fatmir Mediu ka dhënë shpjegime për rreth dy orë përpara SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje e privatizimit te ish-Kompleksit Partizani. Pas Fatmir Mediut, në SPAK ka mbërritur edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, edhe ai në cilësinë e personit që ka dijeni për privatizimin të ish-kompleksit në kryeqytet. Ndërkohë që bëhet me dije se në listën e dëshmitarëve që do të thërrasë SPAK për llogari të padisë së ngritur nga Taulant Balla është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu për të dëshmuar për këtë çështje, pritet të thërriten në SPAK edhe ish-ministri i tjetër i Mbrojtjes, Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi.

Materiali kallëzues është në duart e një prokuroreje, e cila ditën e djeshme ka treguar edhe shkresën me të cilën ka kërkuar paraqitjen e kreut të republikanëve tanë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Mediu kur doli nga SPAK-u refuzoi të tregonte çështjen për të cilën ishte thirrur të dëshmonte, ndërkohë që nuk pranoi të ishte pjesë e kësaj dëshmie ‘shpërdorimi i detyrës’.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në cilësinë e deklaruesit u pyet për gati dy orë mbi çështjen e kallëzuar nga Taulant Balla, i cili i ka kërkuar SPAK-ut të kryejë hetime ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Maltezi dhe ish-ministrit Arben Imami. Hetimi i regjistruar për “shpërdorim detyre” synon të hedhë dritë mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dikur në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Ish-kreu i Mbrojtjes në momentin që la ambientet e prokurorisë foli pak fjalë para gazetarëve: “Isha dhe dhashë shpjegime si deklarues për një çështje”. Pas tij, në SPAK, po për të njëjtën çështje, si deklarues, ishte edhe Gazmend Oketa, edhe ky si ish-ministër Mbrojtjeje, pasi rreth dy vite më parë u krye edhe denoncimi për privatizimin e këtij kompleksi.

Ata dhanë dëshmitë dhe u larguan ndërkohë që me mjaft interes pritet edhe momenti kur do të thirret për të dëshmuar ish-Kryeministri Berisha, si personi që i referohet drejtpërdrejt ai denoncim i Taulant Ballës.

SPAK-u ende nuk i ka nxjerrë shkresat për thirrjen e personave të tjerë që janë pjesë e asaj dosjeje, që aso kohe në fakt u përfolën mjaft emra si nga ana e kabinetit qeveritar por edhe biznesmenë dhe njerëz me lidhje të forta me pushtetin.

Privatizimi i ish-Kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, i cili ka paditur në vitin 2020, ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” edhe për pastrim parash, ndërkohë që bëhet fjalë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në dosje thuhet se bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2 në qendër të Tiranës, që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Në të bëhet me dije se janë ndërtuar dhe duke u ndërtuar rreth 17 objekte në formë kullash dhe pallatesh që shtrihen deri në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit.

Pak kohë më parë, ishte vetë denoncuesi, Taulant Balla që ishte në SPAK për t’u interesuar se si kishin avancuar hetimet për atë dosje. Ai madje foli edhe publikisht duke treguar se ishte në dijeni të ecurisë së hetimeve, pasi doli nga SPAK-u me 25 korrik të këtij viti. Atë ditë ai ishte thirrur nga vetë prokuroria, ndërkohë pasi doli nga ambientet e hetimit dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se hetimet deri tani kanë ecur shumë mirë.

Por ai nuk dha detaje të tjera. U tha se ai dorëzoi edhe prova shtesë për denoncimin e tij atë ditë por i anashkaloi në atë dalje për mediat por ai u zotua se do i qëndrojë deri në fund akuzave publike lidhur me këtë çështje. Kallëzimi është bërë nga vetë Balla për  privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”, rreth dy vite më parë duke bërë kështu të mundur edhe nisjen e hetimeve nga ana e SPAK-ut për këtë aferë, sipas tyre./Panorama

Etiketa: Fatmir Mediuish-kompleksin "Partizani"Sali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
Para

Zbulohen dhe dy konkurrentë të tjerë të "Dancing With the Stars"/ Lista

TË GJITHA

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com