• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia e Shtetit “fshikullon” Veliajn: Gjobat e Policisë Bashkiake, me gabime

23:04 : 01/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

“Një në çdo dy makina që është regjistruar në Tiranë ka gjoba të Policisë Bashkiake të Tiranës”. Konstatimi është bërë nga efektivë të Policisë Rrugore, të cilët qendrojnë mjetet për shkelje apo për “gjoba të papaguara”. Por, masiviteti dhe gjobëvënia, ka kapërcyer çdo kufi.

Tashmë, vëmendja e “vartësve” të Veliajt është të gjobisin qytetarët, madje edhe me “gabimin” më të vogël. Gjithçka është kthyer në një “gjobëvënie” të madhe, pasi Policia Bashkiake e Tiranës ka marrë atributet edhe të Policisë Rrugore apo të Rendit. Në çdo rrugicë, lagje apo pallat, sheh automjete të gjobitura, ndërsa gjithçka është e organizuar.

Por, më e rëndë është se gjobat vendosen pa asnjë të dhënë, me gabime trashanike apo me llotari. Këto konstatime nuk i ka bërë redaksia e BoldNews.al, por vetë Policia e Shtetit. Në një dokument të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, policia shkruan se akses në sistemin e-gjoba ka Policia Bashkiake, por gjobat janë me gabime!

 AKSHI ka finalizuar tenderin për e-gjoba të Policisë së Shtetit, me vlerë rreth 3 milionë euro
 AKSHI ka finalizuar tenderin për e-gjoba të Policisë së Shtetit, me vlerë rreth 3 milionë euro
 AKSHI ka finalizuar tenderin për e-gjoba të Policisë së Shtetit, me vlerë rreth 3 milionë euro

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, AKSHI ka finalizuar tenderin me objekt “përmirësimi i sistemit e-gjoba, integrimi me pajisjet mbështetëse radar, dhe plotësimi me tableta për Policinë e Shtetit”. Tenderi është për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa kohëzgjatja është 12 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje. Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomik “S&T ALBANIA”, “Image & Communications Development”, me ofertë 327.963.170 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

Në kulmin e mosfunksionimit të E-Albania, drejtoresha Mirlinda  Karçanaj, ka finalizuar këtë tender me një vlerë të lartë. Në dokumentet shoqëruese, AKSHI, duke iu referuar Policisë së Shtetit, shkruan se prej vitit 2012, Policia e Shtetit ka në përdorim një sistem për menaxhimin e kundravajtjeve të Kodit Rrugor dhe prej gjysmës së parë të vitit 2019, 250 agjentë të Policisë Rrugore janë pajisur me kompjutera mobile dhe printera portative, për vendosjen e gjobës elektronike. “Në vitin 2020-2021 janë në përdorim dhe 6 pajisje të matjes së shpejtësisë së mjeteve (radare). Synohet vazhdimi i procesit të digjitalizimit, duke pajisur më shumë oficerë policie me pajisjet e nevojshme, duke pajisur supervizorët me pajisje të veçantë tablet për ndjekjen e punës” thuhet në këtë dokument.

Sipas tij, me ndryshimin e Kodit Rrugor, agjenti i policisë rrugore merr të drejtën e aplikimit të heqjes së pikëve në patentë, të pezullimit të lejes së drejtimit apo lejes së qarkullimit.

Dokumenti i Policisë së Shtetit, që konstaton se gjobat e Policisë Bashkiake kanë të meta dhe duhen korrigjuar.

Në dokumentet shoqëruese, shkruhet se përveç 250 agjentëve të pajisur me kompjuter mobile dhe printer portativ, agjentët e tjerë të Policisë Rrugore, verbalizimin e kundravajtjeve e kryejnë në mënyrë fizike, përmes një blloku. Por, detaji më i veçantë në këto dokumente është konstatimi për “gjobëvënien” e Policisë Bashkiake të Tiranës.

“Akses në sistemin e-gjoba deri tani ka vetëm Bashkia e Tiranës. Të gjitha kundravajtjet rrugore që rregjistron kjo bashki reflektohen në sistemin e-gjoba dhe rrjedhimisht janë të aksesueshme për punonjësit e Policisë Rrugore, nëpërmjet pajisjes tablet. Ky lloj aksesi që i është mundësuar Bashkisë Tiranë ka shumë të meta, si nga aksesi i të dhënave duke i mundësuar Bashkisë Tiranë akses dhe tek të dhënat e gjobave të Policisë së Shtetit si dhe tek menaxhimi i informacionit” shkruhet në dokument.

Pra, mjaft e qartë, pasi “gjobëvënësit” e Veliajt, të veshur me uniform, mbushin çdo ditë mijëra fatura fiktive të gjobave. Ja si vijon dokumenti; “Policia e Shtetit është e detyruar të suportojë Bashkinë Tiranë, ndërmjet sektorëve përkatës, në menaxhimin e përdoruesave dhe korrigjimin e të dhënave në procesverbalet e Bashkisë”.

Një institucion shtetëror, siç është Policia e Shtetit, konstaton se gjobat e Policisë Bashkiake kanë të meta, duhen korrigjuar, duke faktuar në këtë mënyrë ankesën e mijëra banorëve të Tiranës që ankohen se iu është vënë gjobë pa pasur shkelje! Një skemë e pastër e gjobëvënies, por që askush nuk merr përgjegjësi, pasi mbrohen me fanatizëm nga Lali Eri. Të jetë i paprekshëm?!

Etiketa: Bashkiagjobatmakinatpolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

16:14 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025
Para

Batuta e Ndokës: Sa të mbrojtur jemi nga lija kur kemi një Kryeministër majmun

TË GJITHA

“Do të përkeqësohen marrëdhëniet!”, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mbetet i thellë

21:15 : 13/11/2025

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

20:47 : 13/11/2025

Skandali me tenderat e tunelit të Llogarasë! Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025

“Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

20:35 : 13/11/2025

Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet

20:21 : 13/11/2025

Drejtonte mjetin në efektin e alkoolit, arrestohet punonjësi i policisë

20:13 : 13/11/2025

Shkrumbohet makina te “Shkalla e Bushtrës”

20:02 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com