• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

21:34 : 12/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Të trembur nga lufta në Ukrainë, njerëzit gjithnjë e më shpesh pyesin se a do ketë luftë bërthamore? Përgjigja është e thjeshtë: Lufta bërthamore është thuajse e pashmangshme!

Të çoroditur nga plaçkitjet që i bëhen Shqipërisë, vëllezërit tanë të atjeshëm pyesin se a do mund ta ‘shpëtojnë’ vendin nga duart shkatërrimtare të ‘Rilindjes’, pa pasur nevojë për ngjarje si ato në Sri Lankë? Edhe përgjigja e kësaj pyetjeje është e ditur: Konflikti mes ndershmërisë shqiptare dhe mafies politike, është thuajse i pashmangshëm.

Njerëzit gjithashtu pyesin: si është e mundur që sot, kur vetëdija dhe mençuria njerëzore janë në shkallën më të lart se kurdo qoftë më parë, luftërat të jenë edhe më shkatërrimtare se gjitha të mëparshmet?
Apo shqiptarët të pyesin: si është u mundur që sot, kur jemi më të arsimuar e më të ditur se kurdo qoftë më parë, të shtohet numri i burrështetasve hajdutë dhe i mafies politike?

Edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve janë shumë të thjeshta: vetëdija dhe mençuria sot janë në shkallën më të lartë, por atyre u mungon ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali njerëzorë. E vetëdija dhe mençuria pa ndërgjegje, pa ndershmëri dhe pa moral, janë si kuajt pa drejtues e pa fre, të cilët pa ndalë i godet kamxhiku i interesave personale dhe i epsheve.

Lexo edhe:

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

Dhe ka edhe diçka që, siç duket, nuk e kuptojnë shqiptarët që pyesin si ta shpëtojnë Shqipërinë nga krimi: se politikani pa ndërgjegje, siç është për shembull Kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm se gjithmonë donë të jetë në epiqendër të vëmendjes publike, por edhe e posedon mjeshtërinë që i dallon burrështetasit e pandershëm dhe pa moral njerëzor; ta mbulojë atë që është, por që nuk duhet ta sheh populli, e t’i ‘shpalosë’ të paqenat që do donte populli t’i kishte.

Por sidoqoftë, mbetet e vërteta se pyetjet e shpalosin naivitetin dhe atë që nuk e kanë kuptuar njerëzit, pra pyetjet tregojnë se njerëzit kanë harrura që edhe armët shkatërrimtare i kanë shpikur shkencëtarët e mençur dhe të vetëdijshëm, e jo budallenjtë e mëhallës. Pra pyetjet e shqiptarëve tregojnë sa ata nuk e kanë kuptuar se shtetin nuk e dëmtojnë hajdutët e lagjes, por burrështetasit hajna, të cilëve nuk u mungon gjithaq mençuria, por ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali.

Andaj neve nuk na mbetet gjë tjetër përpos të përballemi me përgjigjet e vërteta dhe, të mos harrojmë se historia njerëzore njeh përplot politikanë të ndershëm e të ndërgjegjshëm, që kanë dhënë dorëheqje, por nuk njeh asnjë hajdut e të pafytyrë, që vullnetarisht e ka braktisur pushtetin.

Siç duhet të mos harrojmë se botën thuajse asnjëherë nuk e ka mbrojtur mençuria dhe vetëdija e njerëzve, por ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali njerëzor. Dhe se zemra e së keqes njerëzore punon më vrullshëm se ajo e mençurisë dhe mirësisë, se botës së sotme më shumë se kurdoherë më parë i mungon ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali.

Dhe andaj ne shqiptarët nuk duhet të pyesim pse të huajt nuk na shpëtojnë nga hajnat tanë, ngaqë duhet ta dimë se ata e kanë përcaktuar sëmundjen vdekjeprurëse të shoqërive shqiptare – hajdutërinë – dhe shtiren se e kanë zbuluar edhe ilaçin kundër sa,j por në ndërkohë, duke mos e përdorur atë ilaç kurrë kundër burrështetasve kryehajdutë!

Etiketa: kim mehmetimencuariashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025
Para

Drake dhe Ed Sheeran do të vijnë së shpejti në Shqipëri?

TË GJITHA

12 minuta tension në qiellin e Estonisë, si avionët italianë i shmangën incidentet

08:50 : 20/09/2025

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 20/09/2025

Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

08:07 : 20/09/2025

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com