• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritan Agolli i FSHZH-së hap “thesin”, 13 mln euro për pistën e Formula 1 në Elbasan

13:07 : 15/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pak javë më parë, BoldNews.al, publikoi një investigim sesi një tender i majmë, për ngritjen e satelitëve, dështoi pasi asnjë nga firmat nuk preferoi të jepte ofertë. Një vlerë e madhe, rreth 7.2 milionë USD ishte akorduar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, për “tekat” e kryeministrit, i cili deklaroi nga salla e Kuvendit se do të “ngremë satelitë në hënë”. Megjithëse duhet të ishin ngritur në mars 2022, këto satelitë s’po ngrihen gjëkundi, as në letra.

Ndërkohë, nga satelitët, kryeministri vijoi me një tjetër “ëndërr”, bërjen e një pistë të Formula 1 në Shqipëri, pikërisht në Elbasan. Sipas kryeministrit, një projekt ambicioz, madje e lanccoi edhe në 3D, ndërsa ka angazhuar një mori institucionesh që të hedhin para’ për këtë projekt. Rama synon që të kopjojë Erdoganin, por e harron se pista e Turqisë, megjithëse ka pritur disa gara të Formula 1, është “përjashtuar” kohët e fundit.

Aktualisht, as Gjermania nuk ka një pistë që të mirëpresë garat e Formula 1, ndërsa një gjë të tillë e synon Shqipëria. Në morinë e pistave të reja dhe atyre tradicionale, shanset që vendi ynë të mirëpresë një garë të tillë janë shumë shumë minimale. Mund të përfundojmë te F3, se garat e F2-shit bëhen në të njëjta pista si ato të F1-shit.

Tenderat që pritet të shpallë FSHZH, ku vetëm në dy procedura mbështetëse janë akorduar 13 milionë euro

Por, kryeministri jonë vijon të “ëndërrojë”, teksa ëndrrat i ka me shumë zero. Ai ka angazhuar Drejtorinë e Transportit Rrugor, Bashkinë e Elbasanit dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për nisjen e procedurave. I pari në radhë është vënë Dritan Agolli, i FSHZH-së, i cili pas skandaleve të njëpasnjëshme, është vënë në shërbim fillimisht të Erion Veliajt dhe tashmë të Edi Ramës. Natyrisht, një institucion “privat” brenda shtetit, i cili tenderon dhjetëra miliona euro në vit. Agolli po synon që të “mbrohet” nga këta shtetarë, ndërsa ka hapur “thesin” për qoka.

Lexo edhe:

E rëndë në Elbasan/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, FSHZH-ja dp të hapë dy tendera, ku vlera e të dyve është plot 13 milionë euro. Të dy tenderët kanë lidhje me pistën e Formula 1 në Elbasan. Objekti i parë është “ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan”. Bëhet fjalë për loti 2, “argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin”. Fondi limit për këtë procedurë është 759.108.248 lekë.

Ndërkohë, procedura e dytë është sërish infrastruktura mbështetëse e Auto-Moto Park, që kanë të bëjnë me rrugët e aksesit. Në dokumente thuhet se do të ndërtohen rruga “Nezir Muzhaqi”, segmenti i parë dhe rruga “Zija Luniku”, segmenti i dytë. Fondi për këto rrugë është 547.562.825 lekë. Pra, të dy tenderët, kanë një vlerë më shumë se 13 miliardë lekë të vjetra, ose me TVSH, rreth 13 milionë euro.

Këto vlera janë vetëm për infrastrukturën mbështetëse, pasi nëse pista do të ndërtohet sipas projektit të paraqitur, me tribuna, bokset e skuderive, apo me asfaltin apo shikanët, vlera duhet.

https://www.forbes.com/sites/csylt/2017/03/13/the-1-billion-cost-of-hosting-an-f1-race/?sh=748c04a44f79
(Hulumtimi i Forbes: Për të pritur një garë të Formula 1 duhen 1 bilion USD)

Por, sa kushton ngritja e një piste të Formila 1? Vitet e fundit, vendet që kanë ndërtuar pista për pritjen e garave të shpejtësisë, Formula 1, janë vende të fuqishme ekonomike, apo ato që kanë më shumë tifozë. Pista e Jeddah është ndërtuar e re në Arabinë Saudite, e cila ka pritur gara, ashtu si edhe pista në Miami në SHBA.

Ndërkohë, vitin tjetër do të presin gara edhe pista në Las Vegas në SHBA dhe pista e Hanoit në Vietnam. Por, duke ditur që SHBA-ja i përballon kostot e ndërtimit, sa ka kushtuar pista në Hanoi? Sipas mediave, ndërtimi i pistës do të kushtojë plot 475 milionë USD. Këtu, pa specifikuar infrastrukturën mbështetëse.

Por, për kostot e pritjes së një gare të Formula 1, ka bërë një hulumtim revista Forbes, e cila ka specifikuar se një vend për të pritur një garë të tillë i duhen plot 1 bilion USD. Detajet mund ti lexoni në linkun e artikullit më sipër. Por, a e përballon dot Shqipëria këtë shumë?!

Etiketa: Dritan Agollielbasanformula Itenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

16:29 : 27/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori

11:04 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, arrestohen dy persona

08:33 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punëtori i pastrimit

20:52 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Banjot publike në Elbasan vatër infeksioni dhe papastërtie, higjiena inekzistente

18:09 : 24/09/2025
Para

"Mafiozë, hiqni dorë"/ Berisha: Porti i Durrësit nuk mund të ndryshojë destinacion

TË GJITHA

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025

Vrasja në Babrru/ Momenti kur autori largohet nga vendgjarja duke folur në telefon, fsheh dorën me gjak

14:18 : 03/10/2025

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohen dy të moshuar në stan në Tropojë

14:05 : 03/10/2025

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

13:50 : 03/10/2025

Berisha ngre dyshime: FBI e priste Ramën në aeroport? Vizat dhe takimet, të gjitha të anuluara

13:42 : 03/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e procesit llogaritet të jetë 306 mln lekë

13:41 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com