• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH: Bizneset dhe konsumatorët presin rritje rekord të çmimeve

09:26 : 18/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Pritjet për inflacionin janë rritur sërish në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, bizneset presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë 10.6%, ndërsa në tremujorin e mëparshëm pritshmëritë e tyre ishin në nivelin 3.3%.

Konsumatorët presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë në nivelin 9.6%, nga 7.3% që kishte qenë pritshmëria mesatare një tremujor më parë. Këto janë vlerat më të larta historike të shënuara ndonjëherë në seritë e vrojtimeve. Analiza e pritjeve për inflacionin bazohet në rezultatet e vrojtimit periodik të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve, si dhe në vrojtimin e pritjeve të agjentëve financiarë.

Tendenca rritëse e pritjeve të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen është në linjë me ato të konsumatorëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se konsumatorët dhe bizneset janë të prirur të krijojnë pritshmëri që ndjekin tendencat e vlerave faktike të inflacionit.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve. Ndikimi i pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë kanë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve bazë dhe pasiguritë në tregjet përkatëse, duke u përçuar në rritjen e shpejtë të pritjeve për inflacionin nga ana e konsumatorëve. Rezultatet tregojnë se pritjet janë në përgjithësi më të larta për individët me të ardhurat më të ulëta, shpenzimet e të cilëve janë të orientuara më shumë drejt mallrave ushqimore.

Të dhënat e Instat tregojnë se në muajin korrik arriti nivelin 7.5%, më i larti qysh në periudhën e krizës së vitit 1997. Specifikisht, inflacioni i produkteve ushqimore shënoi gjithashtu një vlerë rekord në më shumë 20 vjet, duke prekur nivelin 13.2%. Këto zhvillime janë reflektuar në pritshmëri për inflacion edhe më të lartë mes bizneseve dhe sidomos mes konsumatorëve.

Lexo edhe:

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

Ndërsa pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritjet për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%. Sipas Bankës së Shqipërisë, të tri seritë kanë shënuar vlera nën inflacionin faktik të tremujorit të dytë. Ky zhvillim tregon që ndonëse prirja rritëse e inflacionit është reflektuar në pritjet e agjentëve financiarë, por ato përgjithësisht vijojnë të mbeten më afër objektivit për inflacionin.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatoi se inflacioni ka marrë përmasa më shqetësuese, të reflektuara sidomos në rritjen e inflacionit bazë, që përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe në rritje me 3.1

pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë, tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë. Kjo analizë besohet se ishte një nga faktorët kryesorë që shtyu Bankën e Shqipërisë të shpejtojë ritmin e normalizimit monetar, duke e rritur normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje në fillim të këtij muaji dhe duke e çuar në nivelin 1.75%.

/Monitor.al/

Etiketa: BSHinflacioniRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Metoda e Eurostat, rritet inflacioni prej çmimeve më të larta të ushqimeve

14:46 : 16/04/2025
AKTUALITET

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

08:54 : 15/04/2025
AKTUALITET

Inflacioni ra në 1.9% në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta

15:44 : 13/02/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit

12:10 : 20/01/2025
AKTUALITET

Mallrat e shportës u rriten më shumë se inflacioni në vitin 2024

08:13 : 14/01/2025
Para

Ç'katil qeveri është kjo që ndalon barnat e Perëndimit në farmaci?!

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com