• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ 22 operacione dhe 513 të arrestuar në 1 javë. Policia e Shtetit bën bilancin

09:54 : 04/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas.

Policia njofton se gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 513 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 344 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim. Po ashtu, janë kapur në total 21 persona në kërkim, nga të cilët: 19 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, arrestimi i bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer është një nga operacionet e përmendura nga policia në njoftimin e përjavshëm.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia e Shtetit, në një javë!Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Lexo edhe:

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

Laborator i sofistikuar kokaine, detaje nga operacioni antidrogë në Greqi: U arrestuan 3 shqiptarë

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Deceit”, “Terminali”, “Miks”, “Tëenty tëo”, “Square”, “Klienti”, “Escape”, “Last time”, “Bared”, “Vollga”, “Green mail 3”, “Measure”, “September”, “Neighbourhood”, “Last summer”, “Road Guard 36”, “Road Guard 37”, “Ndëshkimi”, “Ekstazi”, “Money”, “Pakoja e fundit” dhe “Brain”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Brain”, si rezultat i të cilit u vu në pranga, së bashku me 2 shtetasit shqiptarë që e shoqëronin, një shtetas turk shumë i kërkuar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.- Një delegacion i lartë i Policisë turke erdhi posaçërisht në Shqipëri, për të shprehur falënderimet për kapjen e këtij shtetasi shumë të kërkuar nga Turqia. Falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët vijojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, janë zbardhur dhjetëra raste të vjedhjes së pronës dhe pasurisë së tyre.

Operacionet “Deceit”, “Terminali”, “Tëenty tëo” dhe “Square”, të finalizuara nga strukturat e DVP Tiranë. 4 shtetas në pranga, 2 të tjerë në kërkim; Operacionet “Vollga” dhe “Bared”, të finalizuara nga strukturat e DVP Durrës. Në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre përsëritës i veprës penale; Operacionet “Last summer” dhe “Neighbourhood”, të finalizuara nga strukturat e DVP Vlorë. Në pranga autori i dyshuar i 19 vjedhjeve dhe 2 autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të tjera. Operacioni “Pakoja e fundit”/Pogradec – Në pranga 4 shtetas që vodhën duke shpërdoruar detyrën. Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare, operacioni policor i koduar “Green mail 3”. Në pranga 2 shtetas që tërhoqën nga posta, një pako me kanabis në formë çokollate, të ardhur nga Belgjika.

– Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 513 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 344 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 21 persona në kërkim, nga të cilët: 19 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “September”/Policia e Vlorës vë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. •Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, heroinë, kokainë, MDMA, LSD, tableta me ekstazi, peshore elektronike, bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale, mallra të kontrabanduar dhe 2 automjete.

Operacioni “Ekstazi”/Policia e Shkodrës vë në pranga 4 shtetas që tentuan të trafikonin lloje të ndryshme drogash drejt Malit të Zi.

Operacioni “Ndëshkimi”/Lezhë – Zbardhen 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 thika.

Operacioni “Klienti”/Policia e Tiranës vë në pranga një shtetas që u kap me armë zjarri dhe armë të ftohtë, në lokal.

•Janë goditur 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 31 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 27 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 7 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 278 leje drejtimi, nga të cilat: 231 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 23 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 10 945 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 3 mjete lundruese, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim kombëtar.

•Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë dhënë ndihmë në 4 raste, turistëve që gjendeshin në vështirësi të ndryshme.

Policia e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur orientimin, në Gadishullin e Karaburunit, dhe rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë zonë.

•Janë goditur 5 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësit të Policisë.

•Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia e Shtetit vijon kontrollet masive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

 

Etiketa: arrestimebilanci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

11:50 : 03/07/2025
AKTUALITET

Laborator i sofistikuar kokaine, detaje nga operacioni antidrogë në Greqi: U arrestuan 3 shqiptarë

10:23 : 03/07/2025
RAJONI

Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

12:17 : 02/07/2025
RAJONI

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025
RAJONI

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025
AKTUALITET

U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier/ EMRAT

12:16 : 27/06/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

Kanye West zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Kim Kardashian

TË GJITHA

Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

U shkarkua nga KQZ/ Vendimi: Agim Kajmaku do marrë rrogat e 4 viteve, fiton dhe dëmshpërblim

22:22 : 04/07/2025

Artan Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie

22:18 : 04/07/2025

Tjetër portugez për Laçin, kurbinasit konfirmojnë ndihmësin e trajnerit Amorim

22:07 : 04/07/2025

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

21:59 : 04/07/2025

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

21:50 : 04/07/2025

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

21:35 : 04/07/2025

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

21:29 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com