• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S&P konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “të qëndrueshme

16:52 : 30/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Në rishikimin më të fundit të saj (29 Korrik, 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjensia parashikon se rritja reale, pas një rikuperimi solid në vitin 2021, të ngadalësohet në vitin 2022, por të rimëkëmbet në vijim, kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë.

Agjensia vlerëson se, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi.

Për shkak të disa goditjesh të jashtme me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, agjensia pret që konsolidimi fiskal do të jetë disi më gradual. Agjensia vlerëson me rëndësi pritshmëritë që borxhi publik të stabilizohet dhe vijojë të ulet në vitet në vijim, duke pasur parasysh se autoritetet do të respektojnë rregullat e tyre fiskale siç përcaktohet nga Ligji Organik i Buxhetit. Këto rregulla fiskalë kërkojnë që qeveria të arrijë një bilanc primar pozitiv nga viti 2024 e në vijim dhe një raport borxhi ndaj PBB-së në rënie të vazhdueshme deri sa ai të arrijë dhe qëndrojë nën nivelin 45% të PBB.

Agjensia vëren se inflacioni në Shqipëri është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1999, duke arritur në 7.4% në qershor. Megjithatë, ai mbetet i ulët në krahasim me rajonin. Agjensia pret që inflacioni të mbetet i lartë, mesatarisht në 6.4% për 2022, por pret që më pas të kthehet gradualisht rreth nivelit të targetuar prej 3%, kjo si për shkak të shtrëngimit të politikës monetare ashtu edhe të presioneve të dobësuara të çmimeve nga jashtë. Ndërkohë, stabiliteti i fortë i lekut ka ulur presionet mbi financat publike dhe sistemin bankar.

Lexo edhe:

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

Agjensia vlerëson se sektori bankar i Shqipërisë është likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë me probleme u reduktuan në 5.4% totalit të kredisë në maj 2022, krahasuar me një kulm prej gati 25% në vitin 2014. Në përgjithësi, rreziku i detyrimeve kontingjente të sistemit bankaar mbetet i ulët. Ndërkohë rezervat valutore të gjeneruara nga ekonomia dhe të akumuluara ndër vite nga banka qendrore përbëjnë një amortizues të rëndësishëm ndaj goditjeve të mundshme të jashtme. /Monitor/

Etiketa: raportiS&PShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025
SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
Para

VIDEO/ Stuhia godet Serbinë, përmbytje në zona të ndryshme të vendit

TË GJITHA

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025

Daily Mail: “Hellbanianz”, karteli famëkeq shqiptar ngre një fortesë të re në Dubai

16:56 : 09/08/2025

Aksident në Sarandë-Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor/ EMRI

16:38 : 09/08/2025

Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit

16:26 : 09/08/2025

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet/ PAMJET e rënda

16:16 : 09/08/2025

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

15:51 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

15:36 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com