• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet vrasësi i Saimir Jakut, u pagua nga një grup kriminal në Lezhë (Emri)

10:11 : 26/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjashtë vjet nga vrasja e ish drejtorit të Tensionit të Lartë në Veri të vendit, Saimir Jaku arrestohet autori i dyshuar. Ai është 40 vjeçari Dorjan Keqi.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet se ka kryer krimin e vrasjes kundrejt pagesës.

Porositësit dyshohet të jenë grup kriminal në qarkun e Lezhës, të identifikuar dhe në kërkim.

Për shkak të hetimit dhe sekretit hetimor disa informacioni nuk janë bërë publike nga policia.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Jemi sot këtu për t’ju komunikuar rezultatet e operacionit policor të koduar “GJURMA”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në vitin 2016, në Mirditë, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.

Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura në qarkun Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Lezhë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe profesionale, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 9 shtator 2016, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Saimir Jaku dhe u plagos shtetasi Gjergj Prenga.

Si rezultat i të gjitha veprimeve hetimore të kryera dhe bashkëpunimit intensiv me Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminimet laboratorike të provave të sekuestruara në vendngjarje, si dhe marrjes së çdo dëshmie të mundshme me interes për hetimin, vlerësimit të çdo informacioni, për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e ngjarjes, strukturat hetimore të DVP Lezhë zhvilluan operacionin policor të koduar “GJURMA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. K., 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nxorri urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër, strukturat e DVP Lezhë, në koordinim me strukturat hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po punojnë intensivisht për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur më datë 22 korrik 2022, në Milot.

Policia e Lezhës shpreh vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis ndaj krimit, duke përdorur të gjitha kapacitetet e saj dhe duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të krimeve të kryera, si dhe ndërhyrjen për parandalimin e ngjarjeve të tjera të mundshme kriminale.

Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë qytetarët, që të mbështesin akoma më shumë dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të denoncuar çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

policia2
Etiketa: Saimir Jakuvrasjezbardhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Treni i humbur për shqiptarët

TË GJITHA

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com