• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Donald Trump kthehet në Uashington për një fjalim politik

21:41 : 26/07/2022
në BOTA

Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet në Uashington të martën, për herë të parë që nga largimi nga detyra, për të mbajtur një fjalim për politikën.

Këtë fjalim ai do ta mbajë para një grupi studimor aleat që ka hartuar një agjendë për një mandat të dytë të mundshëm.

Trumpi do t’i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ku disa këshilltarë po e nxisin atë që të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë për zgjedhjet e 2020-ës, derisa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

“Unë besoj se do të jetë një fjalim shumë i përqendruar në politika, me shikim përpara, më shumë si një fjalim mbi gjendjen e kombit 5.0”, tha presidentja e AFPI-së, Brooke Rollins.

E përbërë nga ish-zyrtarë dhe aleatë të administratës së Trumpit, organizata jofitimprurëse shihet gjerësisht si një “administratë në pritje” që mund të zhvendoset shpejt në krahun perëndimor (të Shtëpisë së Bardhë) nëse Trump do të kandidonte përsëri dhe do të fitonte.

Lexo edhe:

E zbulon Zelensky: Po negociojmë me Trump një mega-marrëveshje për dronë

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

Paraqitja e Trumpit në Uashington, udhëtimi i tij i parë që nga 20 janari i vitit 2021, kur presidenti Joe Biden bëri betimin, ndodh ndërsa rivalët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të hapur për të sfiduar statusin e tij si flamurtar i partisë.

Në mesin e tyre është edhe ish nënpresidenti Mike Pence, i cili ka promovuar “Agjendën e tij të Lirisë” në fjalimet që shërbejnë si një kontrast i nënkuptuar me Trumpin.

“Disa njerëz mund të zgjedhin të përqendrohen në të kaluarën, por unë besoj se konservatorët duhet të përqendrohen në të ardhmen. Nëse e bëjmë këtë, ne nuk do të fitojmë vetëm zgjedhjet e ardhshme, ne do të ndryshojmë rrjedhën e historisë amerikane për gjenerata”, kishte planifikuar të thoshte Pence në një fjalim në Fondacionin Heritage në Uashington në prag të vizitës së Trumpit.

Paraqitja e Pence u shty për shkak të motit të lig, por ai do të mbajë fjalimin e tij të martën në mëngjes përpara Fondacionit të Amerikës së Re, jo shumë larg takimit të AFPI-së.

Ish presidenti Trump ka shpenzuar shumë kohë që nga largimi nga detyra i përqendruar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke përhapur gënjeshtra për humbjen e tij për të mbjellë dyshime për fitoren e presidentit Biden.

“Presidenti Trump sheh një komb në rënie, pjesërisht për shkak të rritjes së krimit dhe komuniteteve që janë bërë më të pasigurta për shkak të politikave demokrate”, tha zëdhënësi i tij, Taylor Budowich.

“Fjalimi i tij do të nxjerr në pah dështimet e politikave të demokratëve, ndërsa do paraqes një pikëpamje të ‘Amerika e para’ për sigurinë publike që me siguri do të jetë një çështje përcaktuese për zgjedhjet për Kongresin dhe përtej”.

Përtej takimit të lartë, personeli AFPI ka hedhur themelet për të ardhmen, “duke u siguruar që të kemi politikat, personelin dhe procesin e përcaktuar për çdo agjenci thelbësore kur të marrim përsëri Shtëpinë e Bardhë”, tha zonja Rollins.

Organizata jofitimprurëse u zhvillua, tha ajo, nga përpjekjet për të shmangur ditët e hershme kaotike të mandatit të parë të Trumpit, kur ai arriti në Shtëpinë e Bardhë i papërgatitur, pa plane të qarta e të gatshme për t’u zbatuar.

Derisa Trump po kandidonte për rizgjedhje, zonja Rollins, në atë kohë shefe e Këshillit të Politikave të Brendshme të Trumpit, filloi të hartonte një agjendë të mandatit të dytë me zyrtarë të tjerë të administratës, përfshirë këshilltarin e lartë të politikës ekonomike Larry Kudlow dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.

Kur u bë e qartë se Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë, tha ajo, AFPI u krijua për të vazhduar punën “të organizuar rreth asaj agjende të mandatit të dytë që ne nuk e publikuam kurrë”.

Organizata, është shndërruar në një gjigant, me një buxhet operativ prej rreth 25 milionë dollarësh dhe 150 pjesëtarë të personelit, përfshirë 17 ish zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe nëntë ish anëtarë të kabinetit.

Grupi gjithashtu ka më shumë se 20 qendra politikash dhe është përpjekur të zgjerojë shtrirjen e tij përtej Uashingtonit me orvatjet për të ndikuar në legjislaturat lokale dhe bordet e shkollave.

Një “nismë e udhëheqjes amerikane”, e drejtuar nga ish shefi i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Michael Rigas, filloi disa javë më parë të identifikojë personelin e ardhshëm besnik ndaj Trumpit dhe qasjes së tij “Amerika e para”, të cilët mund të punësoheshin si pjesë e një përpjekjeje më të madhe, për të zëvendësuar pjesë të mëdha të shërbimit civil, raportoi së fundmi gazeta në internet Axios.

Grupi është një nga disa organizatat aleate të Trumpit që kanë vazhduar të çojnë përpara politikat e tij në mungesë të tij, duke përfshirë ‘America First Legal’, e përkushtuar për të luftuar agjendën e presidentit Biden përmes sistemit gjyqësor, Qendrën për Ripërtëritjen e Amerikës dhe Institutin e Partneritetit Konservator.

Takimi synon të nxjerrë në pah “Agjendën Amerika e para” të AFPI-së, e përqendruar në rreth 10 fusha kryesore të politikave, duke përfshirë ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e zgjedhjeve.

Ai përfshin shumë nga çështjet që mbajnë vulën e Trump,it si vazhdimi i ndërtimit të një muri përgjatë kufirit jugor dhe një plan për “çmontimin e shtetit administrativ”./rel

Etiketa: amerikefjalimTrump

Lajme të lidhura

BOTA

E zbulon Zelensky: Po negociojmë me Trump një mega-marrëveshje për dronë

21:09 : 17/07/2025
BOTA

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025
BOTA

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

17:06 : 16/07/2025
SPORT

Futbolli bën tifoz Trump-in/ Presidenti hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më “Soccer”!

16:19 : 16/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë përgënjështron FT: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën

19:39 : 15/07/2025
Para

Arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s me snajper në makinë, zbulohen detajet e reja

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com