• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lopatat s´japin rezultat për zjarret, Greqia dërgon avionë në Shqipëri

17:56 : 14/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Greqia po dërgon avionë për të shuar zjarret në Shqipëri, pas kërkesës për ndihmë nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e qeverisë për të menaxhuar situatën, pasi helikopterët tanë janë në servis. Pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaronte me mburrje me ushtarët me lopata apo me degë pemësh janë më efikasë në shuarjen e zjarreve. Deklarata e Peleshit prodhoi shumë reagime, ndërsa ai tha se gjithçka ishte keqinterpretuar.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Twitter, thekson: “Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.”

Nga ana e tij, përfaqësuesi përgjegjës Balas Uzvari vuri në dukje se “dy grekë Canadair tani janë nisur drejt vendit tonë”. Kjo është hera e dytë për këtë vit, që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë në vendin tonë.

Ndërkohë Evropa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe djegien e mijëra hektarëve. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Evropës mes një vale të të nxehtit ‘mbytës’ me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë.

Portugalia është shkatërruar nga flakët e shumta që kanë pushtuar lagjen e Quinta do Lago ku pronat shiten nga 1 milion deri në 9.5 milion paund, ku gjithashtu ndodhet edhe shtëpia e yjeve si Roman Abramovich, Duncan Bannatyne, John Terry dhe Steven Gerrard.

Lexo edhe:

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre të shumta gjithashtu edhe në në Spanjë, Francë, Turqi dhe Kroaci. Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET tha se ata presin që ditën e sotme të shënohet dita më e nxehtë, duke shënuar mbi 46 gradë Celcius.

Pjesa më e madhe e Spanjës është vendosur në gatishmëri të lartë të mërkurën dhe AEMET tha se disa rajone si Andaluzia në jug, Extremadura në jugperëndim dhe Galicia në veriperëndim janë më të prekurat. Përtej kufirit në Portugali, zjarret kanë shkatërruar rajone, shtëpi, biznese dhe fusha golfi.

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve. Në Leiria, Portugalia qendrore, vendasit janë përpjekur të shpëtojnë fshatin ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

Etiketa: avioneGreqiazjarre

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

18:16 : 15/10/2025
BOTA

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
Para

VIDEO/ Operacioni ‘Driving’, arrestohet me armë i riu nga Kruja

TË GJITHA

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

08:06 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com