• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhet e munguara të Presidentit Begaj në Kosovë!

21:12 : 15/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Enver Bytyçi

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë. Takoi presidenten Osmani dhe po takon me radhë kryetarin e parlamentit, zotin Konjufca, si dhe kryeministrin Kurti. Presidentja dhe kryeministri mund të kenë folur edhe tet a tet (kopf an kopf), pra kokë më kokë, në katër sy. Nëse po, atëherë së paku nuk ka patur nevojë të kenë përkthyes. Sepse si e ka sjellë punën Edi Rama në marrëdhëniet me Kosovën, mund të shkohet deri te përdorimi i përkthyesit për të dëshmuar largësinë midis palëve. Por për presidentin Begaj është heret të mendohet kësisoj, edhe pse ai është produkt i autokratit Rama.

Kjo është vizita e parë e presidentit të ri jashtë vendit. Dhe ishte e natyrshme të ndodhte kështu. Megjithatë do të doja të bëja një analizë empirike rreth deklarimeve të presidentit shqiptar në Prishtinë. Në konferencën për shtyp zoti Begaj u zotua për të njëjtat gjëra që zotohet edhe kryeministri Rama. Nuk doli jashtë tyre. Pra nuk foli për çeshtje të cilat Iikonteston qeveria dhe institucionet e Kosovës ose zoti Rama, sidomos në raportet midis kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë, Open Balkans e tjerë.

Temat që artikuloi ai kanë të bëjnë me vlerësimin e lartë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar se “asnjë raport i trilluar nuk e zbeh dot këtë trashëgimi të lavdishme”! Pra duke risjellë në vëmendje si akt patriotizmi rezolutën e parlamentit të Shqipërisë (në fakt të Edi Ramës) drejtuar Këshillit të Europës. Në këtë rast do të mjaftonin fjalët dhe vlerësimet për UÇK-në, ndërkohë që implikimi në një lloogari personale të Edi Ramës me Hashim Thaçin ishte i panevojshëm. Sepse rezoluta, në kushtet që vetë i akuzuari, zoti Thaçi, nuk e paditi Dick Marttyn në gjykatë, siç kishte premtuar, është me ndikim zero për fatin e të akuzuarve në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Shkurt, presidenti i Shqipërisë nuk duhet të bëjë vizita me axhendë të kryeministrit. Nëse vazhdon me këtë stil, atëherë do të konsiderohet si noter i tij.

Presidenti Begaj me të drejtë tha se “Liberalizmi i vizave për Kosovën është premtim i vonuar…” Por ky është thjesht një konstatim. Madje edhe Beogradi nuk e ka kontestuar ndonjëherë liberalizimin e vizave me Kosovën. Sepse kjo nuk cënon “sovranitetin” serb në këtë vend të pretenduar nga kushtetuta e Serbisë. A je i zoti zoti President t’i thuash Brukselit se “Nëse ju nuk liberalizoni vizat deri në një kohë të dhënë, atëherë unë, kreu i shtetit shqiptar, do t’u jap nënshtetësi qytetarëve të Kosovës së persekutuar”! E bën dot këtë?! Jo të japësh shtetësinë, por më parë të japësh një afat të arsyeshëm për BE-në. Nuk e bën dot o president “sovran” i një vendi “sovran”!Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për t’iu qarë hallin, ata duan t’ua zgjidhim hallin. Kot t’ju them: Të jeni i sigurt zoti Begaj se nëse BE do të kishte vonuar liberalizimin e vizave për Serbinë, siç bëhet me Kosovën, këtë kërcënim ndaj Europës do të kishte bërë Edi Rama! Po Kosova nuk është Serbi edhe në këtë pikëpamje!

Lexo edhe:

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Ajo çfarë më ra në sy ka të bëjë me angazhimin e zotit president të Shqipërisë për të promovuar përmes Këshillit të Sigurimit shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo është detyrë kushtetuese, të cilën do të duhet që presidenti t’ia kërkojë publikisht kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të vendit të tij. Për këtë ai duhet të ketë një axhendë përgjegjësie, kontrolli e informimi. Nëse zotimi bëhet në emër të zotit Rama, atëherë është diçka tjetër. Por kryeministri nuk do ta pyesë presidentin, nëse në Këshillin e Sigurimit do të promovohet ose jo shteti i pavarur i Kosovës. Nga ana tjetër ne kemi parë se si kryeministri promovon pa limit shtetin e Serbisë dhe bën avokatinë e tij. Dy kunguj nuk mbahen në një dorë, aq më tepër që këta dy kunguj rrokullisen për t’u përplasur me njëri-tjetrin. Në këtë kuptim edhe kjo deklaratë është propagandë, premtim futurist!

E vetmja deklaratë esenciale politike mbetet ajo për mbështetjen e plotë të së drejtës legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen sundimit të ligjit në veri të vendit. Dhe konstatimi se “Realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm”. Për mua ky angazhim i presidentit shqiptar, Bajram Begaj, është obligativ. Por edhe kjo do ta vendosë atë në kundërshti me kreun e ekzekutivit! Praktikisht unë kam dyshimet e mia të bazuara dukshëm në prova dhe argumente, nëse kryeministri Rama e konsideron realitetin e Kosovës së pavarur si të pakthyeshëm ose jo. Unë vazhdoj të besoj se Edi Rama vijon të punojë për ndarjen e saj dhe zhbërjen e këtij shteti. Dua të jem i gabuar, por ama nuk dua që presidenti im të jetë aq naiv, sa të mos e kuptojë intrigën e lojës politike që bëjnë kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë kundër Kosovës. Mjafton të lexojë agresivitetin e arrogancën anti-kosovare të Aleksandër Vuçiq dhe heshtjen ose nganjëherë mbështetjen që atij i jep Edi Rama!

Gjithësesi vizita e presidentit të Shqipërisë në Kosovë është gjithnjë një ogur i mirë dhe një përpjekje së paku për të sqaruar realitetet kundërthënëse midis Tiranës dhe Prishtinës së sotme sa i përket çeshtjeve të përbashkëta. Çeshtje e përbashkët është edhe qëndrimi ndaj Open Balkans. Shpresoj që zoti Begaj ta ketë marrë mesazhin e zonjës Osmani dhe zotit Kurti për këtë lloj inciative që synon pikërisht atë që thashë më lart, zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, për të cilën presidenti thotë se është e pakthyeshme!

Fjalë, zotëri, fjalë!

Etiketa: BegajKosovamesazhe

Lajme të lidhura

SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

15:10 : 07/08/2025
RAJONI

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas vendimit të Gjykatës Speciale: Po rishkruhet historia jonë

17:20 : 06/08/2025
RAJONI

Varka përplaset në bregun shkëmbor në Greqi, në bord 7 shqiptarë nga Kosova dhe një amerikan

15:25 : 06/08/2025
RAJONI

Kosova: Serbia arrestoi padrejtësisht një tjetër qytetar tonin

15:52 : 05/08/2025
RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

12:01 : 04/08/2025
Para

VIDEO/ Fantastik Di Maria, Juventusi merr avantazhin përballë Sassuolos

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com