• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdhi nga Anglia për vëllanë e sëmurë, si u arrestua Sokol Bode

18:07 : 12/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Sokol Bode u arrestua mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Berat, ndërsa kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Prej kohësht ai ndodhej në Angli, ndërsa autoritetet shqiptare e kishin shpallur person në kërkim kombëtar e ndërkombëtar prej 4 vitesh, por pa mundur t´a kapin deri mbrëmjen e 11 gushtit.

“Qetësohu se kjo dihej tani…”, shte fraza që Bode i ka drejtuar nënës së tij, e cila ka shpërthyer në lot, kur në derën e shtëpisë ka parë forcat operacionale dhe ato Shqiponja, që i kanë vendosur prangat djalit të saj.

Arrestimi i Bodes u krye nga Policia së Beratit, rreth orës 21:40 të së enjtes, ndërsa ish-kreu i Postës së Policisë së Dhërmiut, ndodhej në banesën dy katëshe ku jetonte vëllai i tij i sëmurë dhe familjarë të tjerë.

Nuk dihet nëse policia ka pasur informacione që nga momenti kur Bode ka hyrë në territorin shqiptar, apo ai është tradhëtuar për kthimin në Shqipëri nga persona që mund të ishin në dijeni. Ish-drejtuesi i Postës së Policisë së Dhërmiut mësohet se prej të paktën 4 vitesh ka qëndruar jashtë Shqipërisë, ndërsa ka dalë nga pika e Kalimit Kufitar në Murriqan, por ende nuk janë dhënë detaje se si ai ka hyrë në territorin e vendit apo identiteti që ai mund të ketë përdorur.

Lexo edhe:

Qytetarja në Berat nuk regjistron dot aktin e martesës, s’ka sistem në e-albania!

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

Ai është shoqëruar në ambijentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës. Për aksionin që u ndërmor mbrëmë u informua vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi të mundshëm. Por aksioni shkoi siç duhej.

Kush është Sokol Bode?

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ndërsa më 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela.

Etiketa: arrestimiBeratbode

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarja në Berat nuk regjistron dot aktin e martesës, s’ka sistem në e-albania!

20:54 : 20/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

09:56 : 14/05/2026
AKTUALITET

Aksident në qendër të Beratit, makina përplas kalimtarin

15:40 : 08/05/2026
AKTUALITET

Motori përplaset me makinën në Berat, humb jetën 57-vjeçari (Emri)

13:48 : 04/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë në lagjet e Beratit, arrestohen 4 persona

11:37 : 21/04/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Berat, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

09:10 : 14/04/2026
Para

Plagosja e punonjësit të IMT, arrestohet autori /Emrat

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom