• Kontakt
Sunday, January 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Flet drejtorja e autoritetit të dosjeve/ Pse rasti “Meta” nuk u zbulua më parë

21:37 : 25/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE
Flet drejtorja e autoritetit të dosjeve/ Pse rasti “Meta” nuk u zbulua më parë

Në këto 3 dekada në Shqipëri janë bërë disa përpjekje ligjore mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, por sipas studiuesve ato kanë qenë mekanizma që i kanë shërbyer më së shumti, partisë në pushtet, për të goditur kundërshtarët politikë, ose ata në radhët e saj.

Në vitet 1995 dhe 1997, u ngritën dy komisione për pastërtinë e figurës, që njihen si komisioni Mezini dhe Bezhani. Ato pajisën me certifikatë pastërtie rreth 800 zyrtarë. Në vijim pati edhe disa përpjekje të tjera ligjore, por pa sukses, për të mbërritur tek ligji i vitit 2015, që sanksionon të drejtën e çdo të interesuari të informohet për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit.

Pranë këtij autoriteti, përveç shërbimit diplomatik, policisë dhe organeve të reja të drejtësisë, asnjë institucion tjetër nuk ka detyrim ligjor të kërkojë informacion për të zgjedhurit apo emëruarit e tij, nëse figurojnë ose jo të lidhur me sigurimin e shtetit.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, i tha Zërit të Amerikës, se në vijimësi i ka kërkuar Kuvendit ndryshime ligjore që sanksionojnë detyrimin e verifikimit të çdo kandidati për detyra të larta, por dhe personave që propozohen për dekorime dhe medalje.

“Verifikimi mund të ndodhë, nga institucionet nga pushteti vendor nga partitë, por nuk është i detyrueshëm. Disa institucione i sjellin disa jo. Dy partitë kryesore nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim, ndërkohë që i kanë sjellë partitë e vogla, të cilat nuk janë aq prezente në parlament.

Lexo edhe:

Largimi i shqiptarëve, Sula “jep” zgjidhjen: Mjafton që në Shqipëri të mos vidhet

Ndryshon tarifa e sigurimit të automjetit, paguhet sipas kategorisë dhe fuqisë motorike

Do ishte e udhës që të gjithë institucionet, partitë, dhe pushteti vendor të kalojë në filtrin tonë. Dhe propozimi ynë përmes vetëdeklarimit të kandidatëve për pushtetin vendor ose qendror në zgjedhje të jetë i detyrueshëm. Institucioni më pas do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin.

Ajo që vihet re është se pavarësisht motivit për të cilin ne e zbatojmë ligjin dhe zbardhim dokumentet dhe informacionet ia japim publikut, natyrisht politika kërkon ta përdorë për interesat e veta. Nga ana tjetër dhe media shpeshherë është sipërfaqësore dhe nuk shkon thellë në hulumtime. Media dhe politika na bëjnë sfidë, por ajo që bëjmë ne, zbardhja e dokumenteve, është një punë që e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne duam që publiku shqiptar të njohë të dhënat, të njohë kandidatët për detyra të larta dhe të votojë i lirë, i qetë dhe i informuar. Të votojë për njerëz që janë ta pashantazhueshëm. Duhet kuptuar që pa informacion debati për të shkuarën nuk është i plotë”, – i tha Zërit të Amerikës Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një prej mangësive serioze që has Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas Zonjës Sula, lidhet me pengesën ligjore për të verifikuar personat që janë pajisur në të shkuarën me certifikatë pastërtie nga dy komisionet Mezini dhe Bezhani.

Këtu bën pjesë dhe rasti i ish-presidentit Meta. E vënë në lëvizje nga një indicie përmes, autoriteti pak kohë më parë i nisi një shkresë kuvendit, ashtu si dhe për 5 raste të tjera më herët, se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e një dokumenti që e lidhte ish-kryetarin e shtetit me ish-sigurimin e shtetit.

Autoriteti sugjeronte heqjen e nenit nga ligji për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave të certifikuar nga dy komisionet e mëparshme. Verifikimi i para 20 viteve me atë tani, sipas kryetares së autoritetit Gentiana Sula, është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë, si dhe mundësisë së një hulumtimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj.

“Ne kemi pasur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme.

Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Ministria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë.

Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë.

Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, – thotë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së tij me sigurimin e shtetit dhe ka njoftuar se do të padisë Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, për shkelje të rënda dhe të qëllimshme të ligjit, siç thotë ai, në shërbim të shantazhit politik për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër shumica e majtë ka dorëzuar në parlament dy nisma ligjore që përkojnë me propozimet e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit.

Praktikisht bëhet fjalë për një ndërhyje në Kodin Zgjedhor (kërkon shumicë të cilësuar 84 vota, që shumica e vetme nuk i ka) që detyron partitë të verifikojnë kandidatët për deputetë, kryetar bashkie dhe të këshillave vendor dhe vetë kandidatët të plotësojnë një formular vedëklarimi, si dhe shfuqizimin e nenit në Ligjin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave që kanë marrë certifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme qe ushtruan aktivitetin e tyre në vitet 90.

Krahas propozimeve të shumicës edhe PD ka paraqitur në kuvend një projektligj për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga viti 1944-1990. /Marrë nga VOA

Etiketa: dosjetsigurimisula

Lajme të lidhura

Largimi i shqiptarëve, Sula “jep” zgjidhjen: Mjafton që në Shqipëri të mos vidhet
AKTUALITET

Largimi i shqiptarëve, Sula “jep” zgjidhjen: Mjafton që në Shqipëri të mos vidhet

19:10 : 23/01/2023
Ndryshon tarifa e sigurimit të automjetit, paguhet sipas kategorisë dhe fuqisë motorike
AKTUALITET

Ndryshon tarifa e sigurimit të automjetit, paguhet sipas kategorisë dhe fuqisë motorike

08:57 : 15/01/2023
Sula për vjedhjen në shtëpinë Alda Klosit: S’besoj se i ka paratë nga kursimi
AKTUALITET

Sula për vjedhjen në shtëpinë Alda Klosit: S’besoj se i ka paratë nga kursimi

22:44 : 09/01/2023
Sula: Mungesa e ndihmës nga qeveria po çon në faliment biznesin vendas
AKTUALITET

Sula: Mungesa e ndihmës nga qeveria po çon në faliment biznesin vendas

10:50 : 05/01/2023
PROFIL/ Kush është kreu i ri i SPAK, dosjet e bujshme të Altin Dumanit
AKTUALITET

PROFIL/ Kush është kreu i ri i SPAK, dosjet e bujshme të Altin Dumanit

16:05 : 16/12/2022
Çudi shqiptare/ Sula: Konsumi i karburanteve rritet, sasia e importuar bie
AKTUALITET

Çudi shqiptare/ Sula: Konsumi i karburanteve rritet, sasia e importuar bie

19:44 : 15/12/2022
Para
LIVE/ Florian Marku zbret në ring, ndiqni duelin

LIVE/ Florian Marku zbret në ring, ndiqni duelin



TË GJITHA

Horoskopi 19 dhjetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi i datës 29 janar 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

23:52 : 28/01/2023
Ndodh surpriza! Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpinë e BBVIP

Ndodh surpriza! Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpinë e BBVIP

23:49 : 28/01/2023
Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët

Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët

23:47 : 28/01/2023
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e dielë, 29 Janar 2023

23:40 : 28/01/2023
Sulmet në Jeruzalem, Izraeli paralajmëron për reagim të fortë

Sulmet në Jeruzalem, Izraeli paralajmëron për reagim të fortë

23:35 : 28/01/2023
Manchester United në 1/8-at e Kupës së Anglisë, “Djajtë e Kuq” mposhtin Reading

Manchester United në 1/8-at e Kupës së Anglisë, “Djajtë e Kuq” mposhtin Reading

23:29 : 28/01/2023
“Nëse nuk fitoj unë, Amerikën do e udhëheqin komunistët dhe marksistët”

“Nëse nuk fitoj unë, Amerikën do e udhëheqin komunistët dhe marksistët”

23:28 : 28/01/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com