• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Meta: Ngritja e popullit, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë

19:41 : 13/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh këtë të Martë nga podiumi i protestës te inceneratori i Tiranës, se e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë në vend, është ngritja e popullit.

“Ora e drejtësisë po vjen, sepse populli shqiptar nuk ka çfarë humbet, Rama shporru… Jam i sigurt se përmes protestave qytetare do rivendosim demokracinë sepse në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit, ilegjitimitetit duke filluar nga Kuvendi i shqiptarësi, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit”, theksoi Meta në mbyllje të fjalimit të tij.

Po ashtu, gjatë ligjëratës së tij, ai deklaroi se qeveria me në krye Edi Ramën veproi si një organizatë kriminale në aferën e inceneratorëve, ndërsa shtoi se në të njëjtën mënyrë po vepron edhe me vepra të tjera duke vjedhur qytetarët.

Akuza hodhi edhe ndaj SPAK, institucion për të cilin tha se “vepron me regji” dhe kontrollet nga “partia mavi”.

Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Meta vuri në dukje se taksat taksat e qytetarëve janë harxhuar për një aferë, ndërsa incenerim dhe incenerator funksional nuk ka.

Lexo edhe:

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

“Jemi në një skenë krimi dhe vijmë këtu se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj jemi të gjithë dëshmitarë që s’ka incenerator, s’ka proces incenerimi, gjithçka është vetëm një mashtrim siç është treguar e provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës por edhe të shoqërisë civile, analistë karagozë e të pashitur, e kështu me radhë. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK-u të shohin të vërtetën, të zbatojnë ligjin, të bëjnë detyrën dhe të çeçoje hajdutët rilindas pas hekurave për krimin e vjedhjes së djerës dhe gjakut të shqiptarëve. Majf më me drejtësi me regji”, tha Meta.

“Ne sot vazhdojmë denoncimin e 430 milionë eurove, që është afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur përfyti nga mafiozët rilindas me Edi Ramën që të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë, të një qeverie që lejon qëllimisht një vjedhje qindra milionë euro që shkon drejt e në xhepat e tyre për të blerë zgjedhjet, për të blerë mediat dhe për t’iu mashtruar juve çdo ditë”, u shpreh ai.

“Me këtë objekt qeveria i dhënë trajtimin e mbetjeve për 30 vite një kompanie private offshore që si dihet pronari, me kushtin që do investoheshin 130 mln euro dhe për këtë investim të gjithë qytetarët paguajnë, paguajnë banorët në Tiranë, por dhe taksat që paguajnë qytetarët nga Tropoja në Sarandë, Rama i merr dhe ia dërgon bashkisë Tiranë për të financuar këtë vepër kriminale e cila kërkon 29 euro/ton për trajtimin e mbetjeve. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që bashkia Tiranë të paguante me taksat tona këtë shërbim? A e merr sot kjo bashki shërbimin për të cilën paguhen 29 euro për ton? Ku ndodh incenerimi? Në cilin incenerator? Pse ka frikë qeveria nga transparenca, pse i fshihet llogaridhënies? Pronari pa emër në offshorë duhet të kishte investuar 128 mln euro”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

“Ishte megafirma e Veliajt që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë futi në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafien e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim”, tha Meta.

Etiketa: Ilir Metainceneratori i tiranesproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
Para

"128 mln euro investim"/ Kërpaçi: Nuk 'lahen duart' me një mbjellje peme

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com