• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pazar mes Rilindasve/ Skerdi Drenova, 150 mijë euro të paligjshme për Afrim Qendron

13:16 : 25/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Historia e skandaleve qindra-mijëra euro me tenderat e zhvilluar nga institucionet shtetërore, për fat të keq, tashmë ka marrë trajtat e një situate rutinore, ku shkeljet janë të përditshme, ndërkohë që reagimi i institucioneve ligjzbatuese është afërisht Zero.

Në morinë e institucioneve problematike me tenderat, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) nën drejtimin e Skerdi Drenovës ka një vend “nderi”, për shpeshtësinë e tenderave abuzive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të përfunduar në Maj të këtij viti, ka identifikuar disa procedura tenderuese të kryera në kundërshtim me ligjin.

“Boldnews.al” ka veçuar njërin prej tyre. Ndoshta jo më i shtrenjti, por me shkeljen më flagrante, sipas konstatimeve të KLSH-së.

Lexo edhe:

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

Në 26 Shkurt 2020, vetëm pak ditë pasi Skerdi Drenova ishte emëruar në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, institucioni shpall tenderin “Përditësimi i moduleve, topologjisë dhe analizave për aplikacionet e rrjetit EMS”, me fond limit 178 milionë lekë të vjetra.

Në foto: Tenderi i OST-së me fond 178 milionë lekë të vjetra

Në tender merr pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili shpallet edhe fitues.

Kompania është “Start & Co”, e cila zotërohet 50 përqind nga Anila Qendro, bashkëshortja e prefektit aktual të Tiranës, Afrim Qendro.

Në foto: Kompania “Start & Co” zotërohet në 50 përqind nga Anila Qendro, bashkëshortja e Afrim Qendro

Zyrtari Qendro është një prej njerëzve më të promovuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai ishte drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, kur shpërtheu skandali i “Unazës së Re”.

Një kompani fantazmë, “DH-Albania” fitoi tenderin mbi 20 milionë euro për ndërtimin e lotit të dytë të segmentit “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, në Tiranë.

Pas shpërthimit të skandalit, Rama u detyrua ta largojë Qendron nga ARRSH dhe përkohësisht e vendosi si dublues të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pasi ky i fundit nuk po i bindej më liderit të tij politik.

Paralelisht me karrierën e tij institucionale, edhe kompania e familjes së Qendros vijon aktivitetin e saj me progresion rritës në fitimin e tenderave publikë.

Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdit të OST-së për aplikacionet EMS.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.”

Në foto: Shkeljet e konstatuara nga KLSH për procedurën e fituar nga “Start & Co”

Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.

Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Etiketa: afrim qendroklshostskeri drenovatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

10:17 : 13/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita

12:17 : 10/07/2025
AKTUALITET

Tiranë–Durrës, qeveria kujtohet që është emergjencë kur degradimi arrin kulmin! Hapet tenderi

12:59 : 09/07/2025
Para

Ndahet nga jeta piktori dhe pedagogu Myrteza Ulqinaku

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com