Nga Basir Çollaku
Ruset morën dhe leje dhe operacioni i tyre në fushën e naftës vijon ende për kompani të tjera më të mëdha,,”beteja” me amerikanet…
Jurimex e ka marre bekimin e Damian Gjiknurit. Madje shkresa ka një siglim vizash që kanë përmbajtjen e urgjencës. Ai ua ka dhënë “miratimin” me 27 korrik 2017, vetem një muaj pasi kishin fituar zgjedhjet socialistët.
Ndonëse Jurimex, e kërkoi para zgjedhjeve të 2017, nga minsitri i Energjisë, Damian Gjiknuri, leje për të marrë shfrytëzimin e disa puseve, por urdhëri i minisitrit mbërriti pas zgjedhjeve. Gjithashtu alarmi i partnerëve për këtë ekspansion të rusëve në Shqipëri, (pjesë të këtij shqetësimi shumë serioz do ta publikoj në vijim) ka qenë prezent, qeveria vijonte flirtin ekonomik qetësisht. Dhe njeriu i deleguar që lëviztë ujërat ishte Robert Nowikovsky
Portali “Hashtag” shkruan se “në verën e vitit 2016, kur kompania ‘JURIMEX’ në pronësi të biznesmenit rus Robert Noëikovsky, kërkoi të merrte me koncension disa blloqe naftëmbajtëse në jug të vendit.
Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncensionare.” Ky serial serioz për sigurinë kombëtare vazhdoi ndonëse trysnia e partnerëve për ta ndërprerë ishte e madhe.
Ish-drejtori i AKBN, Viktor Tusha, me shkresë zyrtare, shkresë e botuar nga portali “Hashtag”, ishte kurbani i parë, që u largua nga detyra, sepse kërkoi verifikimin e kësaj kompania “Jurimex” sepse të dhënat flisnin për cënim të sigurisë kombëtrare, ku fijet e Noëikovskyt me Gazprom nuk ishin të padukshme. Ministri zgjodhi heqjen e pengesave.
Me 30 dhjetor 2016, Albpetrol kërkon ministri Damian Gjiknuri duke vënë në dijeni AKBN, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, dhe Jurimex Kommerz Transit Ges.m.b. H z. Robert Noëikovsky që sipas shkresës së tyre, shoqëria austriake Jurimex, kishte shprehur interesin të hynte në marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol për vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran Mollaj. Ndërkohë që kompania Albpetrol ishte e gatshme dhe priste porosinë nga lart për të vijuar procedurat dhe lidhur marrëveshjen. Mundësia për të vazhduar ka mbërritur ne korrik të 2017.
Me 27 korrik Ministri Damian Gjiknuri dërkon shkresë Albpetrol, Enfri Pukws dhe AKBN Elion Semanajt, duke i autorizuar të vijojnë procedurat për lidhjen e marrëveshjes Hidrokarbure për vendburimet Gorisht- Kocul, Cakran- Mollaj, me kompaninë Jurimex Kommerz Transit Ges.m.b. H z. Në shkresë bëhet e ditur se me 17 korrik 2017, në një shkresë dërguar MEI, njoftohej se Albpetrol dhe Jurimex kishin negociuar dhe nënshkruar terma kryesore të marrëveshjes për vendburimet e mësipërme. Ministri miraton atë çfarë është rënë dakort, duke kërkuar të bëhen edhe disa ndryshime.
Konkretisht zoti Gjiknuri bën edhe 10 ndërhrje me sugjerimet e tij, duke u miratuar me këto ndryshime kërkesën. Disa nga kerkesat e tij jane.
Në pikën dy ministri kërkon që afatet kohore të marrëveshjes të jenë detyruesë për të dyja palët.
Më tej në pikën tre kërkon që periudha e vlerësimit të jetrë 24 muaj dhe jo 24 plus gjashtë muaj pasi kështu ka qenë në momentin që është shpallur fitues kompania Jurimex.
Gjithasahtu në ndërhyrjen e tij Gjiknuri kërkon në pikën pesë te shkreses percjellese që kompanisë të mos i jepen të gjitha puset njëherësh, por një numër i caktuar q të bëje testimet e mundshme gjatë aplikimit të programit të vlerësimit.
Në pikën 9 thuhet se bonuset e trajnimit vjetor kur aksionet e Albpetrol nuk zotërohen më nga qeveria, të përcaktohet qartë që ku bonus i jepet një institucioni tjetër si AKBN, Institutit Shkencor të naftës apo ndonjë instituti tjetër të ngjashëm ku përcaktimi do të vendoset nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Gjiknuri shton gjithashtu se marrëveshja prishej automatikisht nëse kontraktori nuk paguan bonuesin e firmosjes në momentin e hyrjes në fuqi të marrëeshjes, nuk paraqet garancinë bankare sipas kushteve të marrëveshjes Hidrokarbure dhe formatit të parashtruar në aneksin e tij.
Ne kete zone operonte nje kompani amerikane e cila po spostohej per te futur ruset..
Pasi ka ndryshuar disa këshilla në procesin e negociatave, Ministri jep lejen e tij të përmbyllen këto detyra dhe kompaia të pajiset me licence për të shfrytëzuar burimet e kërkuara. Interesi nuk ka perfunduar. Ruset tashme e kane shtruar rrugen. Kater ditë më parë, Kryeministri i vendit deklaroi se ka takuar Genadi Timchenki, njeriu i Putin ne listen e zeze te sanksioneve të USA..Rama ka takuar perfaqesuesin e Gunvor group, pa e ditur se ai është bashkethemelues i “Gunvor Group Ltd”, në vitin 2000, shtetasi rus, me origjine armene Genadi Timchenki, i cili rezultonte i vendosur ne listen e sanksioneve te SHBA me 20 mars 2014….
Robert Nowikovsky (Ky paragraf për Noëikovsky është marrë nga Hashtag”)
Robert Noëikovsky është hebre me origjinë ruse, duke u bazuar në dokumentat e Senatit Amerikan, Komisionit Energjitik të BE dhe mediave prestigjoze ndërkombëtare, ku disa media moskovite kanë raportuar se Noëikovsky është person i besuar dhe partner në biznes, i ish-drejtorit të GAZPROMBANK, Andrei Akimov.
Skema e lidhjes së kompanive të Robert Noëikovskyt me GAZPROM-in.
Janë disa kompani në pronësi, në përqindje të ndryshme të zotit Robert Noëikovsky, (si psh. Centrex Group, Jurimex Commerce Transit GMBH, CEEGAG, GHGAS, ZAOAB etj), të cilat shërbejnë si urë për marrjen e koncensioneve të ndryshme, në krijimin e shoqërive të caktuara dhe pastaj për blerjen 100% të këtyre aksioneve nga GAZPROM.
Grupi Centrex dhe Robert Noëikovsky është cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit Amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvivzjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.
Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Noëikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco. Noëikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian.