• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujë me llaxore, piktori Rama “shan” kryeministrin Rama

21:11 : 07/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me një fjalim pa pikë e presje, në kulmimin e një reagimi që quhet “përroi psiqik”, kryeministri Edi Rama qëndroi përballë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Foli se ka policë të korruptuar të lidhur me krimin, tha se ka policë që marrin ryshfete nga ndërtuesit milionerë që ngrenë pallate pa leje, ka arrogantë e kriminelë që të shtypin me skaf, por këto “probleme” do i zgjidhë për 100 ditë. Kuja është pak për ta vënë përballë deklaratës malinje që të vret dhe shtyp shpirtin edhe më shumë se çizmja e një drejtori policie, që mban veshur uniformën e pushtetit dhe jo të shtetit.

Tashmë që ka plot dhjetë vite që qeveris, duke kthyer policinë në një organizatë partie të lidhur fort me grupet kriminale dhe trafikun e drogës, kreu i qeverisë i ka lënë “afat” 100 kreut të ri të policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku që të ndryshojë imazhin e policisë dhe të largojë “drurët e shtrembër” që sipas Ramës na prishkon këtë stivë të bukur…

Dukej sikur piktori Rama ishte kundër kryeministrit Ramës, madje i gatshëm që ta “shqyente” atë përbindësh që për dhjetë vite mbolli jo vetëm farën e kanabisit anembanë vendit, por policët i ktheu në kultivues plantacionesh dhe ngarkues të drogës që përbyti Italinë përgjatë viteve të arta 2016-2017.

Po ashtu “qytetari Rama” ishte gati të “përshtynte” kreun e qeverisë kur grupe policësh dhe inspektorësh të INUK-ave dhe INUV-rave gjobisnin fshatarë që ndërtojnë një avlli dhe linin në mes të kryeqytetit të lartësohen pallate dhe kulla pa leje.

Lexo edhe:

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

Rama dhe Linda kapen ‘mat’ duke u puthur në lamtumirën e Fatos Nanos/ VIDEO

Si mundet që kreu i qeverisë të gjejë forcë për të përmendur emrin e Jonada Avdiut, 7-vjeçares që e vreu me skaf kryekomisari i Rilindjes? E gjitha kjo ndodhi sot, ku në krah të kryeministrit ishin ministri Çuçi, që nuk mban asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar, drejtoresha e kthyer dhe e rikthyer e INUK-ut Dallëndyshe Biçi dhe mbi të gjithë “qershia” mbi marmalatën e Rilindjes, ish-kryepolici Ardi Veliu, i cili tashmë e tutje do të hetojë policët e korruptuar apo të tjerë që shkelin ligjin me arrogancën apo dhunën ndaj qytetarëve.

Veliun e detyroi të japë dorëheqjen me turpin më të madh, duke shkruar një letër që edhe një nxënës i klasës së dytë fillore do e kopsiste edhe më mirë. Për 11 muaj pasi e hoqën me dorëheqje, vendosi të ishte nën urdhrat e Belës së kryeministrit. Thonë që shkonte shpesh në zyrë dhe qëndronte korridoreve të ministrisë duke bërë komplimente më shumë për takat e eprores, pa menduar për këpucët e një punonjësi të lartë policie, të cilat i përdori si çizme për pushtetin. Sot ai rikthehet sërish në një nga strukturat më domethënëse të Policisë së Shtetit.

Po rikthehet në vendin e “krimit” që la, pasi nëse flitet për drejtues policie të korruptuar, për krerë të emëruar me izmin e pushtetarëve dhe për policë që mbysin me gaz lotsjellës protestues, padyshim që Veliu ishte dirigjent i kësaj “tallavaje politike”. Për katër vite të plota ka qenë në drejtimin e kësaj policie, të cilën sot Rama e cilësoi gati si të blerë nga paraja e krimit apo bosët e ndërtimit, apo si strukturë e paaftë që të zbulojë një ngjarje kriminale si vrasja apo zhdukja e Ervis Martinajt. Si mund të zhbëhet për 100 ditë atë që Rama ka ngritur për dhjetë vite? Piktori “shëtitës” pa pushtet, na kritikoi kryeministrin piktor gjithë pushtet… Koha për të nisur kujën me llaxore!

Etiketa: Edi Ramafjalimpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

19:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

Rama dhe Linda kapen ‘mat’ duke u puthur në lamtumirën e Fatos Nanos/ VIDEO

19:14 : 02/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025
AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

13:45 : 02/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025
Para

Video/ Mjaftojnë 5 minuta, zhbllokohet supersfida Napoli-Liverpool

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com