• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kur moti nxehet mjaftueshëm sa për të vrarë

23:49 : 27/07/2022
në BOLD BLOG, BOTA

Nga David Fickling & Ruth Pollard

Në një ditë prilli të vitit 1905, shkencëtari J.S.Haldan zbriti qindra metra në një minierë kallaji në Kornish, për të zbuluar nëse mund t’i rezistonte temperaturës ekstreme atje. Studiuesit amatorë e dinin prej kohësh, se njerëzit kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’i bërë ballë nxehtësisë nëkushtet e mungesës së lagështirës.

Një eksperimentues i shekullit XVIII, zbuloi se mund të toleronte temperatura deri në 115 gradë Celsius, të mjaftueshme për të gatuar një biftek. Por ajri i lagësht në minierën Dolkoat, i gërmuar nëpër shkëmbinjtë e nxehtë, dukej se i ndryshonte gjërat.

Edhe pse temperatura nuk u ngjit kurrë mbi 31.5 gradë Celcius, temperatura e trupit dhe pulsi i Haldan rriteshin çdo minutë që kalonte, duke arritur në nivelin e etheve, përpara se të ri–ngjitejnë sipërfaqe pas 3 orësh. “Për njerëzit e zakonshëm, është e pamundur të qëndrojnë për periudha të gjata kur temperatura e shoqëruar me shumë lagështirë, rritet mbi 31 gradë Celcius”- shkroi ai.

Ky zbulim nuk ka ndryshuar dhe aq shumë që nga ajo kohë. Por atmosfera e Tokës po. Ndërsa klima po ngrohet, kushtet që dikur përjetoheshin vetëm në sauna dhe në thellësitë e minerave, po bëhen me shpejtësi realiteti në ajër të hapur për qindra miliona njerëz, të cilët nuk kanë mundësi të përdorin kondicionerët apo të zhvendosën në zona me klimë më të freskët.

Lexo edhe:

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

Pas disa orësh me nxehtësi mbi 35 gradë celsius dhe me shumë lagështi, edhe njerëzit e shëndetshëm dhe që mund të kenë me vetë një sasi të pakufizuar uji, do të vdesin nga goditja e nxehtësisë. Për ata që kryejnë punë fizike, pragu është më pranië nivelit 31 gradë apo edhe më pak.

Brajabandu Sahu i njeh shumë mirë shenjat fizike. Duke qenë shitës ambulant në rrugët e tejpopulluara në Bubanesvar, kryeqyteti i shtetit lindor indian, Odisha, ai rrethohet ndonjëherë nga një “mur i zjarrtë”, nga i cili nuk mund të shpëtojë. Kur dita është më e nxehtë, nis tëpërjetojë marramendje, zemra i rreh shumë shpejt, lëkura e tij mbushet me flluska, ndërsa valët e të përzierave janë të vazhdueshme.

Erërat e ngarkuara me lagështi që fryjnë nga Gjiri i Bengalit, i vendosin në një rrezik të madh qytetarët e këtij rajoni. Në qershor, temperaturat këtu arritën 37 gradë, me një normëlagështie prej 80 për qind. Në qendrën e vogël ambulatore të Qendrës Shëndetësore KomunitareMangalpur – në një lagje rurale bujqësore që shtrihet midis kryeqytetit dhe qytetit bregdetar Puri– personeli mjekësor ka krijuar një dhomë të veçantë për të trajtuar rastet e goditjes nga i nxehti.

Mjekja në detyrë, Suman Pradhan, trajton 2-3 raste çdo ditë, kryesisht fermerë që kanë kaluar shumë kohë në ara, dhe që vijnë pa ndjenja ose të çorientuar. Por edhe kushtet brenda shtëpive janë të rrezikshme, thotë ajo, pasi pacientët nuk kanë se ku të shkojnë për t’u freskuar.

Edhe pse ka një incidencë kaq të lartë, popullata mbetet kryesisht e pavetëdijshme për rrezikun. “Ata nuk e kuptojnë rrezikun nga i nxehti. Ju mund të arrini një fazë vërtet kritike, kur trupi nuk do t’iu përgjigjet dhe kur temperatura e sipërfaqes nuk do të ulet. Rastet e goditjeve nga vapa po shtohen nga viti në vit”– thekson ajo.

Dhe India nuk është e vetme me këtë problematikë. Një valë shumë e hershme e të nxehtit tëmadh u përhap nga Afrika e Veriut nëpër Evropë këtë verë, duke i çuar temperaturat në disa pjesë të Spanjës dhe Francës në më shumë se 10 gradë Celcius më të larta sesa mesatarja sezonale.

Nga mesi i qershorit, gati 1/3 e popullsisë në SHBA u këshillua të kishte kujdes nga temperaturat ekstreme. Ndërsa klima e planetit tonë po ngrohet, çdo vit po na afron më shumë me pikën e kthesës, ku zona të mëdha janë të ekspozuara ndaj temperaturave të rrezikshme të shoqëruara me nivele të larta lagështie.

Problemi është se ne kemi shumë pak informacion se sa afër po i afrohemi kësaj pike, për shkak të cilësisë së dobët dhe disponueshmërisë së të dhënave. Deri vonë, skenarët ku valët e nxehtësisë me shumë lagështirë mund të shkaktojnë një numër të madh vdekjesh, ishin një temë e fantashkencës (romani e vitit 2020 “Ministria për të Ardhmen”, nga Kim Stenli Robinson, qënis me vdekjen e rreth 20 milionë njerëzve në Indi brenda një javë për shkak të të nxehtit ekstrem).

Sipas një studimit të vitit 2010, ekziston një “tavan i dukshëm” i kësaj lloj nxehtësie, sepse kur nivelet rriten shumë, ato shkaktojnë stuhi, duke e ftohur sërish atmosferën. Disa ekspertë thonëse temperatura 35 gradë Celsius me një nivel lagështie 100 për qind, që i afrohen pragut fatal “nuk ndodh kurrë në klimën aktuale”, sipas një studimi të vitit 2018.

Ai paralajmëronte mbi rreziqet në rritje të ngjarjeve të tilla drejt fundit të këtij shekulli. Por 3 vjet më parë, Kolin Rejmond, doktorant në Universitetin e Kolumbias, zbuloi një problem me këto supozime. Studimet ekzistuese të fenomenit, kombinonin të gjitha vëzhgimet e motit me një model teorik të klimës, për të prodhuar një hartë të kushteve të vlerësuara, të ngjashme me një parashikim të zakonshëm të motit.

Askush nuk kishte analizuar disa terabajt të dhëna aktuale nga stacionet meteorologjike. Ajo që zbuloi pas analizimit të atyre shifrave ishte alarmante. Nxehtësia ekstreme mbi 35 gradë Celsiusme një nivel lagështie 100 për qind po ndodhte tashmë – nga Gjiri Persik dhe Deti i Kuq në Pakistan, Indi, Australi, Venezuelë dhe pjesën bregdetare të Meksikës.

Temperaturat mbi pragun prej 31 gradë Celsius po rriteshin në dhjetëra vende në të gjithë Azinë tropikale Jugore dhe Juglindore, Kinë, Afrikën Perëndimore, Evropën Jugore dhe Amerikën, duke u shtrirë në periferi të Nju Jorkut dhe deri në Napoli, Itali.

Duke qenë gjendje për të mbytur shoqëri të tëra, valët e të nxehtit mund të bëhen një fenomen shumë më i dëmshëm gjatë këtij shekulli, sesa kataklizmat më të njohura si ciklonet dhe përmbytjet. Edhe më shqetësuese është vendi ku po vërehen ato.

Shumë nga zonat më të prekura ndodhen në Azinë Jugore, ku jetojnë mbi 1 miliard njerëz, dhe ku më pak se 10 për qind kanë qasje në ajrin e kondicionuar, i cili mund të jetë shpëtimtar në rastin e një valë të rëndë të të nxehtit ekstrem. Shumë prej tyre punojnë në bujqësi, apo në punë informale ku nuk ka asnjë mjet për t’i shpëtuar nxehtësisë ekstreme të ditës.

“Po flasim për fermerë relativisht të varfër, dhe shumë prej tyre janë të përqendruar në këtë zonë,që qëllon të jetë një vatër problematike”-s thotë Elfatih Eltahir, profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Marrë me shkurtime Nga “Bloomberg” – Bota.al

Etiketa: Motipasojattemperatura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025
AKTUALITET

Temperatura të larta deri në 35 gradë, por priten edhe reshje shiu në disa zona

08:04 : 05/06/2025
AKTUALITET

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

08:11 : 03/06/2025
AKTUALITET

Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, meteorologia paralajmëron verë të thatë

08:52 : 02/06/2025
Para

Facebook-ut i bien të ardhurat shkak bëhet Tik-Tok

TË GJITHA

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com