• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi i 3-të/ Llatja në “gjurmët” e Sejdinit: Tender për të vëzhguar qytetarët

22:20 : 30/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, po ecën në “gjurmët” e paraardhësit të tij në këtë detyrë, Qazim Sejdinit, për të cilin mediat raportojnë se lëviz me një dyzinë truprojash.

Kjo, për shkak se Elbasani është cilësuar si “kryeqyteti” i ngjarjeve kriminale, luftë influencash, përplasje bandash, vrasje politike, etj., etj. Në verën e vitit 2018, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, hapi tenderin e parë për kamera sigurie në sheshe dhe institucione publike. Në atë kohë, fondi i akorduar ishte plot 1 milionë euro. Ndërkohë, në gusht të vitit 2021, pasardhësi i tij, Gledian Llatja, finalizoi një tjetër tender për vendosje kamerash sigurie, me një vlerë 500 mijë eurosh. Objekti ishte i njëjtë, pasi synohej që të instaloheshin kamera sigurie. Dhe, në 2022-shin do të finalizohet një tjetër tender, po për kamera sigurie! Të paktën vlerat nga tenderi i parë në të tretin janë përgjysmuar.

Faksimile: Tenderi që pritet të hapet në muajin shtator për vendosje kamerash sigurie në rrugët hyrëse dhe dalëse

Në dokumentet e tenderëve të parë nuk ka specifikime se ku janë vendosur këto kamera. Por, ajo që evidentohet nga të gjithë në Elbasan, është se grupet kriminale kanë marrë masa për vendosje kamerash.

Në zonën e Bradasheshit, pikërisht në atë vend që janë kryer disa vrasje, ka kamera të shtuara të vendosura nga një grup kriminal. Ndërkohë, e njëjta gjë ndodh edhe në pjesën lindore të qytetit, pikërisht kamera të vendosura në të gjithë segmentin e unazës. Pra, që s’janë vendosur nga Bashkia e Elbasanit.

Lexo edhe:

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

Ndërkohë, me një kriminalitet të shtuar, ku herë pas herë grupe kriminale përplasen, madje edhe me viktima, Bashkia e Elbasanit do të hapë një tender për vendosje kamerash sigurie pikërisht në rrugët hyrëse dhe dalëse të Elbasanit.

Pra, në kryqëzimin e Bradasheshit, pjesën perëndimore të qytetit, ku rrugët të çojnë në Peqin dhe në Tiranë. Por, edhe në pjesën lindore, ku rruga të çeçon në Librazhd e mandej në Pogradec dhe Korçë. Në të njëjta vende që i kanë edhe grupet kriminale.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, tenderi që pritet të hapet në shtator ka si objekt “pajisje me kamera sigurie e rrugëve hyrëse dhe dalëse në qytet, sheshe, disa objekteve arsimore, + fiber optike”.

Pra, synimi i Llatjes janë rrugët dhe sheshet kryesore, ku synon që të ketë në kontroll të gjithë qytetin, pasi jemi futur në vitin elektoral.

Tenderin do ta bëjë Agjencia e Shërbimeve Publike Elbasan, ndërsa ka një fond limit 22.875.000 lekë. Në të njëjtin dokument detajohet se kërkohen “kamera sigurie”, ndërsa të dhënat e tjera pritet që të publikohen në muajin shtator.

Faksimile: Denoncimi i BoldNews.al në vitin 2021, për tenderin 500 mijë euro nga Bashkia e Elbasanit, për “Big Brother”

Një vit më parë, BoldNews.al botoi një investigim për një tender me vlerë 500 mijë euro, të finalizuar nga Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit. LLatja, i cili ka si suport politik Taulant Ballën, shpenzoi një shumë të madhe, kur fare mirë me këto para’ mund të bëheshin disa kopshte dhe çerdhe.

Në atë kohë, ne denoncuam se tenderi ishte me objekt “shërbimi i sigurimit me roje fizik dhe me sistem elektronik të objekteve në administrim të Bashkisë Elbasan dhe institucioneve të varësisë së saj”.

Fondi për këtë tender ishte plot 50.426.479 lekë, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2021 dhe 2022. “Në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘UEVI-2015’ me vlerë 50.217.116 lekë” thuhej në dokumentin e bashkisë. Pra, një ofertë shumë shumë afër fondit të akorduar, ose mbi 99.99 % e fondit limit.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi investim në Elbasan për kamerat e sigurisë. “Big Brother 1” në Elbasan ka filluar në verën e vitit 2018 nga ish-kryetari Qazim Sejdini, i cili do të vendoste 3000 kamera në të gjithë qytetin.

Vlera në 2018-ën ishte plot 1 milionë euro. Por nëse Sejdini kishte “kundërshtarë” dhe “armiq”, po Llatja nga se ka frikë?! Tashmë, pas “Big Brother 2 dhe 3”, a do të kemi “Big Brother 4”?

Etiketa: elbasanGledian Llatjakameratender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
Para

VIDEO nga dasma në Serbi tronditi rrjetin, ç’është pluhuri i bardhë ...

TË GJITHA

Moti i keq/ Shkodra, qarku më i prekur nga reshjet e shiut, si paraqitet situata në bashkitë e tjera

17:23 : 26/10/2025

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

16:56 : 26/10/2025

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com