• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha thirrje shqiptarëve: Koha nuk pret, të nisim grevat dhe protestat

13:29 : 22/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri apel qytetarëve  këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit për nisjen e protestave dhe grevave.

Para se të merrte fjalën në Kuvend, Berisha u ul në një nga karriget e lira ku ulen deputetët e mazhorancës. Me marrjen e fjalës, ai shpjegoi se e bëri këtë veprim pasi opozita është e vetmja që i mbron dhe socialistët.

Berisha theksoi qe qeveria po vjedh dhe mashtron qytetarët.

“Sot avoketë të vetëm të tyre (socialistëve) në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë gjer në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeveria, t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë të përçmuar në administratë, ndërkohë që duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik”, tha Berisha.

“Të nderuar mësuese dhe mësues, jo vetë e konstatoni se si po rrrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i Kushit, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare. U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin tuaj se pari. U bëj thirrje mjekëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se në vendet e BE, vdiqën sa 3-4 vende me vdekshmërinë më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqvlerësuar. Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe:

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

“U drejtohem biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë te kjo qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve, grave dhe miqve të tij është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë shqiptarët. U bëj thirrje pedagogëve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e fuqishme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie aty ku e meriton. U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, që trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre, e dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte, vetëm pse është mik i Veliajt dhe Ramës, po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre.  U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë. U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makinë, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës, sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj. U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë, se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim personal i një njeriu”, shtoi ai.

“Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më. Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të PD-së”, përfundoi Berisha.

Etiketa: parlamentprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

13:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

13:38 : 09/09/2025
AKTUALITET

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025
BOTA

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

20:01 : 08/09/2025
AKTUALITET

Berisha akuza Ramës: Kartelat përdoren për vota dhe në këmbim jep “licencë” për të vra*ë

19:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

14:46 : 08/09/2025
Para

Digjet banesa dykatëshe në Patos, flakët rrezikojnë një lagje të tërë

TË GJITHA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com