• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po tallet me Bajramin President?!

23:01 : 06/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Bajram Begaj prej dy javësh ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës. Me një ceremoni solemne, Bajrami mori detyrën, hyri në Presidencë, ka firmosur si dekret të parë shkarkimin e Arben Ahmetajt si zv.Kryeministër, dhe emërimin e Belinda Ballukut në këtë post.

Më pas emëroi edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ka heshtur. Bajrami ka zgjedhur të flasë vetëm me dekrete, njëlloj si një tjetër paraardhës i tij, madje nuk është çudi që ndonjëherë të flasë edhe me heshtje.

Kështu po vepron së fundmi. Bajrami po flet me heshtjen e tij, edhe kur një fëmijë vritet në breg të detit nga një Komisar policie, edhe kur qindra qytetarë i shkojnë te dera e Presidencës dhe i kërkojnë të reagojë, edhe kur e quajnë President kukull, edhe kur Bordet e Ramës tallen duke ulur çmimet e karburanteve me 1 lek.

Presidenti është fshehur njëlloj si struci, që fut kokën në rërë!

Fatkeqësisht Bajrami President po shkel Bajramin mjek, pasi të paktën si i tillë duhej të reagonte kur trupi i një vajze u masakrua nga një skaf në bregun e detit. Bajrami President po shkel edhe mbi Bajramin ushtarak, që përgjithësisht janë njerëz të veprimeve, të rregullave strikte dhe kërkojnë llogari.

Lexo edhe:

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

Por duket se dikush e ka këshilluar Bajramin President të mos flasë, mos reagojë, të bëjë sikur nuk dëgjon dhe shikon.

Bajrami e ka pranuar këshillën, ose kjo ka qenë natyra e tij, dhe ata që e propozuan, e emëruan dhe formalisht e votuan, e paskan ditur shumë mirë se ai është natyrë e tillë, nuk i prish punë askujt, por njëherazi as i ndreq.

Dhe duket se kjo mënyrë e të sjellurit e Bajramit President e ka kthyer pak si shpejt në objekt talljeje në rrjetet sociale.

Krahas profilit të tij zyrtar si President i Republikës, në rrjet është edhe një faqe tjetër, me emrin dhe foton e Presidentit.

Me ironi, në faqen false në rrjetin social shkruhet “falimenderit për mbështetjen”. Në fakt, pa ngrohur ende karrigen e Kreut të Shtetit, në dyert e Presidencës zbarkuan me qindra e qindra qytetarë, në një protestë të shoqërisë civile, ku kërkohej drejtësi për Jonada Avdia, vajzën 7 vjeçare që u masakrua nga një skaf që drejtohej nga nga komisar policie.

Ata qytetarë që i shkuan te dyert e Presidencës nuk i shkuan as për të përshëndetur Bajramin, as për ta bullizuar, as për ta fyer apo tallur. Thjesht i shkuan për ta “zgjuar nga gjumi”, për t´i dhënë zemër dhe mbështetje që të reagonte si prind, në rradhë të parë, më pas si mjek, ushtarak dhe në fund edhe si President i Republikës.

Nëse 3 të parat i ka si opsione zgjedhjeve, këtë të fundit e ka si detyrim, pasi atë vajzën 7 vjeçare nuk e vrau një kriminel i rëndomtë, por një efektiv policie me gradën Komisar, që paguhej nga taksat e qytetarëve të këtij vendi, përfshi edhe ato që paguante Bajrami pa u çuar në Presidencë, jo për të vrarë, por për të mbrojtur.

Bajrami sërisht nuk reagoi, as do reagojë, deri ditën kur ai të kuptojë që me dëshirë ose jo, mban mbi supe titullin President i Republikës, është betuar mbi Kushtetutë, dhe fatmirësisht ose fatkeqësisht i duhet të përfaqësojë si Kryetar Shteti, edhe ata që i shfaqen poshtë dritareve të zyrës.

Etiketa: bajramiPresidentitallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
BOTA

“Pse të turpërohem”/ Presidenti i Brazilit nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Trump për tarifat

22:43 : 06/08/2025
SPORT

Vllaznia synon kualifikimin në Islandë, Gurishta-Bajrami: Nesër të japim maksimumin!

16:10 : 30/07/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

18:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj shkarkon nga detyra vajzën e Ismail Kadaresë

14:28 : 16/07/2025
Para

Tragjedi në SHBA, shuhet nga zjarri familja me 10 anëtarë e zjarrfikësit

TË GJITHA

Zbulohet një “shtëpi bari” në Spanjë, 5 shqiptarë bien në pranga, mes tyre edhe një grua

13:52 : 21/09/2025

Analiza e REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë

13:39 : 21/09/2025

Vlorë/ 17-vjeçari plagos 40-vjeçarin me gërshërë pas një debati

13:19 : 21/09/2025

Delvinë/ 25-vjeçari përplas një vajzë të mitur dhe largohet nga vendi i ngjarjes

13:02 : 21/09/2025

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, kamioni përplas Opel-in

12:41 : 21/09/2025

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

12:08 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com