• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryeministri i ardhshëm britanik mund të jetë me origjinë indiane

08:53 : 21/07/2022
në BOTA

Pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, Boris Johnson nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore në pushtet, Rishi Sunak, një nga deputetët në garën për udhëheqjen e partisë dhe postin e kryeministrit, fitoi një raund tjetër votimi të martën, duke e çuar atë një hap më afër për t’u bërë personi i parë me origjinë indiane që merr postin më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe.

Pas dorëheqjes së Johnsonit më 7 korrik si rezultat i një sërë ngjarjesh, përfshirë dorëheqjet në kabinetin dhe partinë e tij, 358 deputetët e fraksionit konservator në Dhomën e Ulët filluan procesin e zgjedhjes së liderit dhe kryeministrit të ri. Sir Graham Brady, kryetar i Komitetit 1922, një grup me ndikim të ministrave konservatorë në Britani, më 12 korrik shpalli tetë kandidatët në garën për të zëvendësuar Johnsonin.

Një kandidat duhet të nominohet nga të paktën 20 deputetë të parlamentit për t’u votuar ndërsa kandidatët duhet të marrin mbështetjen e të paktën 30 deputetëve në votimin e raundit të parë. Secili që ka mbështetjen e më pak se 30 deputetëve eliminohet.

Raundet zgjedhore vazhdojnë kështu duke eliminuar deputetët me më pak vota derisa të mbeten dy kandidatët e fundit, ku deputetët konservatorë të parlamentit vendosin mes dy kandidatëve në një votim me postë. Rezultatet priten më 5 shtator.

Për të zëvendësuar Johnsonin, në raundin e parë të mbajtur më 13 korrik garuan Sunak, ish-kancelari i Thesarit, ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare Penny Mordaunt, kreu i Komisionit të të Punëve të Jashtme Tom Tugendhat, Sekretarja e Jashtme Liz Truss, Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman, ish-Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt, ish-ministrja e Barazisë Kemi Badenoch dhe kancelari aktual Nadhim Zahawi.

Lexo edhe:

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

– Sunak kryeson garën për lidershipin konservator

Sunak ishte kandidati me më shumë vota në raundin e parë, me 88, ndërsa Mordaunt mori 67, Truss 50, Badenoch 40, Tugendhat 37 dhe Braverman 32.

Hunt dhe Zahavi nuk i arritën 30 votat e nevojshme dhe u diskualifikuan nga gara.

Në raundin e dytë Sunak mori 101 vota, i ndjekur nga Mordaunt me 83, Truss me 64, Badenoch me 49 dhe Tugendhat me 32. Braverman mori 27 vota, duke mos arritur 30 votat e nevojshme dhe u tërhoq nga gara për lidership.

Në raundin e tretë, Sunak fitoi 115 vota, i ndjekur nga Mordaunt me 82, Truss 71, Badenoch 58 dhe Tugendhat 31. Për shkak se mori më pak vota në këtë raund, Tugendhat u eliminua nga gara për lider.

Në raundin e katërt, Sunak mori 118 vota, Mordaunt 92, Truss 86 dhe Badenoch 59. Këtë radhë u eliminua Badenoch. Gara vazhdoi mes tre kandidatëve – Sunak, Mordaunt dhe Truss.

Sot do të mbahet edhe një raund tjetër votimi për eliminimin e njërit nga kandidatët, duke lënë vetëm dy pretendentë për pozitën udhëheqëse në parti. Pas kësaj, ata do të bëjnë fushatë në të gjithë vendin përpara se anëtarët e partisë të votojnë për fituesin.

Fituesi i garës të lidershipit konservator do të shpallet më 5 shtator dhe do të bëhet automatikisht kryeministër britanik.

– Sunak mund të bëhet kryeministri i parë jo i bardhë i Britanisë

Paraardhësit e Sunak ishin emigrantë indianë që udhëtuan nga India në Britani dhe nga Britania në Afrikë. Babai i tij, Yashvir Sunak, ka lindur në Kenia, ndërsa nëna e tij, Usha Sunak, ka lindur në Tanzani.

Farmacistja Usha dhe mjeku i përgjithshëm Yashvir, të cilët emigruan në Angli nga Afrika në vitet 1960, u takuan në këtë vend dhe u martuan. Rishi Sunak, më i madhi nga tre fëmijët e familjes Sunak, lindi më 12 maj 1980 në Southampton të Anglisë.

Sunak filloi karrierën e tij politike në vitin 2015 pasi u zgjodh anëtar i selisë së Partisë Konservatore në Richmond në Londër ndërsa pas studimeve universitare punoi në sektorin bankar.

Sunak u kyç në politikë që nga viti 2015, duke ushtruar postin e ministrit të financave nga viti 2020 deri më 5 korrik të këtij viti dhe sekretarit të Thesarit nga 2019 deri në 2020.

Ideja që një politikan me origjinë indiane të bëhet kryeministër në Britani, ku ligjvënësit anglo-saksonë kanë mbajtur postin për një kohë të gjatë, lindi nga dominimi i Sunak në luftën për udhëheqjen e partisë dhe postin e kryeministrit në të katër raundet.

Përveçse është një nga anëtarët më të njohur dhe më të rinj të partisë, nëse Sunak fiton zgjedhjet, ai do të jetë kryeministri i parë jo i bardhë i vendit.

Pas nominimit të kandidatëve, rreth 160 mijë anëtarë të Partisë Konservatore në të gjithë vendin do të zgjedhin një nga dy pretendentët si kryeministrin dhe kreun e ri të partisë.

Më 5 shtator, pas zgjedhjeve do të zbulohet lideri i ri i partisë post-Johnson dhe banori i ri i rezidencës së kryeministrit, Downing Street nr.10.

Etiketa: ardhshemBritaniakryeministri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
RAJONI

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

16:14 : 22/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
Para

Dyshohet se ka vrarë tre vajzat e mitura, grekja shfaqet e përhumbur në gjykatë

TË GJITHA

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com