• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me bast që Rama nuk humbet në bast!

14:50 : 02/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dikush vendos bast në skedina, me mundësi të ndryshme fitimi, ku shpesh del me humbje. Mirëpo basti i vërtetë që gjithnjë del i fituar është ai i kreut të qeverisë Edi Rama. Ai vendosi përfundimisht se do të lejohen bastet online.

Ky ishte “revolucioni i Rilindjes”. Nuk ka më skedina fizike, sepse çdo “shërbim” tani do të merret online, por këtë herë ndryshon vendi dhe “pronari” i vërtetë që do të përfitojë nga këto baste.

Gjithçka ishte gatuar më së miri, për t’i dhënë idenë se kjo nismë e Ramës vjen pasi kishte shumë “presion nga poshtë” nga komuniteti sportiv në vend. Duke nisur nga futbolli dhe vijuar me kreun e KOKSH-it Fidel Ylli (ish-deputet socialist) dhe drejtues federatash të ndryshme që bëjnë boks dhe thyejnë kutitë e votimit sa herë kanë zgjedhje, i sugjeruan Ramës që të ligjëronte bastat online.

Vetë Rama, si një Sulltan i dëgjueshëm, që pranon edhe këshillat e eunukëve u dha fjalën, duke vendosur bast se ai do i lejonte bastet online, por sipas tij më një mbikëqyrje të fortë, e madje edhe me asistencën e kompanive ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

E gjitha ishte një lojë e frikshme që në mes nuk ka çështjen e fatit, sepse që nga koha e ndalimit të lojërave të fatit dhe lotove dhe deri më tani disa personazhe që kontrollonin këtë treg janë zhdukur me “lotarinë e jetës”. Tashmë rruga është e lirë dhe kontrolli do të jetë në duart e qeverisë, e cila ka treguar se kur themi qeveria nënkuptojmë Ramën dhe kur themi Rama nënkuptojmë gjithë qeverisjen.

Nën obrellën e “kompanive ndërkombëtare” që do të japin asistencë në ligjin e ri tashmë është vetëm çështje ditësh që do i hapë rrugë lejimit të basteve sportive online, ku kontrolli është nga qeveria…

Po çfarë e bëri Ramën që të ndryshojë mendim dhe nxisë për ca ditë kanakarë të tij që në emër të zhvillimit të sportit të bërtisnin me të madhe rikthimin e lotove sportive onlinë?

Ky treg ka mbetur bosh, për aq kohë sa disa personazhe që deri para ndalimit me ligj e kontrollonin sot nuk janë më, madje mund të mos jenë për fare.

Në vitin 2018 kur u vendosi çelësin të gjithë lotove dhe kazinove të vogla, të shparndara kudo në Shqipëri, Rama përmendi librat e shenjtë që nuk lejonin bixhozin si një ves e madje mëkat i madh. Ai gjithashtu “preku” zemrat e grave që do u rikthente djemtë dhe burrat në rrugën e drejtë duke mos shkaktuar më drama në familjet tona.

Shumë e përkrahën këtë nismë, por sot ka ndryshuar shumëçka. Nuk do ketë më burra apo dhe të mitur që vendosin skedina në lokalin më të afërt, por ato mund t’i vendosin edhe duke ndenjur në shtëpi, nëpërmjet telefonit…

Ky është “revolucioni i Rilindjes”, por ketë herë vetëm një grusht njerëzish do përfitojnë nga bastet. Me bast që Rama nuk humbet në bast!

Etiketa: bastet sportiveEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

Rama dhe turpi që kapërdihet me verë serbe

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com