• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Zhvillimet dramatike më detyruan të ndryshoj rrjedhën e karrierës sime

12:28 : 15/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për Tirana Times, kryetari i Partia e Lirisë Ilir Meta flet për qëndrimet politike, si edhe për planet për të ardhmen.

Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me qeverisjen e tij “ka sjellë pasoja të dëmshme për vendin, për shkak të kapjes së plotë të shtetit, nga të cilat do t’i duhet shumë kohë për t’u rikuperuar”.

Synimi i tij tha Meta është “të kontribuoj në rivendosjen e demokracisë në vend, për t’i sjellë qytetarëve sovranitetin e zgjedhjes politike. Prandaj jam kthyer në politikën aktive”.

“Shpopullimi, sidomos te të rinjtë, me shifrat më të larta në rajon, që po ndodh çdo ditë, është produkt i politikave të qeverisë autokratike Rama.

Rama ka shkuar deri në shkatërrimin e themeleve të vetë sistemit demokratik, duke e kriminalizuar atë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shkatërruar nga frikësimi i votuesve, blerja e votave dhe nëpërmjet 9,000 punonjësve të sektorit publik të partisë në pushtet, të angazhuar në monitorimin e votuesve individualë përmes Sistemit të Patronazhit; ekonomia kombëtare është në duart e pak klientëve të Ramës, borxhi publik është ngritur në stratosferë dhe pothuajse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm nga rritja e çmimeve dhe kostoja shumë më e lartë e jetesës.

Lexo edhe:

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Qytetari i zakonshëm nuk ka siguri për jetën e tij, qoftë fizike, shëndetësore, arsimore, pronësinë apo ligjore. Kjo është arsyeja pse njerëzit largohen çdo ditë nga vendi”, u shpreh Meta.

Pyetje: Zoti Meta, ju e mbajtët premtimin se do të ktheheshit në politikën aktive të nesërmen e dorëzimit të detyrës si President i vendit. Tashmë jeni në krye të një lëvizjeje opozitare kundër, siç e thoni ju, “regjimit të korruptuar” të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Cilat janë synimet tuaja për të ecur përpara?

Meta: Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia.

Fillimisht kam pasur plane të tjera për karrierën time pas mandatit si President i Republikës. Zhvillimet dramatike në vendin tim, sigurisht që më detyruan të ndryshoj rrjedhën e karrierës sime.

Vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë, të vendosur, të guximshme dhe të pakompromis për t’u përballur me qeverisjen më të keqe që ka përjetuar Shqipëria në historinë e saj gjatë dekave të fundit.

Qeveria aktuale ka sjellë pasoja të dëmshme për vendin, për shkak të kapjes së plotë të shtetit, nga të cilat do t’i duhet shumë kohë për t’u rikuperuar.

Shpopullimi, sidomos te të rinjtë, me shifrat më të larta në rajon, që po ndodh çdo ditë, është produkt i politikave të qeverisë autokratike Rama.

Rama ka shkuar deri në shkatërrimin e themeleve të vetë sistemit demokratik, duke e kriminalizuar atë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shkatërruar nga frikësimi i votuesve, blerja e votave dhe nëpërmjet 9,000 punonjësve të sektorit publik të partisë në pushtet, të angazhuar në monitorimin e votuesve individualë përmes Sistemit të Patronazhit; ekonomia kombëtare është në duart e pak klientëve të Ramës, borxhi publik është ngritur në stratosferë dhe pothuajse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm nga rritja e çmimeve dhe kostoja shumë më e lartë e jetesës.

Qytetari i zakonshëm nuk ka siguri për jetën e tij, qoftë fizike, shëndetësore, arsimore, pronësinë apo ligjore. Kjo është arsyeja pse njerëzit largohen çdo ditë nga vendi. Synimi im është të kontribuoj në rivendosjen e demokracisë në vend, për t’i sjellë qytetarëve sovranitetin e zgjedhjes politike. Prandaj jam kthyer në politikën aktive.

Pyetje: Zoti Meta, pse partia u riemërua nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë? Ndryshimi i emrit sinjalizon një ndryshim boshti në të djathtë për këtë lëvizje historikisht të majtë, e cila u formua si një grup i ndarë i Partisë Socialiste. Ku do të pozicionohet Partia e Lirisë në spektrin politik?

Meta: Në një sistem normal demokratik, pozicionimi i një partie është i rëndësishëm për bazën ideologjike të politikave të saj. Por, Shqipëria sot nuk ka një sistem politik normal.

Partia Socialiste, pavarësisht nga emri i saj, ka kryer politika të ekstremit të djathtë: mbështetje të të pasurve, privatizimin e shërbimeve publike, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim, duke dështuar në krijimin e mundësive të barabarta për arsimin apo biznesin, duke e zgjeruar hendekun dhe polarizimin midis një grushti njerëzish super të pasur të lidhur me Ramën dhe pjesën tjetër të njerëzve.

Prandaj, sot sfida është të rregullohen dhe të kthehen në normalitet themelet e sistemit demokratik: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ekonomia e tregut të lirë dhe të drejtat e barabarta individuale, jo nuancat ideologjike të politikave.

Partia e Lirisë është pozicionuar të bëjë pikërisht këtë: t’i bëjë shqiptarët të vendosin me vullnetin e tyre të lirë se kush do t’i qeverisë dhe me çfarë politikash. Prandaj referendumi është instrumenti që Partia e Lirisë do të përdorë për të fuqizuar qytetarin e zakonshëm, për të bërë zgjedhjet e duhura të politikave dhe për të garantuar llogaridhënien në politikë.

Etiketa: Ilir Metaplanet e ardhshmeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
Para

Po përgatisnin atentat, 2 shqiptarët dërgohen me masa të rrepta sigurie në Prokurori

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com