• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kronikë e një vere të pazakontë

12:48 : 04/08/2022
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ky sezon turistik përtej euforisë së shifrave qeveritare ku një emigrant numërohet hem si i tillë, hem si turist, ka qenë përgjithësisht i varfër dhe i dominuar nga apatia. Fatkeqësisht ato që e kanë shkundur këtë farë apatie, kanë qenë ngjarje tragjike që prodhojnë indinjatë dhe revoltë si rasti i vrasjes së vogëlushes në Himarë por dhe raste të ngjashme, pasi është një fenomen i përsëritur. I paralajmëruar gjithashtu. Por instancat shtetërore nga detyrimi i kontrollit të vijës bregdetare te rojtarët e munguar të plazheve, pra me neglizhencën e tyre, kanë shkaktuar jo pak plagë që lënë gjurrmë jo vetëm te ato pak familje që janë prekur nga tragjedia, përfshirë disa raste mbytjesh, por edhe te një komunitet shumë më i gjerë. Duke dëmtuar dhe pjesën e turizmit që është gjenerator punësimi në këtë sezon. Gjithashtu duhen përmendur lëvizjet pa kontroll të krociereve që e kanë bërë rrugë zbrazjen në territor të ujrave shqiptarë të nevojtoreve të tyre pa penalitet, ardhja e pritshme e dy anijeve që do djegin mazut në brigjet shqiptare, ujërat e zeza që derdhen ende në det në Durrës dhe Vlorë etj. Natyrisht nuk ndihmojnë sadopak çmimet e ngritura për shkak të inflacionit i cili është dërrmues për familjet e varfra por që i ka prekur masivisht dhe shtresën e mesme. Rritja e cmimit të karburantit ka shtrenjtuar çdolloj tentative për eksporim të bregdetit shqiptar nëpërmjet turizmit mobil. Sezoni nisi me vonesë, ndarja e plazheve shkaktoi si zakonisht konflikte, madje dhe brenda familjeve, ndërsa plazhet publike vuajnë dhe nga gjërat më elementare si vendosja e koshave në dispozicion të pushuesve.

Nga ana tjetër, nga Ballkani na vijnë lajme të përziera. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka përpara sërish sfida kushtetuese për të përmbushur detyrimet ndaj Bullgarisë fqinje, çka është parakusht për të avancuar me hapjen e negociatave sipas propozimit francez, Shqipërisa pengesë të vetme ka paaftësinë e drejtimit politik dhe kapacitetet e munguara teknike për ta mundësuar këtë proces brenda afateve optimale. Pasi tashmë me metodologjinë e re franceze, hapen blloqe kapitujsh të cilat normalisht duhet të mbyllen brenda nja afati 2-vjeçar dhe kjo teorikisht do të mundësonte që brenda nja dekade Shqipëria të hynte ne BE. Shanset reale në fakt janë dukshëm më të vështira për të arritur këtë objektiv, pikërisht se mungon vullneti politik, burime njerëzore të mirëtrajnuara të cilat hidhen në rrugë dhe zëvendësohen me militantë dhe patronazhistë dhe lufta politike që nuk krijon një alternativë të besueshme.

Në Mal të Zi, kryeministri shqipfolës Abazoviq,  i cili shqiptar ka vetëm emrin e lindjes, bëri një marrëveshje cinike dhe krejtësisht jo-proporcionale me Kishën Ortodokse Serbe e cila është fyese për identitetin e komb-shtetit malazez dhe cdolloj komuniteti aty me përjashtim të serbëve të Malit të Zi. Duke njohur vazhdimësinë e kësaj Kishe nga shekulli i 12-të, pronat e saj, dhe duke angazhuar qeverinë të legalizojë shumëçka, duke i dhënë dorë të lirë për literaturën fetare në shkolla apo duke hequr dorë unilateralisht si qeveri nga çdolloj ndërhyrje në punët e saj, duke marrë parasysh dhe rolin irredentist të ksaj kishe në historinë e trazuar të Ballkanit, Abazoviq mbolli farën e një konflikti për një të ardhme aspak të paqtë për këtë shtet. Se pse duhet të ishte një shqipfolës që të ndërhynte në këtë marrëdhënie të komplikuar, me dëshirë dhe vullnet për shkak se i vëllai është bashkë-pronar i një spitali në qendër të Beogradit me bashkëshorten e kryemnistres serbe Brnabiq, nga diletantizmi apo nga mungesa e çdolloj skrupulli moral, kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që jo vetëm opozita e drejtuar de facto nga presidenti Gjukanoviq por edhe antarë të rëndësishëm të kabinetit të tij, si ministri i jashtëm Krivokapiq e kanë quajtur akt tradhtie ndaj shtetit malazez këtë veprim. Së fundmi kanë kërkuar dhe mocion mosbesimi ndaj qeverisë që mund të çojë në rënien e saj por edhe në zgjedhje të parakohshme. Paralelisht kjo do të çonte dhe në ngadalësim të procesit të integrimit për këtë shtet që është në ballë të gjashtë shteteve të rajonit që janë në stade të ndryshme të procesit.

Lexo edhe:

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

Së fundmi, konflikti Kosovë-Serbi vijon të mahiset falë rolit destruktiv të falangave paramilitare të veriut të Mitrovicës që natyrisht oksigjenin politik dhe financiar e marrin nga Beogradi. Shtyrja me një muaj e reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti pas ndërhyrjes së Ëashingtonit dhe Brukselit janë një hap i matur diplomatik dhe politik por takimi i tij i pritshëm me Vuciqin përgjatë muajit gusht ka pak gjasa të vërë në lëvizje instrumenta që do të përshpejtonin procesin e negociatave mes dy shteteve. Negociata që së paku për Kosovën kanë si conditio sine qua non, njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe pesë shtetet e BE-së dhe NATOs që aktualisht nuk e njohin. Çka do t’i hapte rrugën për antarësim në NATO dhe përshpejtimin e proceseve integruese me BE-në. Këto zhvillime verore ballkanike janë këmbana që paralajmërojnë një verë të stuhishme.

Etiketa: himareilir kalemajkonflikti kosove-serbimali i zimaqedoniasezoni turistik ne shqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

13:00 : 23/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

11:22 : 23/06/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Edhe zjarrin e kemi inteligjent, bie vetëm në zona me potencial zhvillimi

10:46 : 23/06/2025
AKTUALITET

Vijon aktiv zjarri në kodrat e Pilurit në Himarë

08:43 : 23/06/2025
AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
Para

Presidenti i Republikës është memec!

TË GJITHA

Zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO: Vendosa divorcin me Kryemadhin pasi…

17:49 : 27/06/2025

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

17:30 : 27/06/2025

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

17:08 : 27/06/2025

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin pas bisedimeve për çështje humanitare

17:07 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com