• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kthimi i ulët i emigrantëve shqiptarë nga Greqia

21:26 : 23/07/2022
në AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi po kthehen këtë vit në një numër të ulët në Shqipëri për sezonin turistik veror. Situata ekonomike me çmimet e larta të transportit dhe shërbimeve ka ndikuar në situatën e emigrantëve. Prurjet e ulëta po ndikojnë edhe në rënien e interesit të emigrantëve për të paguar për skemat e pensioneve apo në shërbimet e tjera që më parë ata kryenin në Shqipëri.

Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia është këtë vit më i ulët në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Vështirësitë ekonomike të emigrantëve kanë ndikuar në kthimin e shqiptarëve për sezonin turistik veror në Shqipëri.

Situata në Kakavijë krahasohet gati me periudhën e pandemisë, kur në kufi ishin në fuqi masat kufizuese.

Kthimet e pakta të emigrantëve kanë ndikuar edhe në institucione vendore ku emigrantët merrnin shërbime dhe ku këtë vit ka rënie të interest të tyre dhe nuk ka radhë të gjata.

Lexo edhe:

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, koordinatorja Enkelejda Shkurti thotë se interesimi emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi për të paguar në skemat vullentare për pensionet në Shqipëri ka ardhur në rënie.

“Po ta krahasojmë me vitet pararadhëse interesi ka rënë sepse integrimi i vetë emigrantëve bën punë e vet. Një emigrant i ikur në vitet 91-92 nuk ka më ineteres për të qenë kontribues aktiv në Shqipëri. Ky interes sa vjen e reduktohet. Interes ka për sigurimin vullnetar tek ai kontigjent që kanë vite pune ,5-6 vite ne Shqipëri dhe duan të plotësojnë minimumin 15 vite, për të përfituar pensionin.”.

Shumë emigrantë thotë më tej zonja Shkurti kanë punuar pa sigurime (në të zezë) në Greqi dhe e kanë të domosdsoshëm pagesën vullnetare për të plotësuar vitet e pensionit.

“Shumica e emigrantëve kanë punuar në të zezë në Greqi, të paktën kjo nga intervista që kemi bërë me ta kur paraqiten këtu. Kështu që ato vite që janë bosh si andej edhe këndej u intereson t`i paguajnë pavarësisht lejes së qëndrimit që kanë vite andej. Kështu penalizojnë edhe veten e tyre pasi as këndej dhe as andej nuk përfitojnë pensionin nëse nuk plotësojnë vitet e siguruara.”

Greqia dhe Shqipëria kanë diskutuar në nivele teknike kohët e fundit njohjen e viteve të pensionit të emigranëtve shqiptarë në Greqi por ende nukë shtë arritur një marrëveshje e ndërsjelltë.

Zonja Shkurti thotë se në përgjithësi sigurimi vullnetar ka shënuar një rënie me rreth 50% ndonëse skemat e Institutit të Sigurimeve janë efikase.

“Në sektorin e sigurimit vullnetar ka rënie pothuaj tek 50% . Nuk ka atë interes që ka pasur më parë megjithëse Instituti i Sigurimeve ka ofruar një skemë mjaft të mirë”, thotë ajo.

Edhe në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit, kjo është periudha që emigrantët përtërijnë dokumentet e tyre të aumtomjeteve. Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit, por emigrantët shqiptarë, sidomos banorë të zonave kufitare, vijojnë t`i kryejnë disa nga shërbimet në Shqipëri për automjetet që kanë në pronësi.

“Ne kemi hapur disa pika në bashkitë e qarkut si në Tepelenë, Përmet, për t`u ardhur në ndihmë emigrantëve“, thotë Maksi Hoxha , drejtor i Shërbimeve të Transportit në Gjirokastër.

Në përgjithësi thotë zoti Hoxha vihet re një rënie e mjeteve në qarkullim dhe kjo ka shumë faktorë.

“Duhet theksuar ka një rënie të numrit të mjeteve në qarkullim. Qarku i Gjirokastrës ka një lëvizje demografike, ka një rënie dhe duke u larguar njerëzit në emigracion nuk i marrin më shërbimet këtu”, thotë ai.

Emigracioni shqiptar në Greqi përbën pjesën dërrmuese të emigrimit jashtë vendit të shqiptarëve. Sipas të dhënave zyrtare të Instat-it në vitin 1995 në Greqi ndodheshin rreth 45% e migrantëve shqiptarë jashtë vendit, ndërsa në vitin 2019 kjo shifër zbriti në 35%.

Emigrantët në Greqi shërbejnë si një mbështetje ekonomike me dërgimin e të ardhurave për pjesën e familjarëve në Shqipëri, por edhe për sezonin turistik kur viteve të mëparshme ktheheshin masivisht në Shqipëri për të kaluar pushimet. /VOA

Etiketa: emigrantGreqiturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

14:25 : 02/11/2025
AKTUALITET

Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

13:34 : 02/11/2025
RAJONI

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025
RAJONI

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025
Para

Rusia mohon lidhjet me sulmin në portin e Odesas

TË GJITHA

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

21:01 : 03/11/2025

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com