• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e amfiteatrit të Durrësit kërkojnë zgjidhje përpara ‘koncesionit’

16:02 : 19/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Një grup punëtorësh po gërmojnë prej disa ditësh në afërsi të mureve antike të amfiteatrit, por ata nuk kanë lidhje me projektin koncesionar të qendrës historike të Durrësit që u bë i njohur javën e kaluar.

“Ne jemi pjesë e misionit arkeologjik italo-shqiptar, që i ka nisur ekspeditat verore në vitin 2002,” tha për BIRN Elvana Metalla, bashkëdrejtore e këtij misioni.

Sipas arkeologes së Institutit të Arkeologjisë, njohuritë e tyre për zbatimin e projektit të ardhshëm në pjesën historike janë shumë të pakta, njëlloj siç  janë të pakta edhe kontaktet e projektuesve me specialistët e fushës në Durrës.

“Askush nuk na ka pyetur lidhur me situatën e zbulimeve të mëparshme në këtë territor mjaft të pasur me elemente arkeologjike,” shtoi ajo.

Ndërkaq, banorët e shtëpive pranë amfiteatrit janë të shqetësuar lidhur me të ardhmen e tyre.

Lexo edhe:

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

Dyshime për abuzim me fondet/ Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Abdulla Deliallisi, i cili banon në këtë zonë tha për BIRN se tashmë banorët janë konfuzë.

“Se çfarë po ndodh në këto dy vjet e kemi marrë vesh vetëm nga mediat. Askush nuk na ka bërë të njohur se si do të veprohet për sistemimin e familjeve, para se të fillojnë punimet,” tha inxhinier  Deliallisi.

Në takimin e vetëm me përfaqësues të familjeve, që u organizua para 6 muajsh në Pallatin e Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, paraqitën vetëm fotot e projektit, por nuk iu përgjigjën pyetjeve konkrete mbi mënyrën e kompensimit të familjeve apo transferimit të tyre në një hapësirë tjetër.

Sipas titullareve të ministrisë dhe të bashkisë, përgjigja e kësaj pyetjeje i takon ministrisë së Financave.

“Nuk jemi pyetur në asnjë moment,” shprehet Deliallisi, i cili drejton edhe shoqatën “Durrësi Autokton”. Megjithëse jemi listuar si grup interesi në këtë projekt, shoqata që unë drejtoj nuk është ftuar në asnjë takim lidhur me të ardhmen e qendrës historike të qytetit, gjithnjë nëse ka patur takime të tilla”.

Fjala “koncesion” që u publikua ditët e fundit e ka bërë edhe më të paqartë situatën e banorëve.

Cila do të jetë e ardhmja e tyre?

Ata i mbështesin ndryshimet që synojnë njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, por në të njejtën kohë kërkojnë edhe zgjidhje dinjitoze për sistemimin e tyre.

Largimi i banorëve, 50 vjet në kërkim të zgjidhjes

Ministria e Kulturës ka bërë publik për konsultim planin për menaxhimin e zonave arkeologjike në qytetin e Durrësit – të financuar nga Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili i jep përparësi menaxhimit të tyre nga ente jofitimprurëse.

Publikimi i planit të menaxhimit është shoqëruar me aludime në media se amfiteatri antik i qytetit bregdetar mund të jepet me koncesion – ngjashëm me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Banorët që jetojnë në zonën arkeologjike kërkojnë që përpara zbatimit të projektit, ti jepet zgjidhje shpronësimit të banesave të tyre. Ata theksojnë se nuk është i vështirë trajtimi i familjeve pranë amfiteatrit, mjafton të kujtosh periudhën e zbulimit të tij.

Deri në vitin 1970 në kodrinën ku u gjet monumenti u prishën 33 shtëpi dhe u transferuan 50 familje.

“Të gjitha ato u sistemuan kryesisht në pallate pranë portit dhe hekurudhës, pra shumë pranë amfiteatrit,” thotë Eugen Simaku, duke kujtuar edhe tregimet e prindërve.

Më pas përpjekjet për ta hapur edhe pjesën e mbetur të shkallareve dhe arenën u ndërprene, pasi shteti komunist nuk kishte para për punimet si dhe për sistemimin e dhjetra familjeve të tjera.

Ndërsa pas viteve ’90 projektet kanë qenë të shumta, por vullneti për ta zgjidhur problemin një herë e mirë ka munguar plotësisht.

Pasi kompensuan financiarisht në mënyrë të kënaqshme 5 nga familjet që banonin mbi shkallare në vitin 2014, gjithçka ishte premtuar në fushatë zgjedhore mbeti në vend.

“Qeveria e kërkoi zgjidhjen te tërmeti i 26 nëntorit,”thotë Eugen Simaku, familja e të cilit banon mbi monument.

Instituti Teknik i Ndërtimit shpalli të dëmtuara rëndë nga tërmeti 11 banesat mbi shkallare, megjithëse asnjë përfaqësues i tij nuk ishte dukur në zonë.

“Asgjë nuk ishte e vërtetë,” shprehet Simaku. Në ditët pas tërmetit, në ato shtëpi ne u strehuam që të gjithë, pasi ishim më të sigurtë”.

45-vjeçari mendon se kjo ishte një mënyrë për ti larguar drejt pallateve  që po  ndërtohen në Spitallë për familjet e dëmtuara nga tërmeti, pra 4-5 kilometra larg qendrës së qytetit.

Bashkia edhe në këtë rast nuk dha asnjë sqarim, madje edhe kur mes saj, Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit u nënshkrua një marrëveshje fillestare.

Eugen Simaku tha për BIRN se ai e vlerëson synimin që kanë projekte të tilla, por mbi të gjithë kërkon siguri për të ardhmen e familjes së tij”.

Pozitiv e quan projektin edhe Albert Doda, një inxhinjer durrsak, i cili 5 vjet më parë ka investuar në ngritjen e një hoteli, duke shfrytëzuar mjediset e një banese 80-vjeçare në bulevardin “Epidamn”.

Gjendja aktuale e rrugicave brenda mureve të kalasë mesjetare, sipas ing Dodës nuk e promovon dot qendrën historike të qytetit të lashtë.

“E gjithë kjo zonë është e banuar intensivisht dhe realizimi i një projekti të tillë kërkon jo vetëm profesionalizëm, por edhe shumë vullnet nga ana e investitorëve,” shprehet Albert Doda.

Ai tregon rastin e transformimit të kalasë në qytetin fqinj të Barit në Itali.

“Zona shumë pranë portit në vitet ‘90 njihej për problemet e shumta të drogës, por situata ndryshoi plotësisht brenda pak viteve dhe tani kalaja në Barin e vjetër është kthyer në një vlerë turistike mjaft tërheqëse. Ata u mbështetën në investimin e Komunitetit Europian dhe e transformuan krejtësisht pjesën historike” kujtoi inxhinieri.

Sipas tij, zbatimi i këtij projekti duhet të fillojë me sistemimin dinjitoz të banorëve.

Ai kujton se projektuesit kanë parashikuar largimin e 202 familjeve, “një operacion shumë i vështirë.”

“Këto familje e kanë ndërtuar jetën e tyre prej gati një shekulli në këtë territor dhe nuk mund të largohen, sikur të mos kenë patur asnjë kontribut në zhvillimin e saj”  u shpreh Albert Doda.

Madhështia e projektit koncesionar dhe mungesa e vullnetit për të gjetur zgjidhje për kompensimin e banorëve kanë krijuar idenë se zbatimi i tij mund të kryhet vetëm në disa faza.

Ndërsa ndonjë tjetër, i bie shkurt duke thënë se edhe ky do të jetë një projekt 3D.

“Çdo ditë qeveria na thotë se jemi në krizë, ndërsa megaprojekti kërkon shumë para për tu zbatuar,” tha Abdulla Deliallisi, kryetar i shoqatës “Durrësi Autokton”, i cili ka vënë në dijeni kreun e shtetit për situatën e krijuar.

“Prej 30 vitesh amfiteatri ishte aty, dhe për zbulimin e plotë të tij nuk u hodh asnjë lopatë dhe,” theksoi ai.

Le ta realizojnë në disa faza zbatimin e projektit, por mbi të gjitha të gjejnë zgjidhje për sistemimin e familjeve dhe kompensimin e tyre,” përfundoi inxhinier Deliallisi. /BIRN/

Etiketa: amfitetariDurreskoncension

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dyshime për abuzim me fondet/ Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

20:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
Para

Video/ Lewandowski takohet me shokët e skuadrës te Barcelona

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026

Iu gjetën katër armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

09:42 : 16/07/2026

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

09:39 : 16/07/2026

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş