• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet kibernetike, PD: SPAK të nisë hetimin ndaj AKSH

11:18 : 14/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, është shprehur se pas sulmit kibernetik, të dhënat e shqiptarëve nuk janë më të pasigurta.

Në një deklaratë për median, PD-ja ka bërë thirrje që Rama të sqarojë se ku përfunduan këto të dhëna.

“Partia Demokratike, duke filluar nga sot, do të publikojë një investigim mbi të ashtuquajturin “Sulm kibernetik mbi Shqipërinë”. Ky sqarim është i domosdoshëm për të kuptuar nivelin e degradimit të shtetit shqiptar dhe rrezikun e madh që i kanoset qytetarëve tanë. Rasti me i fundit ai i hakerimit te sistemit tims eshte prova se e gjithë baza e të dhënave që administrohet nga shteti: nga qeveria, doganat, tatimet, hipotekat, gjendja civile, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, Sistemi i Lejeve të Drejtimit dhe ai i targave, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e Recetës Elektronike, vërtetimi i ndihmës ekonomike dhe i kërkesës për të përfituar strehim social, listat e notave dhe vërtetimi i diplomës në Universitetin e Tiranës, të gjitha ranë në kontrollin e hajdutëve të informacionit. Të dhënat personale të shqiptarëve, numrat telefonikë, kartat e identitetit, dëshmitë e penalitetit, janë në duart e keqbërësve dhe me to mund të bëjnë ç’të duan: T’i nxjerrin shqiptarët debitorë, me detyrime të pashlyera tatimore për biznesin e madh dhe të vogël; të fshijnë historikun e pagesave që kanë bërë ndër vite, derdhjen e kontributeve në sigurimet shoqërore e shëndetësore, etj. Është një shpartallim nga të katërta anët. Ata që disponojnë këto informacione, dinë gjithçka për shqiptarët. Situata është tejet kritike, nëse i shtojmë faktin se askush nuk mbajti përgjegjësi për thyerjen e sigurisë dhe paaftësinë për të izoluar në kohë aktivitetin e paligjshëm dhe rikuperuar të dhënat. Për 2 javë, shqiptarët nuk mundën të merrnin asnjë shërbim nga shteti i tyre, as certifikata personale, certifikata pronësie, dëshmi penaliteti e shumë dokumente të nevojshme, duke pësuar një dëm të madh financiar nga vonesa apo mostërheqja. Siguria e portalit e-Albania u shkërmoq lehtësisht, dhe është ende një pre e lehtë për grabitqarët kibernetikë. Nuk përjashtohet mundësia e rrjedhjes së informacionit nga brenda zyrave të shtetit. Administrata ka brenda një kontigjent që punon për interesat e krimit të organizuar”, ka thënë ndër të tjerash Muçollari.

Muçollari ka kërkuar që SPAK të nisë hetimin ndaj AKSH, pasi janë  paguar miliona euro dhe vazhdojnë të paguhen miliona euro nga paratë e shqiptarëve, por puna për të cilën kjo kompani paguhet, rezultoi zero me bisht.

“Autoriteti përgjegjës që zhvillon, administron dhe mirëmban të gjithë infrastrukturën e shërbimeve të qeverisjes elektronike është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njohur shkurt si AKSHI.

Lexo edhe:

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

AKSHI ka kontraktuar Jones Group International, një kompani e huaj që vepron në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në vlerën e perafert 4 miliarde e 300 milion lekë pa TVSH, për të mundësuar sigurinë dhe ruajtjen e të dhënave në sistemet shqiptare të informacionit. Janë paguar miliona euro dhe vazhdojnë të paguhen miliona euro nga paratë e shqiptarëve, por puna për të cilën kjo kompani paguhet, rezultoi zero me bisht. Në ditët në vijim, Partia Demokratike do t’ju bëjë të ditur procedurat që AKSHI ka kryer ne vitet e fundit. Informacionet që disponojmë shpien në përfundimin se AKSHI është një kampion i shpërdorimit dhe abuzimit me paratë publike. Kjo strukturë është në vartësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama, i cili ka detyrimin ligjor të sqarojë shqiptarët se, ku përfunduan të dhënat e tyre dhe si janë përdorur ato. Të bëjë transparencë të plotë menjëherë për rezultatet e hetimit që deklaroi se po vijon, duke filluar me emrat e përgjegjësve direktë, atyre që futën duart, porositësve të tyre dhe të tjerëve që e lejuan këtë poshtërsi! Kërkojmë gjithashtu nga SPAK të nisë menjëherë hetimin ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, si zyrtarja përgjegjëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve të sigurisë së të dhënave, si dhe ndaj eprorit të saj, kryeministrit Edi Rama, të cilit ajo i raporton. Paaftësi apo përfshirje, këtë duhet ta përcaktojë drejtësia! Bashkë do të vijojmë komunikimin ne ditet ne vazhdim, me informacione të tjera lidhur me këtë çështje”, e ka mbyllur Muçollari.

 

Etiketa: AKSHGrigels MuçollariPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
Para

Personat e lindur në këtë shenjë do të bëhen të pasur

TË GJITHA

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş