• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Genc Pollo: PD të bëjë transparencë mbi “500 000 dollarët rusë” të Lulzim Bashës

09:59 : 14/09/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Ish-deputeti i Prtisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës se “Rusia i dha 500 mijë dollarë PD-së në vitin 2017.

Me anë të një postimi në “Facebook”, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kërkon që partia ku ai bën pjesë të bëjë transparencë “mbi 500 000 dollarët rusë” të Lulzim Bashës. Gjithashtu Pollo i kërkon Berishës dhe Nokës të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

“Sipas mediave ndërkombëtare një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi se agjencitë e zbulimit të ShBA po informojnë konfidencialisht disa shtete për financimet e fshehta të Rusisë ne favor të politikanëve të caktuar në më shumë se 24 shtete. Ned Price zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së i quajti këto financime të Kremlinit si sulm mbi sovranitetin e këtyre shteteve.

Një zyrtar amerikan anonim i deklaroi Agjencisë France Presse se Rusia shpenzoi afro 500 000 USD për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të v 2017.

Si deputet i zgjedhur në v. 2017 i kam besuar shpjegimeve publike të asokohe kryetarit Lulzim Basha se në asnjë mënyrë burimi i financimit nuk ka qenë Rusia ose të tjera shtete apo organizata jo miqësore me Shqipërinë (fatkeqsisht organeve partiake nuk ju paraqit siç parashikon statuti raporti financiar vjetor që mund të hidhte dritë mbi detajet e këtyre pagesave).

Lexo edhe:

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

Këto financime kanë ndodhur jashtë buxhetit zyrtar te partisë dhe kanë përdorur guackat fiskale jashtë vendit tonë. Këtu mund të kemi të bëjmë me parregullsi administrative e ligjore; mbase edhe me shkelje penale.

Por sot nuk kemi thjesht këto probleme të cilat mbeten pjesërisht të pazgjidhura.
Sot kemi të bëjmë me pohime zyrtare amerikane se Basha mori financime në v. 2017 nga një shtet atëhere jomiqësor dhe sot, me agresionin e përgjakshëm kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, një shtet armik.
PDSh si partia që historikisht rrëzoi komunizmin dhe e orientoi Shqipërinë drejt Europës e Perëndimit nuk ka asnjë arsye të mbajë të tilla njolla, hije apo dyshime.

Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm. Raporti i auditimit duhet t’u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në websitin e partisë.

Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash nga aksesi në llogaritë bankare deri tek websiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij. Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.

Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen”, shkruan Genc Pollo.

Etiketa: genc polloLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria është një kazus”, Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

11:14 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

20:37 : 15/07/2025
Para

Sarah Berisha dhe Dj Pm flasin rreth planeve për martesë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com