• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga e Arbrit/ Balluku-Berberi, 20 mln € shtesë në ndihmë të “Gjokës” për skarpatat

23:08 : 22/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rruga e Arbrit, megjithëse e inauguruar rreth 10 muaj më parë, vijon të gllabërojë miliona euro fonde publike. Gabimet në projektim dhe ndërtim kanë sjellë shpërdorime masive të fondeve, teksa vetëm për tunelin e Murrizit, janë akorduar rreth 20 milionë euro shtesë. Por, a mjaftojnë?! Natyrisht, nëse bëhet fjalë për abuzim, rrugët janë një gangrenë e madhe, pasi me të drejt janë quajtur “rrugë të arta”.

Koncesionin e kësaj rruge e ka fituar firma “Gjoka”, me një vlerë rreth 250 milionë euro. Kontrata e ndërtimit nisi në vitin 2018 dhe përfundon në vitin 2031, gjatë të cilit do të realizohet edhe gjithë pjesa e financimit nga qeveria. Aktualisht, paratë janë të firmës “Gjoka”. Por, megjithëse në koncesion është shkruar mjaft qartë se pagesa do të bëhet deri në vitin 2031, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën herë pas here tendera në “ndihmë” të firmës “Gjoka”. Rregullon tombino, studion tunelin apo edhe për sinjalistikë. Ndërkohë, në muajt në vijim, ARRSH-ja do të bëjë dy tendera të majmë për skarpatat.

Njoftimet e ARRSH-së për bërjen e dy tenderave të skarpateve te Shkalla e Tujanit dhe në afërsi të fshatit Plani Bardhë, në Klos

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e dy tenderave që do të kryejë Autoriteti Rrugor Shqiptar që do t’i vijnë në ndihmë firmës “Gjoka”. Tenderi i parë është me objekt “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë”.

Bëhet fjalë për aksin nga Ura e Vashës në drejtim të Qafës së Buallit, aks i cili nuk është prekur me dorë për vite me radhë. Aktualisht, automjetet lëvizin në aksin e vjetër Klos-Qafë e Buallit. Në dokumente shkruhet se fondi limit i skarpatave në këtë aks shkon në plot 1.170.833.333 lekë. Ose, plot 10 milionë euro. Hartuesit kanë parë edhe kursin e këmbimit të auros, për ta rrumbullakosur këtë fond.

Lexo edhe:

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

Ndërkohë, objekti i dytë i procedurës së prokurimit do të jetë “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën e Tujanit”. Edhe ky aks është pjesë e Rrugës së Arbrit, ndërsa bazamenti te Shkalla e Tujanit është bërë vite më parë dhe aktualisht automjetet lëvizin me vështirësi, si pasojë e gropave dhe asfaltit tepër të dobët.

Në dokumente shkruhet se fondi për këto skarpata është 1.125.000.000 lekë, ose pak më pak se 10 milionë euro. Pra, të dyja kontratat, do t’u kushtojnë shqiptarëve plot 20 milionë euro. Por, a nuk u dha me koncesion kjo rrugë?! Përgjigjen mund ta japë i pari Evis Berberi i ARRSH-së, Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe i treti, “lartmadhëria” e tij, kryeministri Edi Rama. Nëse kjo rrugë është inauguruar 10 muaj më parë dhe do të ndërtohej nga privati, përse po vijon të marrë para publike?

Krahas 20 milionë eurove, ARRSH ka hapur edhe dy tendera për supervizion punimesh

Madje, sipas dokumenteve të mësipërme, krahas 20 milionë eurove për skarpatat, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe dy tendera për supervizion  punimesh. Në dokumentet e siguruara nga BoldNews.al shkruhet se ARRSH-ja ka gati letrat për tenderin “supervizion punimesh, sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plani i Bardhë”, me vlerë 18.333.333 lekë dhe “supervizion punimesh, sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën e Tujanit”.

Tenderi i fundit ka një vlerë 16.916.667 lekë. Të gjitha këto shifra janë nga taksat. Apo më saktë, nga taksat apo TVSH-të e çmimeve që janë rritur kohët e fundit.

By Pass-i i Murrizit është kthyer në makthin e shoferëve, aksidente dhe mjete të shkatërruara

Më 29 nëntor 2021, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, aktualisht edhe zv.kryeministre, inauguroi hapjen e Rrugës së Arbrit. Madje, Rama përdori këngë dhe daulle. Megjithatë, vepra kryesore, që e bën funksionale, tuneli i Murrizit, ende nuk ka përfunduar.

“Pjesën në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur përmes një by-pass-i 8.8 kilometra, është provizor. Kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur”, – tha Balluku. Por, 2022-shi po përfundon dhe ende rruga nuk është bërë funksionale.

BoldNews.al ka bërë një vëzhgim në By Pass-in e famshëm të Ballukut, i cili përshkohet nga mijëra automjete. Rruga është kthyer në makthin e shoferëve, pasi janë bërë me dhjetëra aksidente dhe janë shkatërruar me qindra automjete. Siç edhe e shikoni, rruga është copë-copë, madje duket si një rrugë lagjeje e një fshati dhe jo rrugë që lidh qarkun e Tiranës me Dibrën.

Etiketa: belinda ballukuEvis Berberirruga e arbrittender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

16:04 : 17/10/2025
AKTUALITET

Balluku glorifikon pushtuesit, thirrje investitorëve turq: Merrni shembull nga osmanët që donin të instaloheshin në Shqipëri

15:31 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ Balluku premtoi ‘kalim falas’ për protestuesit në “Rrugën e Kombit, qytetarët paguajnë si gjithmonë

11:48 : 17/10/2025
AKTUALITET

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

13:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Gazetarja e CNN refuzon shaminë, Presidenti i Iranit tërhiqet nga intervista

TË GJITHA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025

Tre shenjat që do të kenë më shumë fat këtë fundjavë!

18:30 : 18/10/2025

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18:20 : 18/10/2025

Torturë për fëmijët e Sukthit, ecin 4 km në këmbë për në shkollë sepse Sako nuk asfalton rrugën

18:10 : 18/10/2025

Ndërron jetë analisti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

17:58 : 18/10/2025

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com