• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si dështoi projekti i vaditjes në Fier, 16.6 milionë euro “në kanal”

22:47 : 18/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

“Fiks Fare” denoncoi dështimin e një projekti prej miliona eurosh të investuara nga Banka Botërore për vaditjen në qarkun e Fierit. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorë të fshatrave në Patos, përkatësisht të Zharrzës, Sheqishtes, Frashërit dhe Novoselës. Sipas ankesave, të shoqëruara edhe me video, në zonë ishte bërë një investim në vitin 2016, për vaditjen e tokave bujqësore, por një pjesë e projektit ishte dëmtuar.

Por, një pjesë e kanalit të bërë në vitin 2016 dhe 2017 ishte dëmtuar dhe ishin vendosur tuba të diametrit të madh. Por, ato tuba ishin hedhur në kanal. Fiks Fare mësoi se në atë zonë ishte bërë investimi vitet e fundit, madje paratë ishin dhënë nga Banka Botërore.

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, projekti i vaditjes i skemën Kurjan – Strum ka filluar në vitin 2016 nga Ministria e Bujqësore. Madje, sipas një dokumenti, janë bërë edhe dëgjesa publike në qershor 2016, teksa në të shkruhet se agjencitë e financimit janë Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Një muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë përgatiti planet e menaxhimit për rehabilitimin e skemave të ujitjes. Madje, sipas hartës shoqëruese, do të mundësohej vaditja nga Strumi në Roskovec e deri në Zharrëz të Patosit, në kufi me Fierin.

Në tetor të vitit 2016, Ministria e Bujqësisë hapi tenderin, ku një nga skemat që përfshihej ishte edhe “Kurjan-Strum”, me zonë mbulimi 4,730 ha dhe gjatësi kanale kryesore dhe dytësore 88 km. Në datën 9 dhjetor 2016, Ministria e Bujqësisë ka shpallur fituesin e kontratës “rehabilitimi i 5 skemave të ujitjes” të lotit 1, ku përfshihej edhe skema Kurjan – Strum. Vlera e këtij tenderi ishte 2 miliardë lekë të rinj, ose rreth 16.6 milionë euro.

Por, megjithëse janë hedhur kaq para, një pjesë e kanalit nuk funksionon. Një nga kanalet e rikonstruktuar në 2017, që merr ujin nga Ujëmbledhësi i Kurjanit dhe e dërgon në tokat bujqësore të fshatit Novoselë, Sheqishte, Frashër dhe Zharrës, nuk është funksional. Me këtë kanal duhet të vaditeshin rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Kamera e Fiks Fare filmoi tubat të hedhur anës kanalit, të cilët kanë një diametër shumë të madh. Sipas informacioneve, këto tuba duhet të përdoreshin për kalimin e ujit në atë vend, pasi kanali kalon në një kodër dhe vendi i tubave është më i ulët sesa kanali në vijim.

Lexo edhe:

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

Fiksi bisedoi me disa banorë të Zharrzës, të cilët ankohen se s’kanë ujë në tokat bujqësore. Sipas tyre, ata kanë bërë puse, ndërsa s’ka ujë në kanale. Tregojnë se, në një kodër pranë Zharrzës, e cila e merr ujin për vaditje nga Ujëmbledhësi i Kurjanit, në Roskovec, janë vendosur disa tuba, të cilat nuk funksionojnë.

Sipas tyre, bujqësia është lënë pas dore, ndërsa për të vaditur përdorin puse e ç’të mundin. Më tej pohojnë se, para viteve ’90 Zharrza ka pasur një rezervuar, nga ku vaditej, por tani e ka marrë privati dhe nuk funksionon.

Pas konstatimit të problematikave, gazetarët e Fiks Fare biseduan me Lindita Boccollin, specialiste te Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, e cila ka nën administrim të gjitha kanalet parësore të vaditjes. Ajo tregoi edhe skemën e ujitjes në zonë, ndërsa saktësoi se uji në atë kanal shkonte nga Ujëmbledhësi i Kurjanit. Por, ditën që shkoi grupi i xhirimit i Fiks Fare, uji ishte ndërprerë për shkak të përmbytjes së një kulture bujqësore me grurë, për shkak të prishjes së kanalit. Ajo thotë se në vitet 2016 dhe 2017 ka pasur një investim nga Banka Botërore për skemën ujitëse nga Rezervuari i Kurjanit, i cili përfshin edhe kanalin për në Sheqishte, Zharrëz, Novoselë dhe Frashër.

Sipas saj, kanali është bërë me veshje betoni, ndërsa gazetarët e pyetën se për çfarë ishin vendosur tubat në atë zonë. Specialistja tregoi se në atë vend ka pasur shkarje të zonës dhe është bërë një studim që uji në atë vend të kalonte me tuba të mëdhenj, pasi në atë zonë, kanali kthehet në një liqen. Por, ky investim nuk ka funksionuar, pasi uji që ishte në kanal ngrinte nga niveli tubat e diametër të madh dhe për pasojë ato tuba janë hequr dhe janë vendosur jashtë kanalit. Sipas saj, uji tani kalon me sistemin e vjetër dhe se kjo Drejtori po pastron kanalin. Por, do të duhet një tjetër studim gjeologjik apo investim që ai kanal të jetë 100 % funksional./ TCH

Etiketa: Fiermiliona europrojekti i vaditjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026
AKTUALITET

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

16:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën i riu

15:38 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

15:48 : 27/05/2026
AKTUALITET

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

12:15 : 27/05/2026
AKTUALITET

Gjendet i mbytur një person në Fier, detajet e para

08:57 : 27/05/2026
Para

“Gjithçka shkoi mirë, jam shumë i lumtur” , Dybala kryen testet mjekësore te Roma

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom