• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Sulejman Kurtit

17:03 : 11/08/2022
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i vlerësoi të pabazuara pretendimet e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti për kostot u ulëta të ndërtimit të një banese me punë vullnetare.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, duke i cilësuar të pabazuara gjithë shkaqet e ngritura prej tij në ankim për cënim të procesit të rregullt ligjor, si dhe pjesën më të madhe të pretendimeve për pasurinë.

Kurti u shkarkua nga detyra më 6 nëntor të vitit 2019, pasi KPK konstatoi balanca financiare negative në vlera të konsiderueshme për ndërtimin e një shtëpie në Librazhd dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ai u vlerësua se kishte arritur nivel kualifikues për profesionalizmin, ndërsa një raport i dytë i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që rekomandonte papërshtatshmërinë për të vazhduar detyrën, nuk e bindi KPK-në.

Sulejman Kurti e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për gati një dekadë si gjyqtar në Librazhd. Me shkrirjen e kësja gjykate në vitin 2007, ai u emërua në Elbasan kun ë vitin 2016 u promovua si drejtues i asaj gjykate.

Kurti ka paraqitur bashkëlidhur ankimit rreth 18 prova të reja, të cilat ka pretenduar se nuk ka mundur t’i dorëzonte në Komision pasi janë siguruar pas dhënies së vendimit në shkallën e parë. Kolegji nuk i ka pranuar këto akte me argumentin se subjekti nuk arriti të vërtetojë se nuk ka qenë faji i tij që nuk ka mundur t’i paraqesë gjatë hetimit administrativ në Komision. Po ashtu, KPA ka konkluduar se ato nuk janë të nevojshme pasi nuk përmbajnë ndonjë të dhënë apo fakt që do të ndikonte në shqyrtimin e ankimit në tërësi.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

Kurti është gjetur në Komision në pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie në Librazhd mbi një truall me sipërfaqe 163 m2. KPK konstaton se kati i parë i kësaj shtëpie është ndërtuar në vitet 1997 – 1998, ndërsa kati i dytë dhe çatia në vitin 2005. Për këtë pasuri, gjyqtari Kurti ka deklaruar vlerën 3.7 milion lekë, të përllogaritur në bazë të një aktvlerësimi të vitit 1998 në të përgatitur nga Bashkia Librazhd për shpenzimet e katit të parë në shumën 1.8 milion lekë dhe të një preventivi në vlerën 1.9 milion lekë për katin e dytë, të ndërtuar në vitin 2005.

Ai ka deklaruar gjatë hetimit administrativ se për të ndërtuar shtëpinë në Librazhd është ndihmuar nga familjarët. Kurti ka shpjeguar para Komisonit se në mënyrë artizanale kanë prodhuar 14 mijë tulla, dy furra me gëlqere dhe kanë grumbulluar inerte në lumë, si gurë, zhavorr dhe rërë.

Në vendim evidentohet se vlera e kostos së ndërtimit e referuar prej Kurtit është disa herë më e ulët se ajo që rezulton për ndërtimet e kryera në kohën e krijimit të pasurisë së tij. Komisioni i ka kryer përllogaritjet e kostove sipas parashikimeve e akteve ligjore dhe nënligjore që i referohen EKB-së, duke mbajtur në konsideratë sipërfaqet e ndryshme të ndërtuara për secilin vit bazuar në deklarimet e subjektit.

Kurti ka pretenduar se analiza financiare e Komisionit nuk qëndron pasi është e mbështetur në çmimet e referencës, por ky shkak ankimi është gjetur i pabazuar nga KPA. “[…]Në kushtet e mungesës së kontratës së shitjes, përllogaritja e tatimit për efekt rivlerësimi, nga ana e ZVRPP Librazhd është bazuar në koston mesatare të ndërtimit në kohën kur ai është realizuar, referuar përcaktimeve të Entit Kombëtar të Banesave”, konstaton Kolegji dhe e cilëson të drejtë dhe të arsyeshëm referimin që Komisioni ka bërë tek kostoja mesatare e ndërtimit, e përcaktuar ndër vite prej EKB-së.

“Trupi gjykues vlerëson se pavarësisht faktit që subjekti pretendon se i ka prodhuar vetë materialet për ndërtimin e objektit, si tulla, gëlqere etj., këto pretendime të subjektit mbeten në kuadrin deklarativ, të paprovuara me dokumentacion justifikues ligjor”, citohet në vendim.

KPA ka kryer analizën financiare për periudhën 1992-1998, nga ka rezultuar balancë negative në shumën 1.1 milion lekë për ndërtimin e katit përdhes në Librazhd, si dhe për të përballuar shpenzimet familjare. Kolegji ka marrë në konsideratë në mënyrë hipotetike edhe pretendimin e subjektit në ankim për llogaritjen e kostos së ndërtimit, duke zbritur disa elemente bazuar në manualet e preventivimit të punimeve të ndërtimit, por sërish ka rezultuar pamundësi financiare për kryerjen e këtij investimi.

Ashtu si Komisioni, edhe KPA nuk i ka vlerësuar bindëse kontratat e depozituara nga subjekti për pasuri në pronësi të personave të tjerë, me qëllim përdorimin e tyre për analogji për provimin e kostove të objektit të tij.

“Përdorimi me analogji i kontratave apo dokumenteve të tjera mund të kryhet në kushtet e mungesës së parashikimeve ligjore për përcaktimet e çmimeve dhe kostove të ndërtimit në periudhat përkatëse[…], konstaton KPA dhe e ka gjetur Kurtin në pamundësi financiare në shumën 3.3 milionë lekë edhe për investimin e kryer në vitin 2005 për ndërtimin e katit të parë, çatisë së shfrytëzueshme dhe shtesës.

Po ashtu, është rrëzuar pretendimi tjetër i Kurtit se janë përdorur dy standarte nga Komisioni në analizën financiare. Subjekti pretendon se Komisioni për shpenzimet e jetesës, në mungesë të dokumentacionit provues, e ka kryer analizën bazuar në të dhëna statistikore dhe sipas tij do të ishte e logjikshme që edhe për të ardhurat që nuk dokumentohen për atë periudhë, të përdoret i njëjti standard. Kurti ka kërkuar që të ardhurat të përllogariten bazuar në pagat shtetërore të kohës, pasi së bashku me bashkëshorten kanë qenë të punësuar në shtet.

KPA vëren se subjekti nuk rezulton që të ketë depozituar dokumentacion justifikues për të ardhurat për periudhën para vitit 1993 dhe të ardhurat e bashkëshortes së tij për periudhën tetor 1993 – korrik 1996. Gjithashtu, nuk ka deklaruar nëse u është drejtuar institucioneve përkatëse për pajisje me vërtetimet për faktimin e të ardhurave për atë periudhë, si dhe nuk ka paraqitur ndonjë argument për pamundësinë e marrjes së këtyre të dhënave që pretendon t’i llogariten si e ardhur.

“[…]Nuk mund të vendoset shenja e krahasimit sikurse pretendon subjekti i rivlerësimit, pasi llogaritja e shpenzimeve për jetesë është kryer bazuar në llogaritjen e të ardhurave për frymë ndër vite nga një institucion i specializuar, sikurse është INSTAT-i, kurse e ardhura nga paga për vitet që pretendon subjekti, duhej të vërtetohej saktësisht me dokumentacionin përkatës”, arsyeton Kolegji dhe shton se ato të ardhura në raport me kohën, konsiderohen të papërfillshme.

KPA vlerëson njësoj si Komisioni edhe për pamundësinë financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 33.78 m2 më 25 shtator të vitit 2010 në Tiranë me vlerë 4.3 milion lekë, pasi nuk është vërtetuar mundësia e një huadhënësi për krijimin e një shume 1 milion lekë që ka shërbyer si burim për krijimin e kësaj pasurie.

Ndërkohë, KPA e ka gjetur të drejtë një prej pretendimeve të gjyqtarit Kurti duke e konsideruar të pasaktë analizën e kryer nga Komisioni për vitin 2009. Në vendim thuhet se padrejtësisht KPK nuk ka konsideruar gjendja e likuiditeteve në shumën 800 mijë lekë të përfituara nga subjekti nëpërmjet një kredie, si dhe duke llogaritur shpenzimet për “rikonstruksion banese” dhe ato për “pajisje elektroshtëpiake”, si zëra të veçantë, ka sjellë balancë negative. Sipas Kolegjit, përfshirja e këtyre shpenzimeve në zërin “shpenzime jetese” do të rezultonte në mjaftueshmëri të burimeve të ligjshme financiare për vitin 2009.

Por sipas KPA, kjo balancë pozitive ose në vite të tjera nuk do të ndikonte në vlerësimin tërësor të kriterit të pasurie, edhe nëse do të kryhej analizë financiare për periudhën 2003-2016.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtare Rezarta Schuetz, Ina Ramën dhe Mimoza Tasi, konkludon se Kurti nuk ka arritur të vërtetojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin e tij nga detyra. /BIRN/

Etiketa: kpaSulejman Kurtivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

VENDIMI/ Zgjatet afati për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 Maj

14:33 : 07/05/2025
AKTUALITET

Celibashi “kapet mat”/ Ish-komisionerja e PS-së kontrollon votën e diasporës, burri i saj krijoi “Aktivistin”

14:06 : 07/05/2025
Para

Rritja e çmimit të naftës, Caka: Bord proaktiv, nuk i zë gjumi për t´ua futur ...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com