• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët? Neni 28, Po, kjo qeveri është Organizatë Kriminale

14:29 : 18/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Neni 28 Kodi Penal ka një qartësi të pakundërshtueshme, dhe një hapësirë zero dilematike, për lloj-sojin e veprës dhe kualifikimin e saj. Një student drejtësie do e kishte renditur në pak kohë, ndonëse ustallarët e posaçëm, ende nuk konkludojnë atë dukshmëri të veprës, në disa vjet e konsumuar. Asnjërin prej këtyre paragrafëve të këtij neni të Kodit Penal, Prokuroria e Posaçme, ende nuk e ka gjetur me vend, për të ngritur akuzë ndaj të pandehurve të shumtë e dëmeve kolosale të dosjes së “Inceneratorëve. Kodi i thjeshtë, që komplikohet udhës thotë se:

Neni 28/1

”Organizata Kriminale, është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.

Kjo çfarë thotë Kodi Penal, vetëm dyshime, dilema, e turbubllira ligjore, nuk të lë të mendosh. Arrestet nisën në mars 2022, por ende ka të tjera për të plotësuar hartën penale rreth kësaj çështje. Inceneratorët, djegësit, është dosja, përmasat e së cilës, konkurojnë frikshëm me piramidat e vitit të zi 97-të. Janë së paku deri më tani, gjysëm milliardi euro, të rrufitura nga një numër gjithnjë e në rritje njerëzish të gjallë e të vdekur, nga kanaçexhinj në ministra ogurzinj, kryebashkiakë teneqexhinj, kryeminsitër batakçi dhe vegla të oborrit të tij. Eshtë skemë e shtrirë në shumë investime, e krasitur edhe me para të zezë, me offshore, me plotçka kriminale, me synim përfitim marramendës. Prokuroria e Posaçme ka nënshkruar 11 urdhërarreste, ka një ministër, një deputet dhe disa zyrtarë e adminsitratorë kompanish në qeli. Ka të tjerë në hetim, të cilët pritet të jenë të pandehurit e nesërm. Gjithnjë nëse prokuroria do u rezistojë lëkundjeve sizmike të pushtetit ndaj saj, ballët e të cilave janë të larta. Ndërkohë paratë publike për këtë vepër kriminale, firmosur nga të akuzuarit nëpër ministri të ndryshme, i marrin të pandehur e persona në kërkim, së paku 80 mijë euro në ditë për Tiranën, dhe Veliaj ende jo i pandehur.

Lexo edhe:

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore

VIDEO/ Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së

Copëzimi procedimeve, mosmbërritja ende në momentin e bashkimit të procedimeve penale dhe ngritja e një akuze serioze, në raport me veprën dhe dëmin, ngrenë shumë pikëpyetje pavarësie rreth SPAK.

Nga ministri Lefter Koka, deputeti Alqi Bllako, akuzat nuk shkojnë më tej se shpërdorim detyre dhe korrupsion, pastrim produkteve të veprës penale, në bashkëpunim. Zyrtarët e tjerë të prangosur, në arrest me burg, në kërkim, apo masa të tjera më të lehta sigurimi, kanë mbetur tek shpërdorimi i detyrës. Në arrest e masë shtërnguese nga Gjykata janë ish-ministri Lefter Koka, ish deputeti Alqi Bllako, adminsitratoret e tre djegësve të ikurit e mëdhenj Klodian Zoto, Stela Gugalla, Mirel Mërtiri, adminsitratorë e anëtarë komisionesh të prokurimeve dhe ofertimeve, ku bëjnë pjesë si, Pëllumb Abeshi, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Arenc Myrtezani, Sabina Cenameri, Etleva Kondi..Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi është thirrur në Prokurori me 18 shkurt 2022 dhe ka dëshmuar aty për tre orë, duke u lënë më pas mënjanë nëse veprimet apo mosveprimet e tij ishin në kufijt e veprës penale, apo mjetet demokratike e lanë jashtë përgjegjësisë.

Në këtë dosje të rëndë, ka natyrisht emra të rëndë pushteti, të cilët Prokuroria nuk ka mundur deri më tani, ti ftojë e marrë dëshminë, e ngarkojë me akuzë penale konkrete.

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithshëm Engjëll Agaçi, ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, kryebashkiakët e Tiranës Erion Veliaj, të fierit Armando Subashi, të Durrësit Vangjush Dako apo Emiriana Sako, të Elbasanit Qazim Sejdini apo Gledjan Llatja, janë pjesë e kësaj ngjarje të madhe korruptive. Janë bërë publike shkresat e firmosura prej tyre, dhe çuditërisht njëra palë është në qeli e tjetra jashtë, po për të njëjtën shkresë dhe akuzë.

Në Prokurori janë kallzimet e shumta me prova thuajse të gatshme të bërë kryesisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe nga Partia Demokratike. Komsioni Hetimor parlamentar drejtuar nga deputetja e PD.

Se fundmi edhe per ministren e Financave  Delina Ibrahimaj. Lejuesen e pagesave. Jorida Tabaku, ka përcjellë një tjetër kallëzim në SPAK për së paku 50 persona të përfshirë në këtë aferë miliardash,

A është kjo edhe me aq sa është bërë publike një formë e lartë bashkëpunimi, nis me kryeministrin, sekretarin e tij, ministrat kryebashkaikët, sipërmarrësit, drejtorë e zyrtarë publikë, prej 2017 e deri më tani, kur vijon e pandërprerë. Ndonëse hetimi ka arrestuar jo pak persona, shumëfish të numrit tre, që parashikon neni 28 Kodit Penal për grup të strukturuar dhe organizate kriminale ?

A ka një formë të konsoliduar e të veçantë strukturimi, ku na dalin të gjallë e të vdekur që binden të firmosin, për një kohë të gjatë, sipas regjisë qëndrore, te ky grup apo kjo organizatë, ashtu siç e përcakton neni 28 i Kodit Penal një grup dhe një organizatë?

A është arritur qëllimi i kësaj Organizate Kriminale, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale ashtu siç parashikon neni 28 Kodit Penal?

Deri më tani fale presionit e kontrollit mbi Prokurorinë, ajo nuk ka mundur as të ngrejë akuzë për një grup të strkturuar kriminal sipas nenit 28/4 ku thohet se :

28/4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar……

Pamundësia e ekspertizës fiannciare në hetim, BKH e vonuar, mundet të jenë arsye e justifikime të SPAK, por kjo krijon vepra të tjera penale për të hetuarit, ende nëpër zyra publike. Sa mundësi ka Kryeministri, sekretari tij, ministrat e kryebashkiakët, që për gjashtë vite, plot muaj, mijëra orë, të vënë dorë e tjetërsojnë provat, duke paralajmëruar dështimin e hetimit??

Edhe gjashtë orë do të ishin tmerrësisht shumë. Sidomos për një Organziatë Kriminale të këtyre përmasave, më këtë sasi të pakufizuar pushteti nëpër duar. SPAK e ka nisur herët, por rrugës po bëhet shumë vonë..

Etiketa: Basir Çollakuinceneratoret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore

13:27 : 07/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Minatori i Bulqizës djeg teserën e PS-së

17:50 : 25/04/2025
AKTUALITET

Koqet si ofertë zgjedhore e Ramës

09:36 : 22/04/2025
AKTUALITET

“Rama ka humbur qetësinë”/ Çollaku: Në SPAK kanë mbërritur dy dosje të trafikut të kokainës

19:31 : 16/04/2025
AKTUALITET

Legalizimi i kanabisit: Gjermania paralajmëron, ndërsa Shqipëria i hap rrugën krimit të organizuar

13:49 : 01/04/2025
AKTUALITET

Çollaku: Rama biznes me trafikantët, një takim i fshehtë është bërë në Aruba

19:30 : 31/03/2025
Para

Sistemi online jashtë funksionit/ Rama: Kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në Fushë-Arrëz, fiton PD-ja

07:49 : 12/05/2025

Përfundon numërimi në Bashkinë e Kolonjës, ja si ndahen votat

07:35 : 12/05/2025

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com