• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra me tre të vrarë/ Kërkohet marrja në pyetje e nipit të deputetit të PS

11:21 : 20/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria kërkon që të merret në pyetje Ramazan Rraja dhe Indrit Dokle, në lidhje me masakrën me tre t ë vrarë te Mbikalimi në Fushë-Krujë.

Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS Rahman Rajës dhe emri i tij është lakuar shpesh herë për përfshirje në ngjarje kriminale.

Tre të rinj, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxhaj u vranë në një attentat të mirëorganizuar.

Për ekzekutimin e BMartinaj, Vataj dhe Hoxhaj vrasësit që dyshohet se janë me pagesë kanë vendosur lëndë djegëse në makinën e tyre. Dyshohet se kjo është teknikë ushtarake që përdoret në ushtri.

Nisur nga atentati mafioz dhe i organizuar pistë kryesore hetimi është larja e hesapeve ose hakmarrja.

Lexo edhe:

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur. Autorët i dolën para makinës Volksvagen Passat me të cilën po udhëtonin viktimat dhe i qëlluan me breshëri automatiku.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Ata dyshohet se janë pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt. Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të rinj për këdo që jep informacion për identifikimin e autorëve të masakrës së Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha mesditën e djeshme.

“Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se: Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin ËhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë“, njoftoi policia.

KUSH ËSHTË ENDRIT DOKLE

Endrit Dokle është një emër shumë i njohur i botës së krimit, me shumë precedentë dhe karrierë të pasur kriminale.

Ai ishte anëtar i “Bandës së Durrësit”, që më pas u bë dhe drejtues i saj, një bandë famëkeqe e akuzuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit, dhe është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja, dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa, në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.

Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

KUSH ËSHTË RAMAZAN RRAJA

Një emër problematik për drejtësinë shqiptare është edhe nipi i deputetit të PS, Ramazan Rraja, i akuzuar për disa vepra penale. Ai rezulton i arrestuar për trafik kokaine në Belgjikë, ndërsa emri i tij doli edhe në dosjen e bujshme të Xhisiela Malokut, pasi ai u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, për kanosje. Në atë kohë, oficeri Nuhu kishte marrë padinë e shtetases Xhisiela Maloku, që akuzonte për dhunë kushëririn e Ramazanit, Rexhep Rrajën.

Ramazan Rraja u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe një vit më parë, pasi rezultonte të ishte njëri nga tre personat që më 13 nëntor 2021, u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Zejmen të Lezhës, duke terrorizuar qytetarët. Emri i Ramazan Rrajës del edhe në rrëmbimin dhe zhdukjen e Enver Stafukës.

Etiketa: atentatiBrilant MartinajFushe Krujemasaker

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025
AKTUALITET

I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë

08:34 : 27/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

15:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

05:25 : 24/06/2025
Para

Bylykbashi: Reforma territoriale e vitit 2014 me konsultime fallco”

TË GJITHA

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com