Konkurrentja e parë që hyri në “Përputhen 4” është Xheni Brahaj. Ajo u shpreh se kërkon një partner të pjekur, besnik, punëtor, mendjehapur dhe largpamës për synimet e veta. Xheni tha se ka pasur frikë për veten kur e imagjinonte në “Përputhen”, por ishte shoku i saj i ngushtë që e bindi të merrte pjesë. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Xheni del në ekran.
Xhenin në vitin 2017 e kemi parë në rolin e Sofies në “Zonë e lirë”, krah Arian Çanit.
Asokohe ajo zgjodhi të mos qëndronte gjatë në këtë emision duke u shprehur se nuk dëshiron të shfaqet në sytë e publikut vetëm si velinë.