• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plehrat/ Tarifa 29 euro/ton, jo reale, KLSH zbulon shkeljet në koncesionin e Sharrës

17:59 : 15/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kontrata koncensionare për landfillin e Sharrës është kryer në bazë të procedurave të paqarta, në mungesë dakordësie ndërinstitucionale, pa transparencë, me kosto të fryra dhe pa analizë e plotë mbi përdorimin e fondeve publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, praktikisht ka rrëzuar të gjithë sipërmarrjen qeveritare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë me vlere 128 milionë euro.

Në një auditim 6-mujor, të nisur në fillim të këtij viti, KLSH konstatoi një dyzinë shkeljesh, për të cilat Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbi dy vjet që heton dhe që e konsideron “çështje komplekse”, sipas deklaratave më të fundit të kreut të saj, Arben Kraja.

Në foto: KLSH auditon për herë të parë procedurat për koncension e Sharrës

Gjetjet skandaloze

Lexo edhe:

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Në gusht të vitin 2017, Qeveria “Rama”, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, nënshkroi kontratën koncensionare me shoqërinë ‘Integrated Energy BV” për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës.

Kontrata parashikonte një afat 30-vjeçar. Kostot e ndërtimit do të mbuloheshin nga kompania private dhe shteti shqiptar do të paguante investimin e koncesionarit, nëpërmjet tarifës 29 euro/ton mbeturina që do të depozitonin në landfill bashkitë e qarkut Tiranë, ku përfshihen Bashkia Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë.

Mosdakordësia

Dokumentat e zbuluar gjatë muajve të fundit, tregojnë se dakordësinë për këtë projekt e ka dhënë vetëm Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Në foto: Erion Veliaj ishte i vetmi kryetar në Bashkitë e Qarkut Tiranë që shprehu dakordësinë me shkrim për koncensionin e landfillit të Sharrës

Ndërkohë, bashkitë e tjera të Qarkut nuk janë pyetur dhe, rrjedhimisht, as nuk kanë dhënë dakordësinë për projektin që i ngarkonte ato me detyrime financiare 30-vjeçare.

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “mungesa e dakortësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tiranë përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, mos përfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungesë efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës”.

Më konkretisht, bashkitë e Qarkut Tiranë, përveç asaj të drejtuar nga Veliaj, nuk kanë shprehur dakordësinë për të paguar tarifën 29 euro/ton mbeturina.

Tarifa

Sa i përket kësaj tarife, KLSH konstaton se ajo është e fryrë dhe jo-reale.

“Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incinerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri më sot”.

Në foto: Përmbledhje e gjetjeve problematike të Kontrollit të Lartë të Shtetit në procedurën për inceneratorin e Sharrës

Procedura

“Procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparencës dhe përcaktimet ligjore”, thuhet në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit, si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve, si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë si nga Autoriteti Kontraktor, ashtu edhe nga kompania koncensionare.

Transparenca

KLSH konstaton se në Dokumentet Standarde të Koncensionit/PPP që ka hartuar Autoriteti Kontraktor, pra Ministria e Mjedisit, nuk pasqyrohen të plota elementët e kërkuar, veçanërisht afati për dorëzimin e ofertave dhe afati për hapjen e tyre, referuar përcaktimit se vendi, data dhe koha e hapjes së ofertave duhet të jetë publike dhe duhet të njoftohet nga institucioni, në mënyrë që cilido operator të jetë prezent me dëshirën e tij.

Me procesverbalin nr. 9, datë 12.06.2017, Komisioni për dhënien me koncension të projektit shprehet se në prani të përfaqësuesve të kompanisë “I. E. B.V”, është bërë mbyllja e pranimit të ofertave nëpërmjet sistemit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, nga ku ka rezultuar vetëm një operator pjesëmarrës.

Fitues i paracaktuar

“Nga sa u trajtua edhe më lart mbi mangësitë në dokumentet e koncensionit dhe konkretisht vendin, datën dhe orën e hapjes së ofertave, është e paqartë se nga i ka marrë koncensionari të dhënat për tu paraqitur në momentin e duhur”, shprehet Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Me procesverbalin e datës 17.08.2017 është vlerësuar dhe përcaktuar si e vlefshme oferta e operatorit të vetëm pjesëmarrës, për të cilin komisioni i sipër përmendur shprehet se përmbush të gjitha kapacitetet dhe kriteret e kërkuara.

Hetimi i vonuar

Forcat politike opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë), kanë depozituar pranë Prokurorisë Speciale, SPAK, një seri kallëzimesh penal për atë që konsiderohet afera e inceneratorëve dhe që përfshin procedurat koncensionare për incenerimin e mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Gjatë dy viteve, hetimet e SPAK-ut kanë arritur disa rezultate modeste.

Aktualisht gjendet pas hekurave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për procedurat e inceneratorit të Elbasanit dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, si përgjegjës për procedurat lidhur me landfillin e Fierit, gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, si edhe disa zyrtarë të niveleve të ulta.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim dy prej biznesmenëve të përfshirë në këtë aferë, Klodian Zoto e Stela Gugallja.

SPAK-u nuk ka dhënë asnjë sinjal që po kryen hetime mbi procedurat e dhënies me koncesion të inceneratorit të Sharrës në Tiranë.

Koncensioni i Tiranës është jo thjesht më i shtrenjti, në vlerë rreth 129 milionë euro vetëm kosto ndërtimi, por brenda tij gjenden të përfshirë pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë të qeverisë “Rama”.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët mbi rolin dhe përgjegjësinë e një dyzine zyrtarësh, bazuar në fakte dhe dokumenta zyrtarë.

Aktualisht, të kallëzuar për “aferën e inceneratorëve”, krahas kryeministrit Edi Rama, janë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ish-Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe pasardhësja e tij, Belinda Balluku, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe një seri e gjatë zyrtarësh të institucioneve qendrore e lokale në Elbasan, Durrës, Fier e në kryeqytet.

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, deklaroi pak ditë më parë në një intervistë televizive se hetimi për çështjen e inceneratorëve është kompleks dhe kërkon kohën e tij.

Pasiviteti i SPAK-ut në hetimin e çështjes së inceneratorëve ka vënë në pikëpyjetje efikasitetin e kësaj strukture, e cila u konsiderua edhe si “guri i kurorës” i Reformës në Drejtësi.

Etiketa: auditinceneratoreklshkoncesioni i sharreslandfilli i sharresplehraSharrespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
Para

Euro pikiatë, prek rekord të ri historik

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com