• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do më njohin mirë kush jam unë

14:28 : 26/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në një intervistë televizive se personat në kërkim për çështjen e Inceneratorëve po paguajnë në Austri shkrime për të dëmtuar figurën e tij, duke iu referuar një artikulli të disa muajve më parë të një media austriake.

Ai akuzoi Ramën për korrupsion, ndërsa shtoi se “do e njohin shumë mirë se kush është Ilir Meta”.

Meta hodhi poshtë dhe akuzat e ngritura ndaj tij në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Ish-presidenti paralajmëroi dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kam qenë dhe jam këtu, përballë drejtësisë së partisë, por përballë çdo drejtësie, përballë popullit të Shqipërisë, Por ato firmat fët e fët do ta kalojnë katin e SPAK shumë shpejt. Afera e inceneratorëve, është më sterrë. Këtu paguajnë për 3 persona që janë në kërkim në Austri, që kanë ikur në marrëveshje me shtetin. Vazhdojnë dhe paguajnë shkrime për të goditur Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu prej 22 marsit kur doli deputet, edhe tani. ka një detyrë të vështirë se do i duhet të punojë 10 herë më shumë të paktën 25 vitet e tjera, në mënyrë aktive në politikë. Ka përgjegjësi për këtë guxim që ka ndërmarr, jo vetëm ndaj Ramës, por dhe ndaj interesave të shqiptarëve. Kjo do të jetë një çështje e shpejtë, javësh. Këto janë javët e fundit. Do e njohin mirë Metën. Por që nja 200 vjet në Shqipëri, të mos guxojë asnjë të prekë Kushtetutën”, tha Meta.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

I pyetur për akuzat e ngritua ndaj tij në artikullin e gazetës austriake, pas së cilit Halit Valteri bëri kallëzin ndaj Metës në SPAK, ish-kreu i shtetit tha se bëhet fjalë për një fletushkë spekulative, ndërsa tregoi edhe bisedën me dy studiot ligjore, të cilat i kanë sugjeruar që mos të merret me këtë gazetë.

“Është një fletushkë spekulative. Kam vajtur në Vjenë dy herë. Kam takuar dy nga studiot që merren me çështjen e mediave për shpifje. Kam takuar dhe miqtë e mi politikanë që merren me gjëra të mëdha. Më thanë se: ‘do i bën nder kësaj fletushke. Ajo këtë natyrë ka, bën lajme spekulative. Gjyqin ta marrim ne përsipër, se fiton. Nga ky proces do fitosh 10 mijë euro dëmshpërblim, apo ata do publikojnë lajmin. Por ti do i bësh nder kësaj gazete. E fitove ti këtë proces pas 2 vitesh, pastaj këta do marrin një porosi që të shkruajnë diçka për ty. Do thonë; Ilir Meta ishte në Sheraton në Vjenë. Aty do gjejnë që ka qenë ndonjë nga Rusia apo Bjellorusia. Do nisësh një proces tjetër me ta, se këta këtë punë kanë’. Pra, kjo është historia me të famshmen gazetë e ‘madhe’.” tha Meta.

Ai paralajmëroi të tjera denoncime për aferën e inceneratorëve.

“Duhet ta keni ta qartë nuk ka asnjë fakt apo pseudofakt që nga SHBA deri në Zimbabve dhe Zelandën e re për asnjë lloj shkelje të ligjit nga Meta apo LSI në kohën kur Meta ka qenë kryetar i kësaj forcë. Çështja është shumë e qartë. Kjo krijesë e partisë në drejtësi siç ka thënë vetë Rama që SPAK është krijesa jonë, dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës, nuk është problemi im. Angazhimi ynë është që brenda shtatorit mali i fakteve për Ramën, Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK. Deri tani ka kaluar katin e parë. Mali i fakteve do të dalë mbi SPAK. Kemi një regjim mafioz që mbështetet mbi falsifikime”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë paralajmëroi intensifikim të aksionit opozitar.

“Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka! Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm. Është interes publikim, kombëtar. Kapja e shtetit është e qartë. Institucionet që po bëhen qesharake edhe në gusht, kanë përgjegjësi të madhe që nuk dolën dot nga kontrolli i partisë, pasi janë krijuar me manipulime. Ramovici ishte mësuar që t’i fuste të gjitha në xhep, fushën e kishte bosh. Se nuk kishte skuadër përballë. Tani është i tmerruar. Tani ai shpik marrëzira që të bëjë ligj që mos të kandidojë Berisha apo Ilir Meta. Ai nuk e di se në fushë do ketë përballë 80-90 % të qytetarëve shqiptarë. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime të Ramoviç, në cënim të pronës publike, në interes të përzënies së të rinjve të rejave, apo kundër Kosovës, edhe socialistët e fundit që mund të kenë ngelur, gjatë shtatorit do reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Ramën, do e flakin atë dhe do e përbuzin”, tha Meta.

Etiketa: Edi RamaIlir Metainceneratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

Maliqi: Meta do të vrasë me një gur zogun e Tiranës dhe lakuriqin e Surrelit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com