• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salianji-Qeverisë: Ju ndaloni vrasjen e zogjve, po këta që vrasin njerëz s’ju pyesin

21:27 : 21/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ka folur për moratoriumin e gjuetisë të miratuar nga qeveria në Kuvend, i ka kërkuar shtetit të reagojë për atë që e konsideroi si “gjuetia e njerëzve”, duke iu referuar rastit të masakrës së Fushë-Krujës.

“Mund të dukemi edhe të lajthitur kur flasim për gjuetinë e kafshëve kur gjuetia e njerëzve është kthyer në temë kryesore në kuvend. Njerëz që gjuhen si të jenë kafshë anekënd Shqipërisë”, tha Salianji.

Në vijim ai pyeti “si ka mundësi që të gjithë emrat që bëjnë krim në Shqipëri janë të përfshirë në veprimtari kriminale si blerje votash, intimidim të votuesve?”.

“Çdo person që del në kronikën e zezë të Shqipërisë janë njerëz që kanë punuar me qeverinë, që i vënë çmim kujtdo.

Edhe këtu edhe jashtë siç ndodhi vrasja e Fushë-Krujës i vënë çmim cilindo. Të bëhemi bashkë dhe të ndalojmë gjuetinë e njerëzve, duke çliruar mijëra punonjës të policisë së shteti që e bëjnë punën me nder, që janë nën kërcënimin e bandave kriminale që ulen, hanë dhe pinë me drejtues të Partisë Socialiste dhe vendosin edhe administratën.

Lexo edhe:

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

Pyet njeri nga këta që vrasin njerëz për moratoriumin e qeverisë që ndalon të vrasin zogj. Policia nuk zbardh as krimet pasi ndodhin, por si agjenci funeralesh thotë u dogj makina aty dhe u vra ky filani aty”, tha ai.

FJALA E SALIANJIT:

Mund të dukemi edhe të lajthitur kur flasim për gjuetinë e kafshëve kur gjuetia e njerëzve është kthyer në temë kryesore në kuvend. Njerëz që gjuhen si të jenë kafshë anekënd Shqipërisë. Do t’ju lutesha ndërkohë që vazhdon kori i shkollës mbrapa që të përmbledhin arrogancën ndaj qytetarëve në këtë vend. Që të flitet me prepotencën kur deputetja parafolëse foli me argumente konkrete, sikur këta janë nënat dhe baballarët e kombit, sikur gjithçka dhe të gjithë që thonë ndonjë kundër qeverisë janë njerëz me cene në personalitet dhe profesion ndërsa këta të shkëlqyerit e dynjasë janë aty. Nuk do të çohesha pas një debati të gjatë në Kuvend nëse para zgjedhjeve nuk do takoja moratoriumin e gjuetisë të vendosur nga qeveria.

Një moratorium që u vendos nga shqetësimet e qeverisë për të mos shkelur parcelat me kanabis në të gjithë Shqipërinë. Shoqatat e Gjuetisë duna që të mos jetë monopol. Por sot u vendos që të jetë monopol i qeveritarëve. E dinë të gjithë që gjuetia vazhdon për ata që kanë pushtet në këtë vend dhe dyfeku kërcet kudo. Por ndalohet për ata që e kanë pasion. Ç’është kjo preje me thikë që po vendosim edhe këtë edhe atë, që kudo ka në treg kafshë të egra. Ka në çdo cep të territorit. Shikoni gjuetarë edhe të vendeve fqinje që vijnë e gjuajnë në Shqipëri e s’ka asnjë problem për ta. Pse është kaq problem për njerëz që e kanë pasion.

Kur diskutojmë për këtë moratorium në rrugën kryesore të Veriut duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve për ngjarjen, vriten tre të rinj. Dua dhe nuk dua ti hyj problemeve që kanë me ligjin, por i atribuohet politikave që ka marrë qeveria, që i tregon kanabisin si alternativë pasurimi të shepjtë. Territorin e kanë bandat në ato zona. Drejtorët siç u faktua në Vlorë i vendosin bandat. Dhe qeveria nuk jep asnjë mesazh për të gjithë ata të tjerët që përgatiten për gjuetinë. Ç’është ky shtet mo që nuk i gjen këta banditë, por i gjen krimi. Ka korrupsion apo i jep dorën ndaj nuk i gjen.

Si ka mundësi që të gjithë emrat që bëjnë krim në Shqipëri janë të përfshirë në veprimtari kriminale si blerje votash, intimidim të votuesve. Çdo person që del në kronikën e zezë të Shqipërisë janë njerëz që kanë punuar me qeverinë, që i vënë çmim kujtdo. Edhe këtu edhe jashtë siç ndodhi vrasja e Fushë-Krujës i vënë çmim cilindo. Të bëhemi bashkë dhe të ndalojmë gjuetinë e njerëzve, duke çliruar mijëra punonjës të policisë së shteti që e bëjnë punën me nder, që janë nën kërcënimin e bandave kriminale që ulen, hanë dhe pinë me drejtues të Partisë Socialiste dhe vendosin edhe administratën. Pyet njeri nga këta që vrasin njerëz për moratoriumin e qeverisë që ndalon të vrasin zogj. Policia nuk zbardh as krimet pasi ndodhin, por si agjenci funeralesh thotë u dogj makina aty dhe u vra ky filani aty.

Edhe çelja e negociatave duhet thënë se është për shkak të qëndrimit politik dhe duhet përshëndetur edhe deklarata e shtysa e fortë e SHBA dhe BE para nisjes së negociatave. Por të ishte për Shqipërinë dhe kushtet e Shqipërisë do të plasnin fishekzjarrët përditë këtu, por as negociata nuk do kishte as ndonjë e mirë për qytetarët nuk do të ndodhte.

Etiketa: KuvendimoratoriumSalianjivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025
RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
Para

Sulmi kibernetik, Meksi: Përgjegjës jo vetëm AKSHI, dhe kompani private!

TË GJITHA

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com