• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

5 teknika të agjentëve të CIA-s për të ndërtuar një raport të mirë me kolegët

15:42 : 31/07/2022
në BOTA, NDRYSHE

Në një raport të publikuar së fundmi nga Harvard Business Review, një ish-analiste e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), tregon disa nga rregullat kryesore të ndjekura nga agjentët e CIA-s për të pasur një marrëdhënie kuptimplotë dhe produktive me kolegët e tyre.

Besimi – ose mungesa e tij – mund të bëjë diferencën mes përmbushjes së qëllimeve tuaja dhe dështimit të tyre.

Pa të, kolegët tuaj mund të hezitojnë t’ju mbështesin ju apo idetë tuaja.

1 – Gjeni mënyra për t’u bërë individë të plotësuar
Në mënyrë që të keni mundësi të flisni për tema të ndryshme me të tjerët, fillimisht ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për interesat dhe cilësitë tuaja si individë.

A ka diçka që keni dashur gjithnjë ta mësoni?

Lexo edhe:

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Në botë, ka mënyra të pafundme për të mësuar një aftësi të re duke ndjekur klasa nga njerëz në të gjithë botën, pa qenë nevoja të dilni nga dera e shtëpisë. Nga një MasterClass për ekonominë, tek kurset e arteve marciale apo gatimit e deri tek klubet e librave virtual, lista nuk mbaron.

Fokusimi tek gjetja e kohës pas pune për t’iu dedikuar një interesi që e keni lënë pas dore, ju ndihmon të ndërtoni personalitetin tuaj.

Edhe pse mund të jetë e vështirë të gjesh kohë kur mendon për të gjithë streset e punës dhe preokupimet në shtëpi, vendosja e një rutine dhe mbajtja e një agjende, janë hapat e parë drejtë realizimit të çdo lloj projekti.

2 – Mos u shtirni!
Ndërtimi i besimit është tejet i vështirë nëse nuk jeni autentik.

Kur jeni në hapat e para të ndërtimit të një marrëdhënieje në punë, mundohuni të gjeni tema të përbashkëta për të cilat jeni vërtetë të interesuar, jo të shtireni.

Nëse nuk gjeni dot mënyrën se si të kuptoheni me dikë – provoni të mësoni diçka rreth interesave të tyre.

Vendosja e vetes në pozicionin e studentit, dhe e personit tjetër në rolin e mësuesit mund të jetë një taktikë mjaft e mirë për të ndërtuar besim në një mënyrë shumë më të vërtetë.

3 – Dëgjoni
Kur po ndërtoni një raport me dikë, kujtohuni se në përgjithësi, njerëzve u pëlqen të flasin për veten dhe interesat e tyre.

Është OK të flasësh edhe për veten – dhe do t’ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të ndërtoni raporte, por bëjeni në një mënyrë që i jep edhe bashkëbiseduesit hapësirë për të ndarë mendime me ju.

4 – Jep që të marrësh
Në mënyrë që të fillojmë një bisedë, shpesh na duhet të ndajmë ndonjë informacion personal që t’ia bëjmë edhe të tjerëve më të lehtë të flasin për veten.

Kjo është një teknikë që CIA i mëson agjentëve gjatë fazës së trajnimit, rreth ndërtimit të raporteve me objektivët e inteligjencës.

Por kjo taktikë është po aq e rëndësishme në marrëdhëniet e biznesit. Nëse po shpresoni që një koleg t’ju hapet për diçka, ndërtojeni bisedën në një mënyrë që edhe ju ndani me ata një situatë të ngjashme.

‘Jep që të marrësh’ është një teori po aq e rëndësishme në aspektin e arritjes së kompromiseve gjatë negociatave siç është edhe një mënyrë e mirë për të thyer akullin me një koleg.

5 – Mbani shënime
Njësoj si agjentët e CIA-s mbajnë një ditar kur shkruajnë raportet pas takimeve të tyre, konsideroni edhe ju të mbani shënime rreth gjërave që mësoni rreth njerëzve apo që ju bëjnë përshtypje në përgjithësi.

Të shkruarit, dhe mbajtja e një ditari apo blloku ku planet dhe dëshirat bëhen realitet me anë të një plani të detajuar pune, ka qenë gjithnjë, një prej karakteristikave kryesore të njerëzve më të suksesshëm në botë.

Bazuar në një raport nga ish-analistja e inteligjencës në CIA dhe autorja, Kristina Hillsberg.

Etiketa: agjentciakeshilla

Lajme të lidhura

BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
SHENDETI

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

08:40 : 27/06/2025
BOTA

Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

13:55 : 12/06/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s

19:34 : 22/05/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para

15:20 : 22/05/2025
BOTA

Dokumente sekrete të CIA-s pretendojnë zbulimin e 3 bazave aliene, 2 ndodhen në Tokë

16:20 : 02/05/2025
Para

E rëndë në Francë, 24-vjeçari vret me thikë babanë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com