• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit me 3% vitin e kaluar

23:26 : 19/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht rreth 6500 Lekë për shërbime të komunikimeve celulare.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 3% krahasuar me vitin 2020.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

Vlerësohet se rritja reflekton kryesisht rritjen e përdorimit të shërbimeve të komunikimit celular gjatë vitit të kaluar. Sipas AKEP, trafiku mesatar i thirrjeve celulare dalëse u rrit me 5.8% krahasuar me vitin 2020, ndërsa përdorimi mesatar i internetit u rrit me pothuajse 64%.

Paralelisht, kosto mesatare e thirrjeve celulare vitin e kaluar zbriti në 3.05 Lekë për minutë, 3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

AKEP vlerëson se vitin e kaluar, tregu i shërbimeve celulare vitin e kaluar kishte një volum total prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 205 milionë Eurosh. Tregu shënoi një rritje modeste me 3% krahasuar me vitin 2020. Rritja erdhi nga segmenti më i madh, ai i të ardhurave me pakicë (nga përdoruesit fundorë), ndërsa të ardhurat nga shërbimet me shumicë (pagesat mes operatorëve për terminimin e thirrjeve) pësuan sërish një rënie të lehtë.

Megjithë rritjen e lehtë të xhiros, performanca financiare e tregut vlerësohet në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2020. Vodafone dhe ALBtelecom raportuan së bashku humbje prej gati 1.6 miliardë lekësh, ndërsa ONE arriti një fitim prej 191 milionë Lekësh, 76% më pak krahasuar me vitin 2020.

Sipas AKEP, në total investimet e kryera nga tre operatorët pësuan një rënie të ndjeshme me 32% dhe kishin një vlerë totale prej 4.6 miliardë Lekësh.

Performanca e operatorëve gjatë viteve të fundit duket e pamjaftueshme për të mbështetur investimet e reja, sidomos në funksion të adoptimit të afërt të teknologjisë 5G. Ndërkohë, tregu së shpejti do të pësojë edhe një ndryshim në strukturë, me uljen e numrit të operatorëve nga tre në dy, pas blerjes së ALBtelecom dhe ONE nga hungarezët e 4iG. Këto zhvillime mund të paralajmërojnë një rritje të çmimeve dhe të shpenzimeve të shqiptarëve për shërbimet celulare gjatë viteve në vazhdim. /Monitor/

Etiketa: celulareshpenzimetshqiptarettarifa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
BOTA

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

18:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

Ballkani i Dajës argëtohet në Ligën e Konferencës, fitore me "poker" në transfertë

TË GJITHA

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Mjedisi dhe Bujqësia

15:11 : 23/10/2025

Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Herida Duro emërohet zv.ministrja e re e Arsimit

15:04 : 23/10/2025

Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:50 : 23/10/2025

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025

Në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari (Emri)

14:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com