• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sokol Meqemeja/ Importuesi konsumon live produkte “Wudy”: Janë të sigurta (VIDEO)

15:19 : 22/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food” – importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, deklaroi këtë të Enjte se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një deklaratë për mediat, që vjen një ditë pas njoftimit të AKU-së për këto ushqime, ai u shpreh se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

“Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, theksoi ai.

Më pas, për të dëshmuar cilësinë e tyre, ai konsumoi salsiçe ‘Wudy’.

Lexo edhe:

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

Në nisje të fjalës së tij, Sokol Meqemeja u ndal dhe te njoftimi i AKU-së, duke sqaruar se i përket produktit “Wudy” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt.

Deklarata

“Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy  janë kompromentuar me virusin “Listeria”.  Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria “Frigo Food”, Ju sqaron si vijon: “Frigo Food”, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane “AIA”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane. Disa ditë më parë, “Frigo Food” është njoftuar nga kompania “AIA” se, në një prej stabilimenteve tw  saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania “AIA” ka disa stabilimente prodhimi. Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane “AIA”, përfshirë edhe importuesin ekskluziv të produkteve Wudy  në Shqipëri, “Frigo Food”. Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.

Ndërsa, sa i përket produktit “Wudy” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt. Produkti “Wudy” i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali. Produktet “Wudy” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale dhe kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare. Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik, ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy  që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të certifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet “Wudy” të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve”, tha ai.

Meqemeja shtoi se kompania “Frigo Food” zhvilloi gjatë ditës së djeshme komunikime intensive me autoritetet përkatëse shqiptare, ku i sqaroi me detaje situatën, si edhe paraqiti garancitë maksimale se produktet “Wudy” të importuara në tregun shqiptar nga kompania janë tërësisht të sigurta për përdorim nga qytetarët.

“Për të gjitha këto arsye, kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre dhe ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit. Përtej dokumentave zyrtare, kompania “Frigo Food” mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy ” që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte “Wudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, u shpreh ai.

Etiketa: AKUSokol MeqemejaWudy

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025
AKTUALITET

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025
AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
AKTUALITET

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

11:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025
Para

Shpërndante kokainë me sasi të mëdha, arrestohet shoferi i Mariglen Qatos

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com