• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria qesharake për sulmet kibernetike/ Mbulon Ramën me Balluk

13:09 : 22/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria është kthyer në qesharake duke përgënjeshtruar vetveten për të mbuluar dështimet e sistemit dixhital kundrejt sulmeve kibernetike. Hakerat ja arritën të rrëzonin sistemet online të institucioneve si dhe zbuluan dokumente të klasifikuara sekret.

Përballë këtij dorëzimi para piratëve të internetit, pa mundur të justifikojnë në asnjë moment milionat e shpenzuara në fushën e dixhitalizimit, qeveria po shpik, përgënjeshtron vetveten dhe rishpik justifikimet për të mbuluar dështimin.

Më 10 Shtator, kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Twitter pranoi sulmin e dytë kibernetik pas atij që rrëzoi sistemin e-albania muaj më parë.

Atë paradite, qytetarët mallkonin dhe zotoheshin se do të grisnin pasaportat, të lodhur nga radhët në pikat kufitare, ku u thuhej se “sistemet nuk punojnë, ju duhet të prisni”.

Më vonë gjatë ditës, Ministria e Brendshme konfirmoi se janë sulmuar sistemet e policisë, që për ditë më radhë janë jashtë funksionit.

Lexo edhe:

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

Kryeministri Edi Rama dhe shpura e tij nxituan të deklaronin e ripërsërisnin se nga sulmi kibernetik nuk janë marrë të dhëna sekrete.

“Të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre. Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm dhe të cilat mund të merren nga çdo i interesuar apo nga çdo gazetar me një kërkesë të thjeshtë, pra nuk janë dokumente sekrete apo të fshehta”, u shpreh Rama në një komunikimin me gazetarët të Shtunën e 17 Shtatorit.

Gënjeshtar u zbulua shpejt. Grupi “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike në vend, publikoi të Hënën në “Telegram” disa materiale që besohet se janë marrë gjatë sulmit kibernetik. Ndër to kishte disa dokumente të klasifikuara si “sekret”.

Këtë të Enjte çështja u diskutua në seancën planuare, ku në mungesë të kryeministrit Edi Rama ishte zëvendësja e tij Belinda Balluku ajo që mori përsipër të mbrojnë dështimin e qeverisë.

Teksa përpiqej të justifikonte dështimin qeveritare përballë sulmit kibernetik, Balluku u duk se u emocionua dhe bëri një lapsus: Iranin e quajti “shtet fqinjë”.

Më pas, gënjeu kur tha se kryeministri Edi Rama nuk ka deklaruar se janë shmangur marrja e sekreteve, por sipas saj, ka deklaruar se është shmangur qëllimi i hakerave që ishte fshirja e të dhënave në sisteme.

Në fakt deklaratë kjo që është bërë nga Rama, ashtu siç është bërë ajo që paraqitëm më larët, me kryeministrin që ka deklaruar se të dhënat e marra nga hakerat janë “krejtësisht irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre” dhe “nuk janë dokumente sekrete”.

Përgjigjen në replikë e mori nga deputeti demokrat Ervin Salianji. “Asnjë shteti tjetër nuk i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve siç i kanë rënë Shqipërisë”, tha deputeti.

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramahakerhakerimsulm kibernetik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

13:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025
Para

VIDEO/ Berisha ulet në karriget e socialistëve, ja arsyeja

TË GJITHA

Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

08:56 : 24/10/2025

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

08:48 : 24/10/2025

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com